Gratë në biznes, përtej paragjykimeve dhe sfidave
Edhe pse viteve të fundit është rritur numri i grave sipërmarrëse, ato vazhdojnë të përballen ende më sfida të shumta në mjedisin e biznesit. Për t’u dalë në ndihmë atyre, shpesh ndërmerren iniciativa të ndryshme qoftë nga institucionet shtetërore apo organizatat vendore dhe ndërkombëtare, të cilat përpiqen t’i inkurajojnë dhe mbështesin në synimet e tyre për të nisur një biznes. Por, pavarësisht mbështetjes, ende ekziston një dallim i madh në mes numrit të bizneseve që drejtohen nga burrat dhe atyre që drejtohen nga gratë në Kosovë. Читать дальше...