Trump nxirret papritmas nga konferenca, pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë
Presidenti amerikan, Donald Trump, u shoqërua jashtë sallës ku po mbante konferencë për media, pasi pranë Shtëpisë së Bardhë ishin dëgjuar të shtëna. Ai u largua i shoqëruar nga një agjent i Shërbimit Sekret. Agjenti doli në skenë ndërsa presidenti Trump po fliste dhe i pëshpëriti në vesh. Trump u dëgjua të thoshte "Oh!" dhe "çfarë po ndodh". Shtëpia e Bardhë u vendos në izolim gjatë incidentit të së hënës. Presidenti u kthye nëntë minuta më vonë për të thënë se situata ishte nën kontroll dhe një njeri ishte qëlluar. Читать дальше...