Lirohen qindra të burgosur në Mianmar
Qindra persona, që janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, si pasojë e puçit ushtarak në Mianmar (Birmani), janë liruar më 24 mars nga burgu në Rangoon, kanë raportuar dëshmitarët dhe mediat lokale. Ky shtet i Azisë Juglindore është përballur me protesta ditore prej puçit 1 shkurtit dhe arrestimit të lideres së rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi. Mbështetësit e saj kanë thënë se akuzat kundër saj janë të rreme. Disa autobusë të mbushur me të burgosur janë larguar nga burgu Insein në mëngjes, kanë thënë dëshmitarët. Читать дальше...