Personeli shëndetësor, me testime të rralla e të vonuara
Flora Gjonbalaj, teknike e anestezionit që punon në Repartin e Anesteziologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tashmë e një muaj ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, që shkakton sëmundjën COVID-19. Flora, e cila punon qe 16 vite në këtë repart, dyshon se është infektuar nga kolegët e saj, punonjës shëndetësorë. Gjonbalaj, e cila është edhe kryetare e Shoqatës së Infermierëve të Anestezionit dhe të të sëmurëve kritikë, mendon se është e nevojshme që testimi i stafit mjekësor të bëhet në mënyrë të rregullt. Читать дальше...