Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2020

Новости за 21.12.2020

Joe Biden vaksinohet kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, është vaksinuar kundër koronavirusit të ri me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech. Biden u vaksinua të hënën në një spital në Delauare.  Ai u bëri thirrje amerikanëve që të marrin vaksinën "kur të jetë në dispozicion". Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera e kanë miratuar përdorimin e kësaj vaksine. Vaksinimet e para në 27 vendet e BE-së pritet të fillojnë brenda një jave. Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit. Читать дальше...

Kosova nuk kufizon udhëtimet, gjatë kësaj jave do të realizohen 280 fluturime

Evropaelire.org 

Kosova pritet të përballet këtë javë me një fluks të lartë të vizitorëve nga diaspora, pavarësisht thirrjeve të vendeve evropiane për të mos udhëtuar për nevoja jo-thelbësore. Gjatë kësaj jave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pritet të realizohet 280 fluturime - vajtje- ardhje, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga Aeroporti i Prishtinës. “Katër fluturime do të realizohen për Londër”, thuhet në përgjigje. Udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuara janë ndërprerë në shumicën e vendeve evropiane dhe më gjerë... Читать дальше...

Varianti i ri i koronavirusit nuk është jashtë kontrollit, thotë OBSH

Evropaelire.org 

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani të Madhe nuk është ende jashtë kontrollit dhe mund ta frenojmë duke përdorur masat ekzistuese kundër pandemisë, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). "Ne kemi pasur një normë shumë më të lartë të përhapjes në periudha të ndryshme në këtë pandemi dhe e kemi vënë atë nën kontroll", tha shefi i urgjencave i OBSH-së, Michael Ryan në një konferencë për shtyp. "Në këtë kuptim, kjo situatë nuk është jashtë kontrollit. Por, nuk mund të lihet anash", tha ai. Читать дальше...



Arrestohet bosi shqiptar i një rrjeti të drogës në Evropë

Evropaelire.org 

Policia gjermane tha se ka shkatërruar një rrjet të kontrabanduesve të kokainës, duke arrestuar 17 persona në Belgjikë, përfshirë dy drejtues të rrjetit. Operacioni i kryer nga policia belge, pas një njoftimi nga hetuesit gjermanë, çoi në arrestimin e një shqiptari, 34 vjeç dhe një letonezi, 35 vjeç, të cilët janë "ndër bosët më të mëdhenj të drogës në Evropë", tha policia gjermane në një deklaratë. Të kontaktuar nga AFP, policia dhe prokurorët belgë nuk pranuan të komentojnë. Policia kishte... Читать дальше...

Mbi 70 mijë njerëz erdhën në Kosovë në fundjavë

Evropaelire.org 

Gjatë fundjavës, mbi 70 mijë persona kanë hyrë në territorin e Kosovës, nga kufijtë tokësorë dhe ajrorë, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga Policia e Kosovës.  Sipas masave në fuqi, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit nuk kanë nevojë të paraqesin testin PCR për koronavirus dhe as të izolohen. Paraqitja e testit vlen vetëm për personat që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe për ata që vijnë nga shtetet me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit, sipas klasifikimit që... Читать дальше...

Zaev: Një pjesë e marihuanës së vjedhur ndodhet në Kosovë

Evropaelire.org 

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka deklaruar të hënën se një pjesë e substancës narkotike që ishte vjedhur nga një uzinë për përpunimin e kanabisit, ka përfunduar në Kosovë. Dy tonë marihuanë ishin vjedhur më 3 dhjetor në lokalitetin Josifovë afër qytetit të Vallandovës në pjesën juglindore të Maqedonisë së Veriut. “Ministria e Punëve të Brendshme po vepron në mënyrë efektive. Një pjesë e asaj që ishte vjedhur në rajonin Vallandovës tashmë është zbuluar në zonën e Haraçinës, një pjesë është në Kosovë... Читать дальше...

