Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2018

Новости за 24.08.2018

Merkel: Krimet kundër armenëve nuk duhet të harrohen

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Armeni tha se krimet kundër armenëve nuk mund të harrohen. Ajo foli për masakrën, në të cilën u vranë rreth 1.5 milionë armenë në vitin 1915, në kohën e Perandorisë Osmane. Në deklaratën e saj, Merkel nuk e përdori fjalën “gjenocid” për të shmangur përsëritjen e tensionit me presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan.  “Ne e kuptojmë se çfarë krime janë kryer kundër një numri të madh të armenëve. Këto vuajtje nuk duhet të harrohen”, tha Angela Merkel.

Zimbabve: Gjykata mbështet Emmerson Mnangagwan

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese e Zimbabvesë hodhi poshtë ankesën e opozitës për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar dhe me këtë rast e shpalli të vlefshme fitoren e Emmerson Mnangagwas. Inaugurimi si president i Emmerson Mnangagwas do të bëhet pas 48 orëve. Opozita pretendon se ka pasur vjedhje votash dhe ka kërkuar zgjedhje të reja ose të shpallet fitorja e kandidatit të saj, Nelson Chamis. Komisioni i Zgjedhjeve ka shpallur fitoren e Mnangagwas, i cili kishte mbledhur 50.8 për qind të votave.

FIFA dënon kreun e futbollit palestinez për nxitje ndaj Messit

Evropaelire.org 

FIFA e ka ndaluar kreun e futbollit palestinez, Jibril Rajoub, për shkak të deklaratave që ai ka bërë ndaj Lionel Messit, si pjesë e një fushate për të ndalur ekipin kombëtar të Argjentinës që luante në Izrael. Rajoub “nxiti urrejtje dhe dhunë” duke thirrur tifozët e futbollit që ta djegin fanellën dhe fotografitë e Lionel Messit. Ministri i Jashtëm i Argjentinës, Jorge Faurie, tha se lojtarët u ndien të “sulmuar dhe të shkelur”, pasi u shfaqën fotografi të tifozëve palestinezë të lyer me ngjyrë të kuqe. Читать дальше...



McCain ndërpret trajtimin kundër kancerit

Evropaelire.org 

Senatori republikan amerikan, John McCain, ka ndërprerë trajtimin kundër kancerit të trurit, 13 muaj pas zbulimit të sëmundjes, bëri të ditur familja e tij. McCain, 81 vjeç, njoftoi në korrik të vitit 2017 se vuan nga kanceri në tru. “Me forcën e tij dhe vullnetin, ai ka zgjedhur të ndërpresë trajtimin mjekësor”, thuhet në deklaratën e familjes McCain.  McCain ishte kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2008.

Beograd: Dy të vdekur në Bibliotekën Kombëtare

Evropaelire.org 

Dy persona kanë vdekur në Bibliotekën Kombëtare në kryeqytetin serb, Beograd, bën të ditur policia serbe, si pasojë e helmimit me gaz. Rreth 50 persona u evakuuan nga ndërtesa e bibliotekës pasi u shfaq era e rëndë e gazit. Bëhet e ditur se dyoksidi i karbonit është shkaktar i vdekjes së dy shtetasve serbë, të cilët ishin punëtorë të mirëmbajtjes në bibliotekë.  “Tashmë është e qartë se ata vdiqën nga helmimi me gaz”, ka thënë ministri i Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosavljeviq.

Prelec: Ndryshimi i kufijve të Serbisë dhe Kosovës eliminon pikën neuralgjike

Evropaelire.org 

Intervistoi: Biljana Jovićević Marko Prelec, profesor në Shkollën e politikës publike në Universitetin e Evropës Qendrore, ish-përfaqësues i Grupit ndërkombëtar të krizës për Ballkan (ICG/GNK) dhe bashkëpunëtor i Prokurorisë së Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirëka thënë se mbështetja e idesë për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, është qëndrim i tij personal, i shprehur në një shkrim për Politico, pas një përvoje shumëvjeçare në Ballkanin Perëndimor. Читать дальше...

Trump akuzon rrjetet sociale për censurë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar rrjetet sociale duke thënë se janë kompani që “heshtin miliona njerëz” dhe përdorin censurën. Trump nuk përmendi emrin e ndonjë kompanie të caktuar të rrjeteve sociale. Këtë deklaratë, Trump e bëri në një postim në llogarinë e tij në Twitter. “Gjigantët e mediave sociale heshtin miliona njerëz. Nuk mund ta bëjnë këtë, edhe nëse kjo do të thotë që ne duhet të vazhdojmë të dëgjojmë lajme të rreme si ato të CNN-it, vlerësimet e të cilëve kanë rënë dukshëm. Читать дальше...



Kapiteni i kombëtares franceze ndalohet nga policia angleze

Evropaelire.org 

Kapiteni i kombëtares franceze, Hugo Lloris, është ndaluar nga policia angleze për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Portieri 31-vjeçar u ndalua në Gloucester Place, në perëndim të Londrës, në orët e hershme të mëngjesit. Policia Metropolitane ka bërë të ditur se Lloris është liruar me kusht në mënyrë që të paraqitet në gjykatë më 11 shtator. Lloris ka dalë pozitiv në testimin për përdorim të alkoolit nga policia dhe i ka kaluar shtatë orë në qeli.

