Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2018

Новости за 03.08.2018

Rusia akuzon SHBA-në se po e keqtrajton Maria Butinën

Evropaelire.org 

Moska ka akuzuar autoritetet e Shteteve të Bashkuara se po keqtrajtojnë një grua ruse, e cila është e burgosur, nën akuzat se ka vepruar si agjente e huaj e paregjistruar në SHBA në emër të Kremlinit. Rusia u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që të intervenojnë në këtë rast. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova u tha gazetarëve se Maria Butina po mbahet në qeli të ftohtë dhe është e vetme, përderisa zyrtarët amerikanë vazhdimit e pengojnë atë, në mënyrë që ajo të mos mund të flejë. Читать дальше...

Delawie mirëpret diskutimin në Bruksel për Asociacionin

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie thotë se është i lumtur që Bashkimi Evropian do të diskutojë për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në një postim në Twitter, Delawie ka shkruar se ky fakt duhet të ndihmojë që të gjithë të relaksohen. “I lumtur që e pash në deklaratën e BE-së se në takimin e radhës në Bruksel do të diskutohet për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mendoj se kjo do të na ndihmojë të gjithëve... Читать дальше...

Një amerikan arrestohet në Lindjen e Largët të Rusisë

Evropaelire.org 

Një shtetas amerikan është arrestuar në Lindjen e Largët të Rusisë, përkatësisht në rajonin Chukotka, pasi duket se aksidentalisht, ka lundruar me anijen e tij të vogël përgjatë Detit Bering. Zyrtarët rusë kanë njoftuar sot se një shtetas amerikan, i identifikuar si John Martin ose John William, kishte qenë duke lundruar në lumin Yukon në Alaskë, por ai përfundoi me barkën e tij në det të hapur dhe pas disa ditësh duke lundruar në mot të keq, ka arritur në brigjet ruse. Pavarësisht se ka kaluar... Читать дальше...



DASH: Është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara thonë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët dhe të jetë në duart e tyre. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se "SHBA-ja është e gatshme t'i dëgjojë dhe t'i ndihmojë palët në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët". "Normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale. Normalizimi po ashtu do t'iu hapte rrugë të qartë të dyja... Читать дальше...

BE kërkon nga Kosova dhe Serbia të mos krijojnë tensione

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që mos te ketë tensione në Kosovë, të cilat mund t’i dëmtojnë përpjekjet e përbashkëta për arritje të një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. “Në kohën kur të dyja palët janë plotësisht të angazhuara së bashku më Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, në përcaktimin e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese për normalizimin e plotë, BE pret ashtu siç janë dekoruar të dy presidentet gjatë takimit të fundit në nivelit të lartë të dialogut më 18 korrik në Bruksel... Читать дальше...

Vuçiq u drejton letër të hapur serbëve të Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u është drejtuar me një letër të hapur qytetarëve serbë të Kosovës, përmes së cilës u ka thënë se përderisa ai të jetë në krye të shtetit të Serbisë, nuk do të lejojë dhunë të organizuar mbi serbët dhe shenjtërit e tyre, as përndjekjen e tyre. Këtë letër, Vuçiq ua ka drejtuar serbëve një ditë para kalimit të afatit për draftimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se “as kësaj here Prishtina nuk do të lëvizë as gishtin për të formuar Asociacionin e komunave serbe”. Читать дальше...

Limaj: Deklarimet për korrigjim të kufijve, të papranueshme

Evropaelire.org 

"Kemi obligim të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe deklarimet për korrigjim të kufijve nga bartësit e institucioneve janë të papranueshme". Kështu tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Fatmir Limaj zëvendëskryeministër i Kosovës dhe kryetar i partisë Nisma Socialdemokrate. Ai tha se në Kosovë, kurrë nuk do të ketë Republika Serbe dhe diçka e tillë sipas tij, do ta rrënonte e shkatërronte Kosovën. Radio Evropa e Lirë: Zoti Limaj, sa më shumë që po afrohet faza finale në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë... Читать дальше...

Për gjashtë muaj janë kryer 21 mijë operacione në QKUK

Evropaelire.org 

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, gjatë prezantimit të raportit gjashtëmujor për vitin 2018 tha se në këtë institucion janë ofruar 3,6 milionë shërbime dhe janë kryer 21 mijë operacione. “Në periudhën janar-qershor 2018, u u ofruan 3.6 milionë shërbime, 444 mijë ditë shërimi, me 83 mijë pacientë të shtrirë. Po ashtu, në SHSKUK, për gjashtë muaj, janë kryer 21 mijë operacione, 675 mijë shërbime ambulatore”, thuhet në njoftimin për media. Читать дальше...



SHBA: Këshilltari i posaçëm dëshiron të intervistojë këngëtarin Agalarov

Evropaelire.org 

Këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller dëshiron të intervistojë Emin Agalorov, një këngëtar azerbajxhano-rus, njëherësh ish-dhëndëri i presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, ka thënë avokati i Agalorov. Mueller është duke hetuar pretendimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe nëse fushata e presidentit, Donald Trump ka bashkëpunuar me Rusinë. NBC News ka cituar avokatin Scott Balber të ketë thënë se Mueller ka kërkuar një intervistë me Agalarov. Читать дальше...