Dy persona shpallen fajtorë për vrasjen e 39 migrantëve

Evropaelire.org 

Dy burra janë shpallur fajtorë për vrasjen e 39 migrantëve vietnamezë të gjetur të vdekur në një kamion-frigorifer në Esiks të Britanisë së Madhe. Migrantët u mbytën në kontejnerin e mbyllur gjatë rrugës nga Zeebrugge në Belgjikë në Purfleet të Britanisë së Madhe, në tetor të vitit 2019. Shoferi i kamionit Eamonn Harrison (24), nga Irlanda e Veriut dhe shtetasi rumun Gheorghe Nica (43), u gjetën fajtorë për 39 akuza të vrasjes nga një gjykatë në Londër. Dy të tjerë u dënuan si pjesë e një komploti më të gjerë të kontrabandës me njerëz. Читать дальше...

Shqiponjat e Malishevës

Evropaelire.org 

Rreth 20 vajza nën moshën 16-vjeçare, janë pjesë e Klubit të Futbollit të Femrave ‘Shqiponja’ nga Malisheva. Ato ëndërrojnë që të veshin fanellën e kaltër dhe të verdhë dhe ta përfaqësojnë Kosovën. Në Kosovë janë gjithsej 24 klube të futbollit të femrave.



Rregullatori i BE-së miraton përdorimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech

Evropaelire.org 

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer-BioNTech. Agjencia tha se hapi "historik" hap rrugën që vaksinimet të fillojnë përfundimisht brenda disa ditësh në 27 vendet anëtare të BE-së. "Është një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër kësaj pandemie që po shkakton vuajtje dhe vështirësi", tha shefi i EMA-s, Emer Cooke në një konferencë për media. Fillimisht data e shqyrtimit për miratimin e vaksinës ka qenë 29 dhjetori, por Agjencia... Читать дальше...

Hospitalizohet Millorad Dodik

Evropaelire.org 

Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, është shtruar në spital për shkak të simptomave, të cilat mjekët i përshkruan si mundim dhe dhimbje stomaku. Qendra Klinike Universitare e Banja Llukës i tha Radios Evropa e Lirë se Dodik, 61-vjeçar u shtrua në spital më 21 dhjetor. Duke përshkruar gjendjen e tij shëndetësore si "të qëndrueshme" dhe "jashtë rrezikut për jetën", mjekët thanë se se një procedurë e hollësishme diagnostikuese ishte në proces. Zyra e Dodikut... Читать дальше...

Negociatat konfidenciale për vaksinën

Evropaelire.org 

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk konfirmojnë nëse Kosova po zhvillon negociata për furnizim me vaksina kundër koronavirusit me dy kompani Pfizer/BioNTech dhe Moderna, vaksinat të së cilave janë miratuar për përdorim dhe ka nisur administrimi i tyre në disa shtete të botës. I pyetur nëse Kosova ka nisur negociatat me këto dy kompani, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, në një konferencë për media të hënën në Prishtinë, tha se kjo çështje është konfidenciale. “Jemi të angazhuar që sa më shpejt ta sigurojmë vaksinën. Читать дальше...

BE-ja e alarmuar me gjendjen e migrantëve në Bosnje dhe Hercegovinë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian (BE) është shprehur “i alarmuar” për gjendjen e migrantëve të cilët ndodhen në Bosnje e Hercegovinë. Sipas BE-së, atyre u kanoset rreziku që në këtë kohë dimri të mbeten pa qasje në nevojat elementare siç janë: strehimi, uji dhe ngrohja. Tre anëtarë të Komisionit Evropian (Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Komisionarja për Punë të Brendshme, Ylva Johansson dhe Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi) kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët... Читать дальше...

Kosovë: Bie numri i të infektuarve, ende pa vendim për udhëtimet nga Britania

Evropaelire.org 

Në Kosovë të hënën janë regjistruar edhe 6 të vdekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), Naser Ramadani, tha në një konferencë për media se rastet e vdekjes janë nga: Prishtina 3 raste, Gjilan 1 rast, Mitrovicë 2 dhe Prizren 1 rast. Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga testimi i 990 mostrave janë shënuar si të infektuar me koronavirus edhe 264 persona. Aktualisht raste aktive janë 11.134... Читать дальше...

