Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2023

Новости за 22.03.2023

SHBA-ja rrit sërish normën e interesit

Evropaelire.org 

Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara e ka rritur sërish normën e interesit, pavarësisht shqetësimeve se një hap i tillë mund të përkeqësojë gjendjen aktuale financiare. Vetëm këtë muaj është raportuar për falimentim të disa bankave në SHBA. Rezervat Federale e kanë rritur normën e interesit për 0.25 për qind dhe kanë thënë se ky veprim mund të jetë “i duhuri” pas rritjes së çmimeve të konsumit. Përmes një deklarate, Rezervat Federale kanë thënë se sistemi bankar amerikan është “i qëndrueshëm”. Читать дальше...

Shtyhet seanca për padinë eventuale kundër Trumpit

Evropaelire.org 

Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e një jurie të madhe, e cila do të vlerësojë nëse do të miratojë akuzat kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me një pagesë që i është kryer një ylli të pornografisë, në këmbim të heshtjes. Mediat amerikane, duke cituar disa burime të afërta, kanë thënë se juria e madhe nuk do të mblidhet të mërkurën. E ashtuquajtur juri e madhe, ajo përbëhet prej një grupi të qytetarëve, të cilëve ligji u jep autoritet për të hetuar shkeljet... Читать дальше...

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë pandemisë së koronavirusit në ndërtesën e Qeverisë. Një komitet i Parlamentit britanik është duke e marrë në pyetje Johsonin rreth deklaratave të tij kundërthënëse për festat e organizuara, të cilat i kanë thyer rregullat e atëhershme për luftim të pandemisë. Nëse ky komitet arrin në përfundim që Johnson ka gënjyer me vetëdije, atëherë ai rrezikon pezullim... Читать дальше...



Lista Serbe nuk aplikon për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka thënë të mërkurën se asnjë subjekt politik nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Këto zgjedhje janë caktuar të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Atëbotë, për zgjedhjet në veri kanë aplikuar 11 kandidatë, të cilëve u ka vlejtur certifikimi edhe për zgjedhjet e prillit. Sipas njohësve të çështjeve politike... Читать дальше...

Kina e krijon vaksinën e saj me teknologjinë mRNA kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Kina e ka miratuar vaksinën e saj të parë kundër koronavirusit, e cila e lufton virusin përmes teknologjisë mRNA. Rregullatorët për ilaçe ia kanë dhënë dritën jeshile kësaj vaksine, për përdorim emergjent, ka thënë grupi farmaceutik CSPC, që e ka krijuar vaksinën. Laboratorët e Kinës kanë tentuar me vite që të krijojnë një vaksinë mRNA, pasi autoritetet shtetërore kanë refuzuar që të përdorin vaksina të tilla që janë krijuar nga kompanitë perëndimore. Studimet kanë treguar se vaksinat kineze... Читать дальше...

Nën mbrojtje: Vjosa, 'lumi i fundit' i egër në Evropë

Evropaelire.org 

Qeveria shqiptare e ka shpallur Park Kombëtar lumin Vjosa, në pjesën jugore të Shqipërisë, duke shënuar një fitore për ambientalistët që luftojnë prej vitesh kundër planeve për të ndërtuar hidrocentrale përgjatë rrugës ujore. Në Ditën Botërore të Ujit ju sjellim disa pamje të lumit Vjosa.

Vëllezërve Tate u vazhdohet masa e paraburgimit edhe për një muaj

Evropaelire.org 

Vëllezërit influencues, Andrew dhe Tristan Tate, do të qëndrojnë në mbajtje në Rumani për të katërtin muaj me radhë. Vëllezërit me qëndrime kontroverse, janë në mbajtje prej dhjetorit, dhe po hetohen nën dyshimet për dhunime, trafikim të njerëzve dhe formim të një grupi për krim të organizuar. Të dy kanë hedhur poshtë çdo keqbërje. Avokatët e vëllezërve Tate kanë thënë se ata të dy do të jenë në mbajtje deri në fund të prillit. Nën ligjin rumun, burrat mund të qëndrojnë në mbajtje deri në gjashtë muaj. Читать дальше...

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ndalohet për 48 orë

Evropaelire.org 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale, “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. Në një komunikatë për media është thënë se Prokuroria, bashkë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me çështjet penale. Ademi është zgjedhur në krye të FFK-së në korrik të vitit 2018.



Macron synon që plani për pensione të nisë së zbatuari deri në fund të vitit

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën se pret që projektligji për pensionet të hyjë në fuqi “deri në fund të vitit”. Macron e ka miratuar këtë projektligj, pa miratim në parlament. Ai i ka bërë këto komente në një intervistë në transmetuesin kombëtar, duke thënë se projektligji për rritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjeç, do të “vazhdojë rrugën demokratike”. Këshilli Kushtetues do të duhet të rishikojë projektligjin në javët në vijim dhe ai mund të shndërrohet në ligj vetëm pasi ky trup të japë miratimin. Читать дальше...

Osmani: Serbia të penalizohet për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pa kaluar 24 orë nga pajtimi për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, Beogradi deklaroi se nuk do ta zbatojë atë. Osmani, gjatë një prononcimi për media në Prishtimë më 22 mars, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta drejtojnë “presionin mbi Serbinë” që të respektojë obligimet që ka marrë nga Marrëveshja Bazë e arritur në Bruksel më 27 shkurt, dhe nga Aneksi, për të cilën palët u dakorduan në Ohër më 18 mars. Читать дальше...

