Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2020

Новости за 30.03.2020

Ushtrime në kohën e koronavirusit

Evropaelire.org 

Para shfaqjes së koronavirusit të ri, Arineta Mula rregullisht është marrë me vrapim dhe ngjitje malore. Njëjtë si shumica prej nesh, edhe Arineta po qëndron në shtëpi prej nga ka gjetur një mënyrë interesante për t’i ndihmuar njerëzit që të mos mërziten në shtëpi.

SHBA-ja ndan 1,1 milion dollarë për të përkrahur Kosovën në luftimin e pandemisë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka pranuar 1,1 milion dollarë dollarë nga Shtetet e Bashkuara të cilat do të shërbejnë për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës ndaj përhapjes së koronavirusit dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett përmes një video mesazhi të publikuar në rrjetin social Twitter.  Kosnett ka vlerësuar punën e institucioneve shëndetësore në trajtimin e pandemisë.  “Së bashku mund ta mundim Covid-19. Читать дальше...

Arrin në 106 numri i të infektuarve në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 12 raste me koronavirus në Kosovë.  “Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë”, thuhet në njoftim.  Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 106.  Për lajmet e reja rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.



Spanja jep shenja se po bie niveli i infeksioneve

Evropaelire.org 

Rritja e rasteve të koronavirusit në Spanjë duket se po ngadalësohet, ka thënë për BBC ministri i jashtëm i këtij vendi, Arancha González. Të hënën u konfirmuan 6.400 raste të tjera, rritja më e ulët në rastet e reja për një javë. Numri i vdekjeve ka arritur në 7,340.  Ndërkohë, mjeku që drejton përgjigjen e vendit ka provuar pozitive. Shifrat e fundit kombëtar të Spanjës tregojnë se kurba lart e virusit duket se po zvogëlohet, thotë Ministri i Jashtëm Arancha González. Zyrtarët shpresojnë se maja e shpërthimit të virusit atje po afron... Читать дальше...

Shkup: Mjekët kërkojnë nga qytetarët të mos fshehin informacionet epidemiologjike

Evropaelire.org 

Stigmatizimi i të prekurve nga virusi COVID-19 është po aq i rrezikshëm sa vet kjo sëmundje, theksojnë mjekët në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se në në këtë moment është shumë e rëndësishme të flaken të gjitha paragjykimet dhe sëmundja e koronavirusit të trajtohet me shumë seriozitet sepse, siç thonë, nga virusi nuk është imun askush. Së fundmi, Milot Rustemi, mjek, në rrjetet sociale ka ndezur alarmin se duhet kuptuar seriozitetin e pandemisë së koronavirusit duke bërë të ditur se ai ka... Читать дальше...

Raka: Testimi është një prej shtyllave për menaxhimin e COVID-19

Evropaelire.org 

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, mikrobiologu Lul Raka, tha se duhet të dyfishohen kapacitetet testuese në Kosovë.Ai shtoi se duhet te testohen deri në 300 njerëz në ditë sipas rradhës së prioriteteve. Radio Evropa e Lirë: Sa teste po bëhen dhe a janë në harmoni me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)? Lul Raka: Testimi laboratorik i saktë dhe në kohën e duhur është një prej 8 shtyllave të përgjigjes së sistemit shëndetësor publik në menaxhimin e COVID-19 [v.j. sëmundjes që e shkakton koronavirusi]. Читать дальше...

Më 2 prill Lajçak fillon punën si i dërguar i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

Evropaelire.org 

Ish ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak pritet që këtë javë ta marrë pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor. Sipas një dokumenti të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, Lajçak do të marrë postin e ri me 2 prill, për një periudhë një vjeçare, një ditë pasi ambasadorët e BE-së pritet të japin dritën e tyre të gjelbër për emërimin e tij. Sipas dokumentit, detyra e parë e Lajçak është të arrijë "normalizimin gjithëpërfshirës... Читать дальше...

Italia njofton për 812 viktima të reja nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Italia njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 812 vdekje nga koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave tash ka arritur në 11, 591.  Sidoqoftë, numri i infeksioneve të reja u rrit me vetëm 4.050, shifër kjo më e ulëta që nga 17 marsi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 101,739. Autoritetet njoftuan se në mbarë vendin, 14.620 pacientë ishin shëruar plotësisht të hënën, krahasuar me 13.030 një ditë më parë. Italia ka regjistruar më shumë vdekje se kudo tjetër... Читать дальше...



Thaçi fton Kurtin për takim konsultativ

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar ftesë zyrtare kryeministrit të Kosovës në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim konsultativ, në zyrën e presidentit, më 1 prill. Në ftesën e presidentit Thaçi thuhet që pas mocionit të mosbesimit të qeverisë, ai do të ndërmerrë hapat e përcaktuar me Kushtetutë. “Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit. Presidenti Thaçi... Читать дальше...