Takimi i OKB-së mbi Kushtetutën e re siriane do të fillojë në shtator

Evropaelire.org 

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, do të presë Iranin, Rusinë dhe Turqinë për bisedimet mbi hartimin e Kushtetutës së re siriane më 11-12 shtator, bëri të ditur një zëdhënëse e Kombeve të Bashkuara. Mistura, është caktuar për formimin e një komisioni për të shkruar Kushtetutën e re për shtetin e Sirisë, i cili ka pësuar shumë dëme nga lufta disavjeçare. Përfaqësuesit e tre vendeve, të Iranit, Rusisë dhe Turqisë do të takohen me De Misturan për dy ditë radhazi në selinë qëndrore evropiane të OKB-së në Gjenevë... Читать дальше...

Fyerjet si “standard” në fjalorin e politikanëve

Evropaelire.org 

Fjalori fyes dhe gjuha denigruese që përdorin qoftë udhëheqësit e lartë shtetërorë apo edhe zyrtarët tjerë, sidomos disa nga deputetët, nuk është një fenomen i ri në Kosovë. Por, ky fjalor zakonisht degradon kur në Kosovë ka zhvillime më dramatike në skenën politike, siç është aktualisht çështja e listës së veteranëve të luftës. Përdorimi i fjalorit të papërshtatshëm politik nga përfaqësuesit e institucioneve të shtetit, nga profesorë e analistë politikë në Prishtinë, po shihet jo vetëm si papjekuri politike... Читать дальше...

Italia kërcënon të pezullojë fondet e BE-së për emigrantët

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri i Italisë Luigi Di Maio ka thënë se do të marrë një qëndrim “të fortë” ndaj Komisionit Evropian, gjatë një takimi në Bruksel, në lidhje me zhvendosjen e emigrantëve nga anijet në portin në Sicili. Di Maio përsëriti se Roma është gati të pezullojë fondet e BE-së për këtë rast. “Një qëndrim i butë, nuk funksionon”, tha zëvendëskryeministri. Ai shtoi se "është e nevojshme të kemi një qëndrim të fortë për mohimin e fondeve nëse nuk na dëgjojnë”. Përfaqësuesit e 12 vendeve anëtare të BE-së... Читать дальше...

Rritja simbolike e pagave, nuk e ndalon ikjen e mjekëve

Evropaelire.org 

Punonjësit e institucioneve publike shëndetësore nga shtatori do të marrin paga më të larta prej pesë për qind. Bazuar në të dhënat e Odës së punonjësve shëndetësorë, kjo masë do të përfshijë rreth 10 mijë persona, të cilët do të kenë një rritje që do të sillet nga 1000 denarë apo 15 euro e deri në 3000 mijë denarë apo 50 euro. Me këtë vendim, sipas Qeverisë, veç tjerash synohet të luftohet edhe dukuria e largimit të mjekëve nga Maqedonia për shkak të mungesës së vendeve të punës, pagave të ulëta që sillen nga 300 deri në 600 euro... Читать дальше...

Bolton: Ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale

Evropaelire.org 

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton ka thënë të premten në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se çfarë mendon për idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë ai ka thënë: “Çështja e arritjes së stabilitetit në Ballkan është shumë e rëndësishme për ne. Prej kohës së shpërbërjes së Jugosllavisë, ka pasur shumë tensione dhe rreziqe. Mirëpo ka pasur edhe zhvillim”... Читать дальше...

Vrasësit të Lennonit i refuzohet kërkesa për lirim me kusht

Evropaelire.org 

Vrasësi i muzikantit të njohur John Lennon, ka dështuar për të dhjetën herë me radhë për t'u liruar me kusht, kështu që do të mbetet në burg të paktën edhe për dy vjet tjera. I dënuari, Mark David Chapman, 63 vjeç u paraqit para gjykatës në Nju Jork, me ç'rast gjykata bëri të ditur se lirimi i tij do të "ishte në mosmarrëveshje me mirëqenien dhe sigurinë e shoqërisë". Chapman gjuajti në drejtim të ish-këngëtarit Lennon, para apartamentit të tij në Manhattan më 8 dhjetor të 1980. Chapman është i dënuar me burg të përjetshëm... Читать дальше...

Vuçiq: Beogradi dhe Prishtina nuk janë as afër arritjes së marrëveshjes

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk janë fare afër arritjes së marrëveshjes. Sidoqoftë, ai është zotuar se do t’i informojë qytetarët në Serbi nëse marrëveshja arrihet duke e prezantuar atë para opinionit. “Është shumë vështirë të arrijmë çfarëdo marrëveshje. Nuk jemi afër, nuk ka marrëveshje. Se a jemi afër zgjidhjes, nuk jemi, jemi mjaftë larg saj. Por, nëse arrijmë një marrëveshje të tillë, unë do t’i informojë qytetarët,” tha Vuçiq. I pyetur nga gazetarët... Читать дальше...