Rritet shkalla e gatishmërisë së institucioneve të Kosovës

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit dhe ligjit në ditët që vijnë. “Gjendja e sigurisë në rend dhe ligj është e qetë dhe stabile, por megjithatë kemi kërkuar rritjen e gatishmërisë për veprim në rast të çfarëdo prishjeje të rendit dhe ligjit”, tha Haradinaj, pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Sipas tij, është konstatuar se disa persona të dyshimtë qarkullojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe ata mund të jenë nga Republika Sërpska ose pjesë të tjera. Читать дальше...

Haradinaj kërkon rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit dhe ligjit në ditët që vijnë. “Gjendja e sigurisë në rend dhe ligj është e qetë dhe stabile, por megjithatë kemi kërkuar rritjen e gatishmërisë për veprim në rast të çfarëdo prishjeje të rendit dhe ligjit”, tha Haradinaj, pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Sipas tij, është konstatuar se disa persona të dyshimtë qarkullojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe ata mund të jenë nga Republika Sërpska ose pjesë të tjera. Читать дальше...

Afganistan: Dhjetëra të vrarë nga sulmet vetëvrasëse në një xhami

Evropaelire.org 

Policia afgane thotë se të paktën 25 persona janë vrarë nga sulmet vetëvrasëse me bomba në një xhami shiite në lindje të Afganistanit. Rez Mohmammad Mandozai, shef i policisë në provincën Paktia, tha se dy sulmues vetëvrasës shpërthyen eksplozivët e tyre brenda xhamisë në kryeqytetin e provincës Gardez, pasi kishin vrarë dy zyrtarë të sigurisë që gjendeshin në hyrje të xhamisë. Mandozai tha se sulmuesit vetëvrasës ishin maskuar duke veshur burka. Sipas tij, të paktën 40 persona të tjerë janë plagosur në këto sulme. Читать дальше...

Kosova gjithnjë e më atraktive për turistët

Evropaelire.org 

Kosova, me një sipërfaqe prej mbi 10 mijë kilometrash katrorë, posedon rreth një mijë vende të cilat konsiderohen atraktive për t’u vizituar dhe zhvilluar turizmin. Kosovës nuk po i mungojnë vizitorët nga gjitha vendet e botës. Numri i tyre çdo vit është në rritje. Në bazë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, periudha janar-mars e këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, ka shënuar rritje të numrit të turistëve që vizitojnë Kosovën për 38 për qind. Kështu tha Dren Zatriqi... Читать дальше...

Dorëzohen 82 kallëzime penale për krime lufte në Kosovë

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte, kanë dorëzuar sot 82 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në Departamentin për Krime të Rënda. Kryetarja e këtij grupi, Mevlyde Mezini-Saraqi tha se ky është kontingjenti i gjashtë me kallëzime penale që u dorëzohet institucioneve të drejtësisë. “Sot e dorëzuam kontingjentin e gjashtë, që përbëhet prej 82 kallëzimeve penale, kundër kriminelëve serbë të cilët kanë kryer krime lufte kundër popullatës së Gjakovës. Читать дальше...

Thaçi zotohet të paraqesë në dialogun me Serbinë çështjen e korrigjimit të kufirit 

Evropaelire.org 

Korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas presidentit, Hashim Thaçi, do ta ketë mbështetjen ndërkombëtare, nëse arrihet që kjo çështje të përfshihet në marrëveshjen për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, në kuadër të dialogut të Brukselit. Edhe sot, presidenti Thaçi është paraqitur në një konferencë për media, ku foli për mundësinë, siç e ka cilësuar ai historike, që Kosova dhe Serbia ta korrigjojnë në mënyrë paqësore kufirin, duke përmendur me këtë rast përfshirjen e komunave jugore të Serbisë... Читать дальше...

Forcat afgane lirojnë 61 persona që po mbaheshin nga talibanët

Evropaelire.org 

Forcat speciale afgane kanë liruar 61 persona, të cilët po mbaheshin nga talibanët. Ky operacion u krye në provincën Helmand, tha ushtria. Jawid Saleem, zëdhënës i njëstit të komandos elite tha se operacioni është kryer në orët e vona të 2 gushtit, në qarkun Kajaki të Helmandit, që është një bastion i talibanëve. Saleem tha se të paktën dy militantë talibanë janë vrarë gjatë operacionit të shpëtimit që kryen forcat speciale. Talibanët nuk kanë komentuar për këtë operacion. Të burgosurit janë... Читать дальше...