Tentim për arratisje, zbulohet tunel në një burg në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi të mërkurën se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike po punojnë për zbulimin e identitet të të burgosurve që po përgatisnin një arratisje nga burgu më i madh i vendit “Idrizovë”, që ndodhet rreth 20 kilometra nga Shkupi. Ministria e Brendshme të martën ka publikuar pamjet e tunelit që po hapej brenda hapësirave të burgut nga së paku tetë të burgosur, të dënuar për vepra të renda penale. “Aksioni është realizuar në bashkëpunim me... Читать дальше...

Arrestohen 20 të dyshuar për shpërndarje të drogës në Tiranë

Evropaelire.org 

Në operacionin anti-drogë të koduar “Harta”, në Shqipëri janë arrestuar 20 persona të dyshuar për shpërndarje të drogës, kryesisht afër shkollave të mesme dhe lokaleve të natës në Tiranë. Kështu tha drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili shtoi se të arrestuarit janë pjesë e dy grupeve kriminale, të cilët komunikonin me mesazhe të koduara dhe përdornin automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e policisë. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan dy kilogramë e 120 gramë kokainë... Читать дальше...

Kurti: Nuk mund të barazohet fjala komunitet me Asociacion

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, flitet për arritjen e një niveli “adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” e jo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti u përgjigj kështu për gazetarët kur u pyet të komentonte deklaratën e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 21 mars, tha se neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit, nuk përfshin zotime të reja për Kosovën... Читать дальше...

Festimi i Nevruzit nëpër botë

Evropaelire.org 

Festa e Nevruzit, apo Viti i Ri Persian, shënohet më 20 dhe 21 mars dhe bie në ekuinoksin pranveror. Nevruzi festohet në mesin e myslimanëve në Kosovë, në Azinë Qendrore, Kaukaz dhe në Lindjen e Mesme, dhe simbolizon dashurinë, pjellorinë dhe ringjalljen shpirtërore duke shpërndarë mesazhe shprese.

Tërnava bën thirrje për paqe në prag të Ramazanit

Evropaelire.org 

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka uruar besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë në prag të nisjes së Muajit të Ramazanit, teksa ka bërë thirrje për paqe në botë. Besimtarët myslimanë në mbarë botën më 23 mars nisin shënimin e Muajit të Ramazanit. Myftiu Tërnava tha se agjërimi e afron besimtarin me krijuesin, e largon nga “egoja, urrejtja e smira” dhe e “motivon për punë e vepra të mira”. “Në këtë natë të madhe, në vigjilje të fillimit të këtij muaji të madh, lusim Zotin që sa më parë të... Читать дальше...

Zgjedhjet në veri sërish në pikëpyetje

Evropaelire.org 

A ka zgjedhje pa favorit zgjedhor? Kjo pyetje është gjithnjë e më e zëshme në veri të Kosovës, pasi Lista Serbe - partia kryesore e serbëve të Kosovës - ka thënë sërish se do ta bojkotojë procesin zgjedhor. Për Dushan Radakoviqin nga Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike në Mitrovicë të Veriut dhe Violeta Haxhollin nga Instituti Demokratik i Kosovës, dilema nuk ka. Zgjedhjet e planifikuara për 23 prill, sipas tyre, janë ende në pikëpyetje. Në ditën kur afati për aplikim dhe konfirmim... Читать дальше...

Koreja e Veriut kryen testime të reja të raketave

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa më 22 mars, tha ushtria e Seulit. Lëshimi i fundit i raketave vjen në kohën kur Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara po mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake. “Ushtria e Koresë së Jugut ka detektuar lëshimin e disa raketa në Detin e Lindjes” nga Koreja e Veriut, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Seulit, duke iu referuar detit që njihet edhe si Deti i Japonisë. “Detajet specifike po analizohen nga autoritetet e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara”, u tha në deklaratë. Читать дальше...

Të paktën 13 viktima nga tërmeti në Pakistan dhe Afganistan

Evropaelire.org 

Një tërmet prej 6.5 shkallësh ka goditur Pakistanin dhe Afganistanin, duke lënë të vdekur të paktën 13 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në të dyja shtetet, thanë zyrtarët. Autoritetet po përballen me vështirësi për të mbledhur të dhëna për viktimat dhe dëmet në zonat e largëta. Tërmeti goditi këtë rajon në Azinë Jugore në orët e vona të së martës, duke bërë që banorët të dilnin nga shtëpitë e tyre. Të paktën nëntë persona vdiqën në Pakistan dhe katër në Afganistan. Shërbimi Gjeologjik... Читать дальше...

Siria thotë se Izraeli e sulmoi aeroportin e Alepos

Evropaelire.org 

Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj aeroportit të Alepos më 22 mars, duke shkaktuar dëme, tha Ministria e Mbrojtjes siriane.  Autoritetet siriane nuk njoftuan për viktima. Ky është sulmi i dytë i këtij lloji ndaj këtij aeroporti gjatë këtij muaji. Aeroporti në Alepo, që është qyteti i dytë më i madh në Siri, ka qenë një kanal kryesor për dërgimin e ndihmave që nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit që goditën Turqinë dhe Sirinë. “Rreth orës 03:55, sipas kohës lokale, Izraeli armik kreu një sulm ajror... Читать дальше...



Москва

6 городов России, где можно увидеть белые ночи кроме Санкт-Петербурга


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин поздравил москвичей с 1 Мая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Анциферова заявила, что уехавшие из России артисты мозолили глаза на ТВ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Волейболисты «Зенита-Казань» стали чемпионами России

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова


Рафаэль Надаль

Теннисист Надаль навестил в больнице 16-летнюю российскую теннисистку Корнееву



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Тарифы ЖКХ вырастут в России



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России