Shqipëria ndalon fluturimet me Britaninë e Madhe

Evropaelire.org 

Shqipëria do të ndalojë fluturimet me Britaninë e Madhe dhe të gjithë qytetarët që vijnë nga ky vend edhe përmes rrugëve tokësore, do të detyrohen të izolohen për dy javë. Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu në një konferencë për media, tha se kjo masë është rekomanduar nga Komiteti teknik i ekspertëve, pas paraqitjes së një varianti të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe. “Kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe duke filluar nga ora 06:00 e ditës së martë, më 22 dhjetor, deri në datë 6 janar.

Maqedonia e V. shënon numër rekord të të shëruarve nga COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar 22 viktima me COVID-19 dhe 129 të infektuar që paraqet shifrën më të ulët në katër muajt e fundit, por kjo i referohet numrit të ulët të testeve të kryera në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 591 persona të testuar, në laboratorët e institutit dhe dy laboratorët më të mëdhenj privat. Për herë të parë numri më i madh i viktimave nuk është Shkupi ku janë regjistruar vetëm 3 të vdekur. Në Prilep janë shënuar 9 të vdekur, 2 në Strugë ndërsa nga 1 në tetë qytete tjera. Читать дальше...

Bien investimet e huaja në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Investimet e huaja në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rënie të theksuar, në veçanti në dy tremujorët e fundit, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore. Në tremujorin e tretë, sipas raportit, janë regjistruar disa investime, por ato janë shumë më të ulëta në krahasim me kapitalin e huaj që po largohet nga vendi. Në tremujorin e dytë është regjistruar një ulje prej 9.3 milionë euro të investimeve të huaja, ose në dy tremujorët e fundit minus 14.7 milionë euro. Në periudhën e para pandemisë, Maqedonia... Читать дальше...

Trusti fillon pagesat e dhjetë përqindëshit

Evropaelire.org 

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se të hënën fillon ekzekutimi i pagesave për qytetarët që kanë aplikuar për tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale. Pagesat, sipas njoftimit do të realizohen për aplikimet e bëra më 11 dhjetor 2020. “Pas dërgimit të mjeteve në banka, presim që pagesat të dalin në llogari të përfituesve brenda 24 orëve. Për informim, më 11 dhjetor kanë aplikuar 219,729 kontribuues dhe për ta do të shpaguhen rreth 112.2 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Trustit. Për... Читать дальше...

Hoti: Janari është vonë për zgjedhjen e presidentit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u bëri thirrje partive politike që të dakordohen sa më shpejt për çështjen e presidentit të vendit, duke thënë se “muaji janar është vonë”. Kosova është me ushtruese të detyrës së presidentit qëkur Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti në fillim të nëntorit, për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë. Në bazë të Kushtetutës, ushtruesja e detyrës, Vjosa Osmani, mund ta mbajë këtë pozitë deri në gjashtë muaj. Partitë politike nuk janë pajtuar ende se si të procedojnë me këtë çështje. Читать дальше...

Burgim i përjetshëm për sulmuesin e sinagogës në Gjermani

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Gjermani dënoi me burgim të përjetshëm një person, që sulmoi një sinagogë të qytetit Halle, vitin e kaluar. Stephan Balliet, 28 vjeç, qëlloi dhe vrau një kalimtare dhe një burrë në një dyqan qebapash, pasi dështoi të hyntë në sinagogë, më 9 tetor të vitit 2019. Në kohën e sulmit, 52 hebrenj ndodheshin në sinagogë, duke shënuar festën Yom Kippur. Balliet nuk shprehu pendim për sulmin. Gjatë gjykimit pesëmujor, ai e mohoi Holokaustin, gjë që është vepër penale në Gjermani. ... Читать дальше...


Музыкальные новости
Сергей Шнуров

Сергей Шнуров пристыдил Киркорова из-за "Евровидения": "Тебе велели проклинать!"





Rss.plus
Юлия Савичева

«Прыгала, как сумасшедшая»: Юлия Савичева рассказала об исполнении давней мечты в шоу «УТРО. ТНТ»




Кремль: Путин 23 мая проведет переговоры с королем Бахрейна в Москве

Стоимость шенгенской визы для взрослых с 11 июля увеличится до 90 евро, для детей до 45 евро

Валиева посетила последний звонок в школе

«Ведомости»: садоводов обяжут освоить полученные участки в течение трех лет




Maqedonia e Veriut ndalon fluturimet nga Britania e Madhe

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur ndalimin e të gjitha fluturimeve nga Britania e Madhe, pas paraqitjes së një varianti të ri të koronavirusit. Paraprakisht, Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka dalë me rekomandimin për izolimin për 14 ditë të të gjithë personave që hyjnë në Maqedoninë e Veriut nga Britania e Madhe. "Pas informacionit të fundit në lidhje me shfaqjen e variantit të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe, Shtabi i Krizës miratoi vendimin për t'i ndaluar të gjitha fluturimet... Читать дальше...

