Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2023

Новости за 12.03.2023

Irani thotë se ka arrestuar mbi 100 persona për helmimet në shkolla

Evropaelire.org 

Irani ka thënë se ka arrestuar më shumë se 100 persona në mbarë vendin për helmimet misterioze të mijëra nxënëseve nëpër shkolla, me akuzën se autorët e dyshuar të paidentifikuar mund të kenë lidhje me grupe "armiqësore". Incidenti i parë besohet të ketë ndodhur në nëntor, kur 18 nxënëse në qytetin e Qom u dërguan në një spital pasi u ankuan për simptoma si dhimbje koke, kollë, vështirësi në frymëmarrje, rrahje zemre dhe mpirje të duarve dhe këmbëve. Më pas, dyshimet për helmime u shtrinë në më shumë se 200 shkolla në gjithë Iranin ... Читать дальше...

Afgania kritikon talibanët me këngë kundër poligamisë

Evropaelire.org 

Kënga e fundit e artistes afgane, Farida Tarana, është kritikë ndaj poligamisë dhe kufizimeve të talibanëve ndaj grave. Projekti i saj ka nxitur shumë reagime në Afganistan prej kur është publikuar, tre muaj më parë. Ajo i ka thënë Radios Azadi të Radios Evropa e Lirë se ky është vetëm fillimi i punës së saj. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Bujar Tërstena)

"Revolucioni është ende gjallë"

Evropaelire.org 

Me muaj të tërë Assal u shfaq në publik pa hixhab në shenjë solidarizimi me protestat kundër qeverisë që tronditën Iranin. Këto protesta filluan vrullshëm në shtator të vitit të kaluar ku pati edhe vrasje. Edhe pse këto protesta janë shuar gradualisht në javët e fundit, banorja e Tehranit ende vazhdon të shkelë ligjin për vendosje të detyrueshme të mbulesës, si shenjë e sfidimit të drejtpërdrejtë ndaj regjimit klerik të Iranit. “Dua t’u tregoj [autoriteteve] se revolucioni është gjallë, duke... Читать дальше...



Për 10 javë rresht izraelitët protestojnë kundër disa ndryshimeve ligjore

Evropaelire.org 

Dhjetëra mijëra izraelitë protestuan më 11 mars kundër planeve të Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, që kërkon të bëjë ndryshime në sistemin gjyqësor të shtetit. Protestat mbarëkombëtare kanë qenë një ngjarje e rregullt javore për më shumë se dy muaj. Pavarësisht protestave, kryeministri i Izraelit dhe aleatët e tij janë zotuar të vazhdojnë përpara me një sërë projektligjesh që do t'i heqin Gjykatës së Lartë aftësinë e saj për të rishikuar legjislacionin dhe për t'u dhënë politikanëve... Читать дальше...

Kurti: Marrëveshja bazë mes Kosovës e Serbisë, avancim drejt njohjes së ndërsjellë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se beson se Marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë është një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve. “Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e minoriteteve në të dy shtetet”, tha ai në një video-mesazh të dërguar në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheimit, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim në Gjermani, i cili u publikua nga Qeveria e Kosovës më 12 mars. Читать дальше...

Mësues pa diplomë mësuesie

Evropaelire.org 

Të bëhesh mësues pa u diplomuar për mësuesi! Ministria e Arsimit e Shqipërisë, përmes një udhëzimi të bërë publik në muajin shkurt, ua dha këtë mundësi të rinjve të diplomuar në degë të përafërta me mësuesinë. Ndonëse u kundërshtua nga ekspertë të fushës dhe disa mësimdhënës, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se vendimi merret për të rritur nivelin e mësimdhënies. “Duke pasur objektiv primar interesin e nxënësve dhe të drejtën e tyre për mësimdhënie në nivele të larta shkencore dhe psiko-pedagogjike... Читать дальше...

Osmani diskuton me ministrin e Jashtëm grek për dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Kështu thuhet në njoftimin për media të Presidencës, më 12 mars, pas takimit që ata patën në Prishtinë. “Në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, e cila do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon... Читать дальше...

Senati francez miraton reformën në pensione të Macronit

Evropaelire.org 

Të shtunën në mbrëmje, me 195 vota pro dhe 112 kundër, senati francez ka miratuar planin e reformës në pensione të presidentit Emmanuel Macron. Dispozita kryesore e këtij projektligji është rritja e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Dhoma e lartë e parlamentit francez votoi për reformën pas ditës së shtatë të protestave mbarëkombëtare kundër këtij plani. Shumica e qytetarëve janë kundër reformës së propozuar, sipas sondazheve të opinionit publik. Projektligji pritet të shqyrtohet... Читать дальше...

Studiuesja nga Novi Sadi: Gjuhët janë bukuri, jo problem

Evropaelire.org 

Gjuha, tradita dhe kultura shqiptare janë ato që i interesojnë 25-vjeçares Suzana Mariq nga Novi Sadi, qytet në veri të Serbisë. Kjo është arsyeja pse ajo, gjashtë muaj më parë, vendosi të shpërngulet në Prishtinë, në Kosovë dhe të regjistrohet në programin e studimeve të Ballkanistikës në Fakultetin Filologjik. “Albanologjia në Beograd është e organizuar për të mësuar gjuhën shqipe, ndërkaq ne (në Ballkanistikë në Prishtinë) studiojmë kulturën, gjuhën dhe letërsinë shqipe. Ka të bëjë me qasjen gjuhësore dhe kulturore”... Читать дальше...



Москва

6 городов России, где можно увидеть белые ночи кроме Санкт-Петербурга


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

В Австралии отметили столетие Булата Окуджавы




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Тренер "Динамо" Личка о самой дорогой покупке в Москве: я купил себе самокат

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева


WTA

Россиянка Андреева стала рекордсменкой на турнирах WTA-1000



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Президент России Владимир Путин подтвердил проведение XVI Международного военно-музыкального фестиваля «Спасская башня»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России