Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2020

Новости за 23.12.2020

Trump i vë veto projektligjit për mbrojtje

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka vënë veto projektligjit për shpenzime në mbrojtje, që është miratuar në Kongres këtë muaj. Trump vazhdon të kundërshtojë dispozitat që kufizojnë mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Afganistani dhe Evropa, si dhe që të largojë emrat e liderëve të Konfederatave nga bazat ushtarake. Nëse Kongresi nuk e përmbys veton e presidentit – që kërkon dy të tretat e shumicës në të dyja dhomat e Kongresit – kjo do të ishte hera e parë në 60 vjet që Akti i Autorizimit... Читать дальше...

Elon Musk ka tentuar t'ia shesë Teslan kompanisë Apple

Evropaelire.org 

Kompanitë Apple dhe Tesla mund të jenë shumë shpejt konkurrentë në biznesin e makinave pa shofer, mirëpo kanë mundur të përfundojnë edhe në ekipin e njëjtë. Duke iu përgjigjur një raporti të agjencisë së lajmeve, Reuters, se gjiganti Apple është duke tentuar të zhvillojë një makinë autonome të pasagjerëve deri më 2024, shefi ekzekutiv i kompanisë Telsa, Elon Musk ka thënë se ka takuar shefin ekzekutiv të kompanisë Apple, Tim Cook, më 2017, në ditët “më të errëta” të kompanisë që drejton, duke i propozuar që Apple të blejë Teslan... Читать дальше...

Kurajë deri në drejtësi

Evropaelire.org 

Në Ministrinë e Drejtësisë janë ekspozuar punime dore të punuara nga gratë e dhunuara gjatë luftës. Këto punime dore po kërkohet që të jenë edhe dhurata protokollare. Një kënd i tillë është hapur më herët edhe në Kuvendin e Kosovës.



Britania identifikon edhe një variant të ri të koronavirusit nga Afrika Jugore

Evropaelire.org 

Qeveria britanike ka thënë të mërkurën se rajone të mëdha mund t’iu nënshtrohen kufizimeve të ashpra, ndërkohë që varianti i ri i koronavirusit i identifikuar në këtë shtet vazhdon të përhapet dhe të rrisë në rekord numrin e të infektuarve. Por, ministri i Shëndetësisë Matt Hancock e ka përshkruar një tjetër variant të koronavirusit si “shumë shqetësues”, duke thënë se ka ardhur nga Afrika Jugore. Matt Hancock ka thënë se ky variant “është më i transmetueshëm dhe duket se ka krijuar mutacion... Читать дальше...

Enver Hoxhaj, kandidat i PDK-së për kryeministër

Evropaelire.org 

Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar Enver Hoxhajn për pozitën e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Në një konferencë për media, Uran Ismajli nga kjo parti, ka thënë se Hoxhaj, përpos karrierës së tij akademike, ai ka një përvojë të gjatë institucionale e politike. “Ai ka punuar gjatë dhe afër me dy burrështetasit që sot nuk i kemi këtu, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, duke realizuar aspiratat e qytetarëve për pavarësi dhe shtet-ndërtim”. Ismajli ka thënë se PDK-ja hyn në... Читать дальше...

Zjarr në kampin e migrantëve në Bosnje

Evropaelire.org 

Një zjarr ka shpërthyer në një kamp migrantësh afër qytetit Bihaq, në veriperëndim të Bosnje dhe Hercegovinës. Askush nuk është lënduar. Kampi përdoret nga migrantë të vendeve nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika që duan të shkojnë në vendet e Evropës Perëndimore.

Në pritje të 300 eurove

Evropaelire.org 

Punëtorët të cilët kanë humbur punën gjatë pandemisë mund të mos marrin nga 300 euro për tre muaj, ashtu siç parashihet në Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, nëse nuk miratohet Projektbuxheti për vitin 2021. Po ashtu, nuk do mund të ekzekutohet as granti në shumë prej 200 milionë eurosh, për ndihmë direkte financiare për bizneset të cilat kanë vështirësi të funksionimit si rezultat i ndikimit të pandemisë së koronavirusit, thotë zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi. Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike... Читать дальше...