Ligjvënësit amerikanë pajtohen për paketën e ndihmës ekonomike

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e Kongresit amerikan u pajtuan për një paketë prej gati 900 miliardë dollarësh, për të ndihmuar ekonominë e shkatërruar nga pandemia e koronavirusit. Pas disa muajsh të negociatave të dështuara, udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit njofuan të dielën vonë se kanë arritur marrëveshjen dypalëshe. Legjislacioni është ende duke u shkruar dhe ka gjasa të votohet sot. Kongresi ka në plan ta kombinojë këtë stimul me një paketë prej 1.4 trilion dollarësh, që duhet miratuar patjetër... Читать дальше...

Si na e ndryshoi jetën koronavirusi?

Evropaelire.org 

Viti 2020 ka qenë si asnjë tjetër që e kemi jetuar deri më tani. Një lloj koronavirusi është përhapur brenda muajsh në shumicën e vendeve në botë, duke na vështirësuar secilin hap të jetës. Përditshmërisë sonë i janë shtuar maskat e dezinfektuesit, por dhe shqetësimi se mos po infektohemi sapo të dalim jashtë shtëpisë.

Rregullatori i BE-së pritet të miratojë vaksinën Pfizer/BioNTech

Evropaelire.org 

Agjencia Evropiane e Barnave pritet t’i japë sot dritën jeshile vaksinës kundër koronavirusit, të zhvilluar bashkërisht nga kompania farmaceutike amerikane, Pfizer, dhe ajo gjermane, BioNTech. Miratimi i agjencisë do t’iu hapë rrugën 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të nisin vaksinimin përpara fundit të vitit. Sapo të miratohet, Komisioni Evropian pritet të nënshkruajë zyrtarisht përdorimin e vaksinës. Agjencia e Barnave ka planifikuar ta marrë vendimin javën e ardhshme, por ajo është vënë nën presion nga vendet e BE-së... Читать дальше...

Partitë dominuese fitojnë zgjedhjet e para në Mostar pas 12 vjetësh

Evropaelire.org 

Partitë dominuese boshnjake dhe kroate fituan shumicën e votave në zgjedhjet lokale të Mostarit, tregojnë rezultatet paraprake. Zgjedhjet në këtë qytet të Bosnjës u mbajtën të dielën, për herë të parë në 12 vjet. Partitë e vogla, përfshirë Bllokun multietnik të Bosnjës, fituan po ashtu ulëse në këshillin e qytetit, të përbërë prej 35 anëtarësh. Për udhëheqjen e qytetit, kryebashkiaku i ri do të ketë nevojë për mbështetjen e shumicës prej dy të tretave. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 55 për qind. Читать дальше...

Raketat shënjestrojnë Ambasadën amerikane në Bagdad

Evropaelire.org 

Një breshëri raketash shënjestroi Zonën e Gjelbër të Bagdadit, duke shkaktuar dëme në kompleksin e Ambasadës amerikane. Ushtria irakiane tha se një “grup i jashtëligjshëm” hodhi tetë raketa në drejtim të Zonës së Gjelbër - vend ku ndodhen ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare. Shumica e raketave ranë pranë një kompleksi bosh dhe plagosën një person të sigurimit irakian, tha ushtria lokale. Ambasada amerikane tha se sistemet e saj të mbrojtjes u aktivizuan, ndërsa i bëri thirrje Qeverisë irakiane që të ndërmarrë veprime... Читать дальше...



Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» УЛУЧШАЕТ ЗАКОНЫ, управляет патентами и улучшает командное планирование в целях учёта интереса всего народа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

Наследие Шаляпина и Рахманинова представили на выставке-форуме «Россия»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов


ATP

Российский теннисист Медведев опустится на строчку в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России