Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2023

Новости за 16.02.2023

Biden thotë se do të flasë me Xi për balonën kineze

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se pret që të flasë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, lidhur me atë që Uashingtoni thotë se ishte balonë kineze e spiunazhit që avionët amerikanë e rrëzuan më herët gjatë këtij muaji teksa po kalonte mbi SHBA. “Nuk jemi pranë një lufte të re të ftohtë”, tha Biden më 16 shkurt. Biden, që foli për balonat kineze dhe tri objekte të paidentifikuara fluturuese që janë rrëzuar nga avionët amerikanë, nuk tha se kur do të bisedojë me presidentin Xi, por ai tha... Читать дальше...

Franca dhe Gjermania: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor në rrugën drejt BE-së

Evropaelire.org 

Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është thelbësor në rrugën e Prishtinës dhe Beogradit drejt bllokut evropian. Kështu është thënë në letrat e ndara që presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ai gjerman, Frank Walter-Steinmeier, i kanë dërguar homologes së tyre kosovare, Vjosa Osmani, për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në letrën drejtuar Osmanit, Macron theksoi nevojën e rinisjes së bisedimeve në kuadër të dialogut të Brukselit. Читать дальше...

Biden: Njohja reciproke, për një të ardhme më paqësore për Kosovën dhe Serbinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke u zotuar se Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen për Prishtinën. Në letrën dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Biden ka shprehur mbështetjen e tij për dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. “SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve me Serbinë. Читать дальше...



Greqia dhe Bullgaria me marrëveshje për të ulur varësinë nga energjia ruse

Evropaelire.org 

Greqia dhe Bullgaria kanë nënshkruar në Athinë marrëveshje për reduktimin e varësisë së tyre ndaj gazit dhe naftës ruse. Kjo do të bëhet përmes një gazsjellësi të ri. Këto shtete të Ballkanit do të bashkëpunojnë në prokurimin dhe ruajtjen e gazit natyror dhe do të “eksplorojnë” në krijimin e një gazsjellësi të ri midis portit të Alexandrapolisit dhe Burgasit, tha zyra e kryeministrit të Greqisë. Marrëveshjet janë “një hap drejt qëllimit strategjik të autonomisë energjetike evropiane”, tha kryeministri grek... Читать дальше...

Kryqi i Kuq kërkon 700 milionë dollarë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

Evropaelire.org 

Kryqi i Kuq bëri thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse që goditën javën e kaluar Turqinë dhe Sirinë. Federata Ndërkombëtare Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe tani vlerëson se do të duhen 702 milionë dollarë për të ndihmuar në krizën humanitare në këto dy shtete. Para një jave, organizata tha se duheshin afër 200 milionë dollarë për këtë katastrofë natyrore. Tërmeti prej 7.8 ballësh i 6 shkurtit – që u pasua nga një tërmet tjetër prej... Читать дальше...

Gjykata e Strasburgut kundër amnistimit të ish-zyrtarëve maqedonas

Evropaelire.org 

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të enjten ka njoftuar se është e papapranueshme kërkesa e ish-funksionarëve të VMRO DPMNE-së, të cilët iu drejtuan këtij institucioni që t’u njihet e drejta e amnistisë nga ana e ish-presidentit të Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov. Ndryshe, ish-presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në prill të vitit 2016 mori vendim të amnistojë (falë) 54 persona të dyshuar nga Prokuroria Speciale për shpërdorim të detyrës përkatësisht për përfshirje në afera korruptive... Читать дальше...

Opozita kritikon qeverisjen dyvjeçare të Kurtit

Evropaelire.org 

Deputetë të partive opozitare në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, kanë kritikuar qeverisjen dyvjeçare nën udhëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ata kanë akuzuar Qeverinë se përgjatë këtyre dy vjetëve nuk ka arritur të adresojnë problemet me të cilët përballen qytetarët e Kosovës, dhe sipas tyre, nuk ka pasur ndryshime pozitive në Kosovë. Largimi i qytetarëve për një jetë më të mirë ne vendet e Bashkimit Evropian, shkalla e lartë e papunësisë dhe varfërisë, janë disa nga... Читать дальше...

Opozita në Shqipëri proteston brenda dhe jashtë Kuvendit

Evropaelire.org 

Me thuajse të njëjtin skenar si të tri ditëve më parë, opozita në Shqipëri protestoi para Kuvendit, por edhe brenda në seancën plenare. Mbështetës të opozitës u mblodhën para Kuvendit, ndërsa deputetë të opozitës u përplasën me punonjës të Gardës së Republikës që nuk lejuan deputetët e Partisë Demokratike, të përjashtuar nga seanca, të hynin në ambientet e Kuvendit. Listës prej tetë deputetësh të përjashtuar më herët iu shtuan edhe tre demokratë të tjerë, mes tyre kreu i kësaj partie, Sali Berisha... Читать дальше...