BE-ja jep 5 milionë euro ndihmë për Kosovën

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka nënshkruan sot kontratën e ndihmës prej 5 milionë eurosh për Kosovën për luftimin e COVID-19, që njihet si koronavirusi i ri. Përmes një video-konference, kontratën e kanë nënshkruar Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Brendan Keirnan, ndërkaq që i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti. “Jemi bashkë në këtë, dhe të bashkuar do të fitojmë”, ka thënë Apostolova. Читать дальше...

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla padit presidentin Thaçi

Evropaelire.org 

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dorëzoi në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, padinë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me deklarimet e tij të datës 23 mars - për të mos respektuar vendimet e marra nga Qeveria në raport me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19. Pasi Qeveria e Kosovës vendosi kufizime në lëvizjen e qytetarëve, presidenti Thaçi në një konferencë për media e kishte kundërshtuar masën duke thënë se ajo është kundër kushtetuese.  ... Читать дальше...

Në selinë e NATO-s u ngrit flamuri i Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit të hënën pasdite para ndërtesës së NATO-s në Bruksel, duke shënuar pranimin e saj zyrtar në aleancë si anëtari i 30-të i saj. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili mori pjesë në ngritjen e flamurit me një grup të vogël zyrtarësh, vlerësoi se ky është moment historik për Maqedoninë e Veriut pas disa vitesh të angazhimit për reforma. "Ne u mblodhëm sot për të mirëpritur Maqedoninë e Veriut në familjen e NATO-s duke ngritur një flamur para selisë sonë. Читать дальше...

A është afër ilaçi për koronavirus?

Evropaelire.org 

Një vaksinë që krijon mbrojtje nga koronavirusi mund të jetë më shumë se një vit larg për t’u zhvilluar dhe aprovuar. Por, shumë shkencëtarë janë duke lëvizur shumë shpejt për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjes COVID-19 si dhe në ndaljen e tij për t’u shpërndarë. (REUTERS)

Serbët nuk i raportojnë rastet me COVID-19 te institucionet e Kosovës

Evropaelire.org 

Institucionet shëndetësore në Kosovë nuk po arrijnë të monitorojnë rastet dhe gjendjen e personave të infektuar me sëmundjen COVID 19, që shkatohet nga koronavirusi i ri, në komunat dhe mjediset e banuara më shumicë serbe. Autoritetet lokale që veprojnë në komunat me shumicë serbe, nuk po e informojnë Prishtinën zyrtare për rastet pozitive më koronavirus. Deri më tani, në këto zona, janë shënuar tri raste me COVID-19, të cilat i kanë raportuar institucionet lokale, dy në veri të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq... Читать дальше...

Vidhet piktura e Van Goghut në një muze që u mbyll për shkak të pandemisë

Evropaelire.org 

Hajdutët vodhën një pikturë të Vincent van Goghut nga një muze në Holandë.  Muzeu ishte i mbyllur për publikun për shkak të shpërthimit të koronavirusit, tha  drejtori i muzeut Singer Laren, Evert van Os.  Vincent Willem van Gogh ishte një piktor holandez dhe një ndër figurat më të famshme dhe me ndikim në histori të artit perëndimor.  Në pak më shumë se një dekadë, ai krijoi rreth 2.100 vepra arti.  Ai vrau vetën në moshën 37 vjeçare.  Një vepër e tij e artit shitet për dhjetëra milionë dollarë.

Vriten dhjetëra pjesëtarë të sigurisë afgane nga sulmet e militantëve

Evropaelire.org 

Në Afganistan militantët kanë vrarë 28 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë, njoftuan zyrtarët policorë, pasi qeveria shtyu lirimin e të burgosurve talibanë. Militantët sulmuan kompleksin e një zyrtari të lartë të policisë në provincën verilindore të Takhar më 29 mars, duke vrarë 13 policë dhe duke plagosur zyrtarin e lartë, tha një zëdhënës. Në provincën jugore të Zabulit, luftëtarët talibanë sulmuan pika të kontrollit të sigurisë, duke vrarë të paktën 11 ushtarë, tha policia. Në zhvillime tjera... Читать дальше...

Në Shkup regjistrohet edhe një viktimë nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi duke e çuar numri e të vdekurve në 7, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një postim në rrejtin social Facebook. Ai ka njoftuar se viktima është një grua 79 vjeçe nga Dibra pasi ishte diagnostikuar me Covid-19 më 23 mars dhe pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ishte shtruar në klinikën e Shkupit më 25 mars. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 26 raste të... Читать дальше...

Kundërshtohet projektligji për kompetencat e qeverisë hungareze

Evropaelire.org 

Parlamenti hungarez votoi një projektligj që i jep qeverisë kompetenca të reja për të zbatuar gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.  Më shumë se 100,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion kundër tij.  Por, partia konservatore e Fidez e kryeministrit, Viktor Orban, ka një shumicë të konsoliduar në parlament, raporton BBC. Sipas një sondazhi të agjencisë pro-qeveritare Nezopont, 90% e qytetarëve duan një zgjatje të ligjit të urgjencës, dhe 72% pajtohen që kodi penal të forcohet. Читать дальше...

Alo, ende nuk e pastroni telefonin?