Franca shpërblen me shtetësi imigrantët që luftuan koronavirusin

Evropaelire.org 

Qindra migrantëve në Francë, të cilët kanë qenë në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit, u është njohur shërbimi në këtë shtet, në mënyrë që të fitojnë shtetësinë më shpejt sesa parashohin rregulloret. Ministria e Brendshme e Francës ka ftuar banorët, që kanë shtuar përpjekjet për të luftuar koronavirusin, të aplikojnë për neutralizim. Më shumë se 700 personave tani u është siguruar shtetësia apo janë në fazat e fundit të pranimit të tyre. Aty përfshihen profesionistët shëndetësorë, mirëmbajtësit dhe punëtorët e dyqaneve. Читать дальше...



Tre policë të vrarë, një i plagosur në një operacion shpëtimi në Francë

Evropaelire.org 

Autoritetet franceze kanë thënë se tre zyrtarë policorë janë qëlluar për vdekje dhe i katërti është plagosur pasi kanë arritur në një shtëpi për t’iu përgjigjur thirrjeve për dhunë në familje. Zyrtarët kanë tentuar t’i ndihmojnë një gruaje që ishte ngjitur në kulmin e një shtëpie në një fshat të rajonit Massif Central në Francë. Sulmuesi besohet se ka qëlluar zyrtarët dhe ka djegur shtëpinë. Gruaja më pas është shpëtuar nga policia dhe sulmuesi është gjetur i vdekur, kanë thënë zyrtarët. ... Читать дальше...

Kosovë: 12 viktima dhe 271 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 271 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,066 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç)", është thënë në njoftim. Читать дальше...

Lufta kundër ndotjes së ajrit me qasje shpërfillëse

Evropaelire.org 

Ndotja e ajrit mbetet një nga problemet kryesore me të cilat po përballet Maqedonia e Veriut, por pa një zgjidhje konkrete përkundër premtimeve të shumta të qeverisë, se sigurimi i ajrit të pastër do të jetë në listën e prioriteteve në punën e saj. Në buxhetin për vitin 2020 me vlerë prej rreth katër miliardë euro, për mjedisin ishin ndarë 0.5 për qind apo rreth 16 milionë euro, mjete këto që vlerësohen te pamjaftueshme për përballje me ndotjen enorme të ambientit. Disa qytete të Maqedonisë së Veriut... Читать дальше...

Ryabkov akuzon administratën e ardhshme të Bidenit për "Rusofobi"

Evropaelire.org 

Zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka akuzuar administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur Joe Biden për “Rusofobi” dhe ka thënë se pret që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara do të degradohen nga të “këqija në më të këqija”. “Do të ishte e çuditshme që të presim gjëra të mira nga njerëzit, shumica e të cilëve kanë krijuar karrierën mbi Rusofobi dhe kanë hedhur baltë ndaj shtetit tim”, ka thënë Ryabkov më pak se një muaj para inaugurimit të Bidenit. Marrëdhëniet në mes të... Читать дальше...

SHBA-ja sanksionon rrjetin e iranianëve që kishte vepruar edhe në Kosovë

Evropaelire.org 

Që nga Revolucioni Islamik më 1979, Irani ka shfrytëzuar organizatat fetare për të zgjeruar ndikimin e tij jashtë vendit. Universiteti Ndërkombëtar Al-Mustafa, është ndër kryesorët, me një rrjet seminaresh fetare me qendër në qytetin e shenjtë Shiit të Qomit që ka degë në rreth 50 vende. Universiteti pretendon se ofron mësime teologjike myslimane shiite, shkencë islamike dhe gjuhën kombëtare të Iranit, persisht, për dhjetëra mijëra studentë të huaj në të gjithë Azinë, Evropën, Afrikën dhe Amerikën e Jugut. Читать дальше...