Buber në vend të Uber!

Evropaelire.org 

Në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, nuk mund të udhëtoni me Uber. Me Buber po.

Gjigantët teknologjikë luftojnë tentimet e Iranit për shtrirje të propagandës

Evropaelire.org 

Kompania Google ka njoftuar se ka mbyllur dhjetëra kanale në YouTube dhe llogari tjera të lidhura me një transmetues shtetëror iranian, i cili është thënë të ketë udhëhequr një fushatë për ndikim politik. Google ka thënë më 23 gusht se të dhënat e studimit të ri tregojnë se llogaritë janë krijuar nga disa persona të lidhur me Transmetuesin e Republikës Islamike të Iranit (IRIB). Gjiganti teknologjik ka thënë se ka bllokuar 39 kanale në YouTube, të cilat janë klikuar 13,466 herë në Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...

"Nuk ka nivel të sigurt" të konsumimit të alkoolit

Evropaelire.org 

Një studim i ri global, i publikuar në revistën shkencore, Lancet, ka konfirmuar të dhënat e një studimi paraprak, i cili ka treguar se nuk ka “zonë të sigurt” të konsumimit të alkoolit. Studiuesit kanë pranuar se konsumimi mesatar mund të ndihmojë kundër sëmundjeve të zemrës, mirëpo i njëjti ka gjetur se rreziku nga kanceri dhe sëmundje tjera tejkalojnë “të mirat” e konsumimit. Një autor i studimit ka thënë se të gjeturat janë shumë të rëndësishme për shkak të një vargu faktorësh që janë marrë parasysh. Читать дальше...

Rusia "zhgënjehet" pasi Bosnja i ndalon hyrjen shkrimtarit Zakhar Prilepin

Evropaelire.org 

Autoritetet në Bosnjë dhe Hercegovinë i kanë ndaluar hyrjen në këtë shtet shkrimtarit rus, Zakhar Prilepin, duke shkaktuar zemërim te liderët e serbëve të Bosnjës dhe ambasada ruse në Sarajevë. Në një deklaratë të lëshuar më 23 gusht, ambasada ka shprehur “shqetësim dhe zhgënjim” pasi Prilepin është kthyer nga kufiri në mes të Serbisë dhe Bosnjës, duke kërkuar sqarim nga ministria e Jashtme e Bosnjës. Lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik ka thënë se ndalimi i Prilepinit është i “turpshëm... Читать дальше...

Një stuhi e fuqishme godet Havajin

Evropaelire.org 

Havaji është goditur nga erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm teksa Uragani Lane i afrohet shtetit amerikan, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut. Shkollat dhe zyrat janë mbyllur teksa banorët janë strehuar nga stuhia, e cila ka arritur në kategorië e tretë të enjten. Derisa stuhia u është afruar ishujve të shtetit Aloha, era ka arritur shpejtësinë e 125 kilometrave në orë dhe shiu ka rënë me shpejtësi të madhe. Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Havaji. Читать дальше...

Turnbull largohet nga pozita e kryeministrit të Australisë

Evropaelire.org 

Scott Morrison pritet të emërohet kryeministër i ri i Australisë, pasi Malcom Turnbull është detyruar të largohet nga zyra, në një garë tejet të ashpër për pushtet. Turnbull ka qenë nën presion për shkak të votave të pamjaftueshme, derisa gjithë procesin e ka përshkruar si “kryengritje” nga ligjvënësit konservatorë. Morrison ka fituar 45 vota në krahasim me ish-ministrin e Brendshëm, Peter Dutton, i cili më parë ishte cilësuar kërcënimi më i madh për Turnbull. Turbull bëhet kryeministri i katërt... Читать дальше...

Hetimet pritet të çojnë në ndërprerjen e pagave për veteranët “mashtrues”

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmon se pas hetimeve, që do të zhvillohen lidhur me rastin e njohur si 'lista e veteranëve të UÇK-së', do të propozohet një aktakuzë, e cila do t'i dërgohet gjykatës që veteranëve "mashtrues” t’u ndërpriten pagat.  Prokurori Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me mediat nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se bashkë me aktakuzën, Prokuroria do të kërkojë që të dyshuarve, të cilët rrjedhimisht nuk e meritojnë pagën, t’u ndërpritet ajo. Читать дальше...



Москва

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин открыл пешеходную галерею между станциями метро и МЦД-4 Кутузовская



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Тимати

«Звездач»: рэпер Тимати приобрел мотоцикл за 3,1 млн рублей




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Баскетболисты из Лобни завоевали золото на турнире Moscow Open

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей

Среди сотрудников уголовно-исполнительной системы Республики Дагестан определили лучшего гроссмейстера


Большой шлем

17-летний россиянин Даниил Саркисян разгромил Форбса из США на юниорском «Ролан Гаррос»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Игорь Маковский

По благословению схиархимандрита Илия в Орловской области построена православная гимназия



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России