Digjen disa shkolla në veri të Pakistanit

Evropaelire.org 

Policia e Pakistanit tha se së paku 12 shkolla janë djegur në sulme të dyshuara në veri të këktij vendi. Sulmet ndodhën mëngjesin e së premtes në qarkun Diamer, në veri të rajonit Gilgit-Baltistan. Viktima nuk ka, pasi shkollat - gjysma e tyre vetëm për vajza - kanë qenë të mbyllura në atë kohë. Përgjegjësinë për sulmet e dyshuara me zjarr nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse për incidente të ngjashme në të kaluarën janë fajësuar militantët. Gilgit-Baltistan është një zonë e largët malore që kufizohet me Afganistanin... Читать дальше...

Naser Kelmendi lirohet nga paraburgimi, pason rigjykimi

Evropaelire.org 

Naser Kelmendi u lirua nga paraburgimi, konfirmoi avokati i tij, Besnik Berisha. "U lirua pasi Gjykata e Apelit vendosi të refuzojë ankesën e Prokuorirsë, të pranojë ankesën tonë dhe të anulojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, në lidhje me pikën për të cilën është dënuar me gjashtë vjet", tha Berisha për Radion Evropa e Lirë. Më 1 shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli Kelmendin fajtor për posedim të paautorizuar të narkotikëve, me qëllim shpërndarjen e tyre, dhe e dënoi me gjashtë vjet burgim... Читать дальше...

Pompeo: Koreja V. po dështon të denuklearizohet

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Koreja e Veriut po dështon të përmbushë premtimin e saj për t'u denuklearizuar, duke vazhduar të shkelë disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Duke folur para një forumi për sigurinë aziatike në Singapor, Pompeo tha se duhet bërë ende rrugë për të arritur një Phenjan pa armë bërthamore. Komentet e tij vijnë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se presidenti Donald Trump ka pranuar një letër nga udhëheqësi verikorean... Читать дальше...

Irani nis stërvitje të mëdha detare në prag të sanksioneve të SHBA-së

Evropaelire.org 

Irani nisi stërvitje të mëdha detare në Gjirin Persik, pak ditë para se Shtetet e Bashkuara të rifillojnë sanskionet kundër Teheranit. Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Reuters se mbi 100 anije janë përfshirë në ushtrime – me sa duket për t’i dërguar mesazh Uashingtonit. Anijet janë të vogla dhe sulmuese dhe deri më tash nuk kanë pasur ndërveprime me anijet e Shteteve të Bashkuara në zonë. Koha e stërvitjeve është e pazakontë, pasi flota e Iranit zakonisht kryen ushtrime vjetore në vjeshtë, thanë zyrtarët. Читать дальше...

Turqia dhe SHBA-ja zotohen se "do t'i zgjidhin çështjet"

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia ranë dakord të punojnë nga afër për të zgjidhur çështjet midis tyre, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Ai i bëri këto komente pas një, siç e cilësoi, takimi konstruktiv me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në margjina të një samiti të ministrave rajonalë në Singapor. Bisedimet midis tyre u zhvilluan pasi Uashingtoni vendosi këtë javë sanksione kundër dy ministrave turq, për shkak të mbajtjes në burg të një pastori amerikan në Turqi, nën akuzat për terrorizëm. Читать дальше...

Rusia vazhdon "të kërcënojë" zgjedhjet në SHBA

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e komunitetit të inteligjencës dhe sigurisë në Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia vazhdon të përdorë "metoda depërtuese" për të ndarë shoqërinë amerikane dhe shprehën shqetësim për sigurinë e zgjedhjeve. "Ne vazhdojmë të shohim një fushatë të përhapur të mesazheve nga Rusia, në përpjekje për të dobësuar dhe ndarë SHBA-në", tha Dan Coats, drejtor i inteligjencës kombëtare.  "Qëllimi jonë këtu është thjesht t'i themi popullit amerikan se kemi njohuri për kërcënimin, është real, vazhdon... Читать дальше...

Kandidati i partisë qeverisëse i fiton zgjedhjet në Zimbabve

Evropaelire.org 

Presidenti Emmerson Mnangagwa i fitoi zgjedhjet presidenciale në Zimbabve, bëri të ditur Komisioni Zgjedhor i këtij vendi. Me votat e numëruara në të dhjetë provincat, Mnangagwa fitoi 50.8 përqind të tyre, ndërsa udhëheqësi i opozitës, Nelson Chamisa, 44.3 përqind. Policia i largoi zyrtarët e opozitës nga Komisioni Zgjedhor kur ata i refuzuan rezulatatet. Mnangagwa shkroi në Twitter se është "i nderuar", ndërsa rezultatin e cilësoi si "fillim të ri". Mnangagwa, nga partia qeverisëse Zanu-PF... Читать дальше...



Москва

Два дня, наполненных театром, музыкой, книгами и наукой, — в Парке Горького во 2-й раз прошел Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Филипп Киркоров

Обманул сына, бросил жену в 90 лет и потерял дочь: яркая жизнь Бедроса Киркорова




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардейцы обеспечили безопасность во время футбольного матча в Москве

Среди сотрудников уголовно-исполнительной системы Республики Дагестан определили лучшего гроссмейстера

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей


Ролан Гаррос

Мирра Андреева впервые вышла в четвертьфинал турнира Большого шлема



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России