Zjarri përfshin një kamp të migrantëve në Bosnje

Evropaelire.org 

Një zjarr shpërtheu të mërkurën në një qendër migrantësh në Bosnjën veriperëndimore ku ishin vendosur 1.200 njerëz, tha policia rajonale. Raportohet se nuk ka të lënduar, nga ky incident në kampin Lipa, që ndodhet rreth 30 kilometra nga qyteti i Bihaçit. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Ale Shiljdediq, zëdhënës Policisë në Kantonit Una-Sana. Zjarri shpërtheu pasi përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) filluan tërheqjen e stafit nga kampi të mërkurën duke njoftuar... Читать дальше...

Erdogan: Shpresojmë në përmirësimin e raporteve me SHBA-në dhe BE-në 

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të mërkurën se Turqia shpreson “të hapë një faqe të re” në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian dhe se Ankaraja është subjekt i standardeve të dyfishta edhe nga aleati i NATO-s, Uashingtoni, por edhe nga blloku evropian. Këtë muaj, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Turqisë, për shkak të blerjes së sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia dhe BE-ja po ashtu po përgatit masa ndaj Turqisë, për shkak të eksplorimeve për gaz që ka kryer në ujërat e Greqisë dhe Qipros. Читать дальше...

Vazhdojnë konsultat për datën e zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Për të dytën ditë me radhë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani po takohet me përfaqësuesit e partive të përfaqësuara në kuvend, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja. Të mërkurën, përfaqësuesi i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala kërkoi që data e zgjedhjeve të caktohet pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Qeverinë e Kosovës. “Në të gjitha parashikimet, fillimi i shkurtit do të ishte data ideale për mbajtjen e zgjedhjeve... Читать дальше...

Vite për t'u rimëkëmbur ekonomia 

Evropaelire.org 

Që ekonomia e Kosovës të kthehet në nivelet e zhvillimit që e ka pasur para fillimit të pandemisë me COVID-19, do të duhen deri në katër vjet, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ndërkaq më optimistë në rimëkëmbjen ekonomike janë përfaqësuesit e Qeverisë në detyrë të Kosovës. Si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, sipas projeksioneve të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia e Kosovës do të shënojë rënie deri në 7.2 për qind në vitin 2020. Për të mbuluar këtë rënie ekonomike... Читать дальше...

Nisma Socialdemokrate: Fillimi i shkurtit, periudha ideale për zgjedhjet

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala tha se periudha ideale për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, do të ishte fillimi i muajit shkurt, i vitit 2021. Shala zhvilloi një takim konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ku tha se gjatë takimit ka shprehur qëndrimin se buxheti për vitin 2021 duhet të miratohet para se kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja. “Në të gjitha parashikimet, fillimi i shkurtit do të ishte... Читать дальше...

BE-ja ndihmon Kosovën me mbi 24 milionë euro

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian e ka proceduar pagesën prej 24.05 milionë eurosh për të ndihmuar Kosovën në zbutjen e ndikimit të pandemisë së COVID-19 pastaj për të mbështetur modernizimin e administratës publike dhe për të forcuar menaxhimin e financave publike. Në një komunikatë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, thuhet BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës me fonde shumë të nevojshme për të zbutur ndikimin socio-ekonomik të krizës së COVID-19 mbi popullsinë dhe bizneset e Kosovës. Komunikata... Читать дальше...


Музыкальные новости
Анастасия Волочкова

«Просто не афиширую»: куда пропала Волочкова с театральной сцены





Rss.plus
Культура

Бурятский театр «Ульгэр» показал на выставке «Театральная весна» кукольный постановку: Россия, Дети, нацпроект Культура




Вышло за рамки: теперь возможно стать чемпионом игры «Камень, ножницы, бумага»

Более 350 дефектов в содержании дворов Подмосковья устранили благодаря камерам

Россиян пригласили до 2 июня сдать накопившуюся мелочь в банки

Если все-таки теракт, то кому была выгодна смерть президента Ирана Эбрахима Раиси?