Serbët, 15 vjet pas pavarësisë: Kemi dalë nga izolimi, por kemi mbetur pa rini

Evropaelire.org 

Stefan Stojanoviq (26 vjeç) nga Pasjani, një komunë me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit, e kalon çdo ditë në Prishtinë ku punon dhe, siç thotë ai, krijon miq të rinj. Ai, gjithashtu, ka diplomuar në një fakultet privat në gjuhën angleze në kryeqytetin e Kosovës dhe beson se të drejtat e komunitetit serb janë përmirësuar në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit, që kur Kosova shpalli pavarësinë. "Kam pasur përvoja ekskluzivisht pozitive, si në vetë universitetin, ashtu edhe në qytet", thotë Stefani për Radion Evropa e Lirë. Читать дальше...

Shqipëria ndan 1 milion euro ndihma për Turqinë

Evropaelire.org 

Shqipëria do t’i ndajë 1 milion euro si ndihmë për Turqinë, pas tërmetit të 6 shkurtit që ka lënë mijëra njerëz të vdekur. Nga tërmetet mbi 7 shkallë të Riheterit në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 39.000 persona. Mbështetja financiare e Shqipërisë për Turqinë është bërë e ditur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë një deklarimi për televizionin shtetëror turk. Zyra e Kryeministrit ka thënë për mediat se Rama ka shprehur solidaritet me popullin e Turqisë dhe gjithë të prekurit nga tërmeti. Читать дальше...

NATO-ja do të dërgojë “dhjetëra mijëra” tenda në Turqi

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca veri-atlantike planifikon të sigurojë strehim për mijëra persona që kanë mbetur në rrugë në Turqi, si pasojë e tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit. Nga tërmetet mbi 7 shkallë të Rihterit, që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë, kanë vdekur mbi 39.000 persona. Stoltenberg ka thënë se NATO-ja është duke ndërtuar streha të përkohshme dhe planifikon të dërgojë “dhjetëra mijëra tenda” në Turqi në ditët dhe javët në vijim. Ai... Читать дальше...

Rrugëtim nëpër ngjarjet që madhështuan Kosovën

Evropaelire.org 

Nga anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare deri te mirëpritja e festivaleve dhe eventeve botërore, Kosovën e përcollën një sërë ngjarjesh që lanë gjurmë në historinë e saj 15-vjeçare si shtet. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa nga datat më të rëndësishme që u shënuan në art, kulturë e politikë.

SHBA: Nuk ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i ka thënë të enjten Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Në përgjigje është thënë se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilit synohet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me qëllim përfundimtar njohjen reciproke”. Çështja e njohjes është aktualizuar pas letrave të dërguara nga presidenti amerikan... Читать дальше...

Kinë: Pensionistët protestojnë kundër zvogëlimit të përfitimeve shëndetësore

Evropaelire.org 

Shumë persona të pensionuar kanë dalë sërish për të protestuar në rrugët e Kinës, kundër zvogëlimit të përfitimeve shëndetësore. Ata janë mbledhur për herë të dytë në Vuhan – ku është identifikuar për herë të parë koronavirusi – si dhe në qytetin verilindor Dalian. Protestuesit kanë dalë nëpër rrugë pasi autoritetet kanë thënë se do të zvogëlojnë shumën e shpenzimeve që mund t’i mbulojë Qeveria për të pensionuarit. Zyrtarët në Vuhan dhe Dalian kanë thënë se nuk janë në dijeni të protestave të fundit, prandaj edhe nuk mund të japin koment.

Si kanë ndikuar tërmetet në planin për zgjedhjet në Turqi?

Evropaelire.org 

Reuters Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë çrregulluar planet për zgjedhjet që do të mbahen në qershor, duke nxitur një debat të ashpër brenda Qeverisë së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe opozitës lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve. Edhe para se të ndodhte fatkeqësia natyrore – që ishte më vdekjeprurësja në historinë moderne të Turqisë – sondazhet kanë sugjeruar se do të ketë një garë të ngushtë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Më poshtë mund të mësoni disa nga skenarët e mundshëm që mund të ndodhin... Читать дальше...



Москва

По запросу Баку в Москве незаконно был задержан известный российский политолог Михаил Александров


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин сообщил о начале работы сезонных ярмарок выходного дня



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Ивлеева

Суд рассмотрит 25 апреля протокол на Ивлееву за дискредитацию ВС России




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

РОСГВАРДИЯ ОБЕСПЕЧИЛА ПРАВОПОРЯДОК ВО ВРЕМЯ ФУТБОЛЬНОГО МАТЧА «ЦСКА» - «СПАРТАК» В МОСКВЕ

В Московской области прошел чемпионат Центрального округа Росгвардии по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Арина Соболенко

Арина Соболенко призналась в том, что не любит женский теннис



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

61 страна, 28 тысяч площадок: «Единая Россия» в шестой раз провела «Диктант Победы»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России