Kina përballet me shpërthim të ri të koronavirusit
Kina po përballet me një prej shpërthimeve më të rrezikshme të koronavirusit, meqë autoritetet shëndetësore kanë thënë se dhjetëra persona kanë rezultuar pozitiv në provincën Hebei, afër kryeqytetit Pekin. Ministria kineze e Shëndetësisë ka thënë se në Hebei janë raportuar 82 raste të reja lokale më 10 janar. Shqetësimet për shpërthime të reja kanë ardhur teksa Kina ka injoruar 11 janarin, përvjetorin e parë të vdekjes së parë në Vuhan, të shkaktuar nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi. Читать дальше...