Evropaelire.org 

Për shumë prej nesh, telefonat e mençur janë bërë pjesë e pandashme. Kalojmë orë të tëra me ta, duke kontaktuar miq, duke lexuar lajme, duke luajtur lojëra dhe duke shikuar video. Në fakt, një sondazh ka treguar se një person e prek telefonin e tij mobil mesatarisht mbi 2,000 herë në ditë. I gjithë ky kontakt do të thotë se telefonat mund të përmbajnë shumë baktere, mikrobe dhe viruse. Shumë prej këtyre mikrobeve mund të mos jenë kërcënuese për jetën, por koronavirusi i pandemisë aktuale mund të jetë vdekjeprurës. Читать дальше...


Музыкальные новости
Сергей Шнуров

Бизнесвумен Матильда Шнурова снялась без одежды в США





Rss.plus
#123ru.net

V Общероссийская конференция «Устойчивое развитие этнокультурного сектора» представит калейдоскоп успешных практик в сфере социального проектирования




Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге: «Крым стал одним из основных направлений отдыха для россиян»

Песков: Запад отвергает диалог по выходу из напряженной ситуации

Глава Воскресенска вручил жителям награды от Союза десантников Белогорья

На Ямале прошли квалификационные испытания на право ношения официального геральдического знака отличия сотрудников СОБР Росгвардии (ВИДЕО)




Autoritetet në Kosovë u bëjnë thirrje të moshuarve të mos dalin nga shtëpitë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) sërish u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës t’i përmbahen rekomandimeve, dhe të mos dalin nga shtëpitë, pa ndonjë nevojë urgjente.  Me theks të veçantë, aty iu bëhet thirrje të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi.  “Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia”, thuhet në njoftimin e Institutit.  Numri aktual i të infektuarve është 94... Читать дальше...

Çka do të thotë kontakti i afërt me një person të infektuar?

Evropaelire.org 

1. Si transmetohet koronavirusi i ri nga një person në tjetrin? Koronavirusi i ri është një virus i frymëmarrjes i cili përhapet kryesisht përmes kontaktit me një person të infektuar. Mënyrat kryesore janë përmes: pështymës, kollitjes dhe teshtitjes nga personi i infektuar kontakti direkt me personin e infektuar prekja e gojës, hundës dhe syve me duar (të palara) pas kontaktit me personin e infektuar ose kontakti me sipërfaqen e cila është kontaminuar nga personi i infektuar. Në raste të rralla... Читать дальше...

Ministrja spanjolle: Kulmi i të infektuarve me koronavirus po rrafshohet

Evropaelire.org 

Ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzales, tha në një intervsitë për BBC-në se shifrat e fundit të të prekurve me koronavirus në këtë vend, tregojnë se “kulmi i sëmundjes po rrafshohet”. Autoritetet spanjolle i konfirmuan të hënën edhe 6,398 raste të reja me koronavirus. Kjo e çon në 85,195 numrin total të të infektuarve në Spanjë. Autoritetet raportuan edhe për 812 viktima në 24 orët e fundit, të cilat e çojnë në 7,340 numrin total të të vdekurve. Me këto shifra të viktimave, Spanja është vendi më i prekur në botë, pas Italisë. Читать дальше...

Në Çeki nis zbatimi i “karantinës së mençur”

Evropaelire.org 

Në Republikën Çeke ka nisur të hënën testimi i së ashtuquajturës “karantinë e mençur”, e cila parashah që përmes të të dhënave nga ofruesit e telefonisë celulare dhe kartat bankare, të gjurmohen kontaktet e njerëzve të prekur me koronavirus. Kjo masë, e cila ka rezultuar e suksesshme në Tajvan dhe Kore të Jugut, do të zbatohet fillimisht në rajonin çek të Moravisë së Jugut, me synimin që të gjithë qytetarët çekë të lirohen sa më shpejt nga kufizimet e lëvizjes. “Karantinën e mençur” e organizon ushtria... Читать дальше...

Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët qysh në vitin 2002

Evropaelire.org 

Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara qysh në vitin 2002, pasi kërkesa për naftë të papërpunuar është zvogëluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, ka rënë në 23.03 dollarë për fuçi të hënën, gjë që paraqet nivelin më të ulët qysh në nëntor të vitit 2002. Çmimi ka rënë më shumë se për gjysmë gjatë muajit të kaluar, pasi kompanitë e kanë zvogëluar ose ndërprerë prodhimin e naftës. Kësaj i ka kontribuuar... Читать дальше...

Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

Evropaelire.org 

Në Shqipëri ka ndërruar jetë një tjetër pacient, duke e çuar në 11 numrin e viktimave nga koronavirus në vend.  Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë komunikimit të përditshëm, informoi mbi situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. “Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit, por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. Читать дальше...



Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Юрий Лоза

Певец Лоза заявил, что Джикия является настоящим капитаном




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Чья компания сильнее всех?

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»


Арина Соболенко

Арина Соболенко сняла траур по Кольцову и завела новые романтические отношения



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Немоляева находится в тяжёлом состоянии под наблюдением врачей



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России