Trump paralajmëron se nuk do ta nënshkruajë paketën e ndihmës

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka quajtur paketën e ndihmës ekonomike 900 miliardë dollarëshe, të miratuar nga Kongresi, një "turp", duke sugjeruar që ai nuk do ta nënshkruajë atë. Në një video të postuar në Twitter më 22 dhjetor, Trump nuk tha në mënyrë të qartë se do të vinte veton mbi projekt-ligjin, por u ankua se ai përmban shumë shpenzime të kota dhe nuk ofron mbështetje të mjaftueshme të drejtpërdrejtë për amerikanët. Projekt-ligji siguron një pagesë të vetme prej 600 dollarësh për shumicën e amerikanëve... Читать дальше...

Kosova pezullon linjat ajrore me Britaninë e Madhe

Evropaelire.org 

Kosova të mërkurën ka pezulluar udhëtimet me Britaninë e Madhe, pasi të njëjtën masë e kanë vendosur edhe shumë vende në botë, për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit. Përmes një komunikate për media, ministri Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka njoftuar se vendimi, parasheh pezullimin e të gjitha linjave ajrore të fluturimit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Kosovën dhe anasjelltas. Kjo masë, sipas vendimit, merret për të prandaluar përhapjen e koronavirusit. Читать дальше...

Francë: Vriten tre policë dhe një tjetër plagoset

Evropaelire.org 

Autoritetet franceze njoftuan se tre oficerë të policisë janë qëlluar për vdekje dhe një i katërt është plagosur pasi shkuan për të intervenuar në një shtëpi, pas një thirrjeje për dhunë në familje. Oficerët po përpiqeshin të ndihmonin një grua që ishte arratisur në çatinë e një shtëpie në një fshat të Francës më 23 dhjetor. Një person i armatosur thuhet se qëlloi drejt oficerëve dhe i vuri flakën shtëpisë. Zyrtarët thanë se është duke u zhvilluar një operacion për të gjetur personin e armatosur... Читать дальше...

Grenell emërohet për të shërbyer në Këshillin Memorial të Holokaustit

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të martën më 22 dhjetor, njoftoi planet për të emëruar një numër tjetër të aleatëve të tij kryesorë në borde të ndryshme qeveritare, e cila është një shenjë tjetër që presidencës së tij po i vjen fundi, shkruan Politico. Trump ka caktuar, Hope Hicks, si një anëtare bordi që mbikëqyr bursën prestigjioze Fulbright. Hicks ka qenë prej kohësh një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Trumpit - jashtë familjes së tij - dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë... Читать дальше...

Franca hap kufijtë me Britaninë e Madhe

Evropaelire.org 

Franca hapi kufijtë e saj me Britaninë e Madhe më 23 dhjetor, pasi Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e ndalimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e një varianti të ri të koronavirusit që ka shkaktuar alarm ndërkombëtar. Lidhjet ajrore, hekurudhore dhe detare u rihapen, duke lejuar shtetasit e BE-së dhe Britanisë së Madhe të udhëtojnë midis Britanisë dhe Francës, por vetëm nëse posedojnë një test negativ të koronavirusit jo më të vjetër se 72 orë. Dhjetëra vende kanë ndërprerë lidhjet... Читать дальше...

Gjini-Beeley: Brengosëse përhapja e variantit të ri të koronavirusit

Evropaelire.org 

Përqindja e personave me variantin e ri të koronavirusit po rritet shumë shpejt dhe kjo ka shkaktuar brengosje, thotë një një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Dr. Ardiana Gjini-Beeley, specialiste e shëndetit publik në Britaninë e Madhe, njëherësh ligjëruese për shëndetin publik në University of Cardiff. Ajo thotë se simptomat e këtij varianti janë të njëjta me atë paraprak, derisa përhapja e tij është dukshëm më e shpejtë. Radio Evropa e Lirë: Çfarë dihet deri më tash për variantin e ri të koronavirusit... Читать дальше...



Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Тимати

«Справляюсь только медикаментозно»: мать Тимати призналась в тяжелом недуге




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Охрана и безопасность. Как роботы и дроны работают на спортивных объектах?


ATP

Немец Зверев выбил россиянина Медведева из топ-4 ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Сергей Лёвкин: вблизи деревни Дудкино возобновили строительство придорожного автоцентра



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России