Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2023

Новости за 02.12.2023

Harris skicon vizionin e SHBA-së për Gazën, pas konfliktit

Evropaelire.org 

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris i ka prezantuar të shtunën objektivat amerikane pasi të përfundojë konflikti Izrael-Hamas, duke theksuar se populli palestinez në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, duhet që të ribashkohet nën një entitet qeverisës. Hamasi është grup palestinez, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Harris i ka bërë këto deklarata në një samit për klimën, që po mbahet në Dubai, me kërkesë të presidentit amerikan, Joe Biden, teksa ai mbetet i fokusuar në luftën Izrael-Hamas. Читать дальше...

Në kaosin e ndërtimeve pa leje...

Evropaelire.org 

Në ditët e lira që i ka nga puna, Fitim Ibishi merret me mirëmbajtjen e oborrit të gjelbëruar. Dyzetvjeçari jeton në një shtëpi dykatëshe me shtatë anëtarë të familjes në Lagjen Hajvalia në Prishtinë. Shtëpinë që u ndërtua fillimisht në vitin 2004, ai e trashëgoi nga babai dhe e rinovoi disa herë ndër vite. Objekti u ndërtua pa leje ndërtimi dhe pa kaluar ndonjë procedurë për t’u regjistruar në kadastër. Familja Ibishi u largua nga qyteti i Kamenicës, pasi shtëpia e tyre u dogj gjatë luftës në vitin 1999. Читать дальше...

Raportimet për zhdukjen e 14-vjeçares në Shkup shkelin sërish kodin e etikës

Evropaelire.org 

“Çdo informacion është i rëndësishëm, ju lutem shpërndajeni”, është postimi më i përhapur në rrjetet sociale për kërkimin vajzës 14-vjeçare, Vanja Gjorçevska, gjurmët e së cilës janë zhdukur nga e hëna (27 nëntor) në orën 7 e 30 minuta, kur ishte nisur për në shkollë në qendër të Shkupit. Megjithëse e ëma e vajzës, Zorica Gjorçevska, disa herë ka kërkuar që të mos shpërndahen spekulime në lidhje me zhdukjen e vajzës së saj të mitur, nuk janë të pakta informacionet në rrjetet sociale dhe mediat online me spekulime. Читать дальше...



Festivali i Dritave në Sarajevë

Evropaelire.org 

Në Sarajevë, Festivali i Dritave u hap në Kopshtin Botanik të Muzeut Kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës. Festivali do të jetë i hapur për tre muaj. Në kopshtin botanik dhe në mure janë vendosur zbukurime frymëzuar nga ndërtesa e muzeut.

Papa bën thirrje që të mos përdoren më lëndët djegëse të papërpunuara

Evropaelire.org 

Papa Françesku i ka bërë thirrje të shtunën botës që të mos përdorë lëndë djegëse të papërpunuara. Ai i ka bërë këto deklarata para një samiti për klimën që po mbahet në Dubai, por jo me prezencë fizike, për shkak të një sëmundjeje. Kreu i Selisë së Shenjtë, e ka përmendur në veçanti dhënien fund në përdorim të thëngjillit, naftës dhe gazit, si dhe nevojën për ndryshim të mënyrës së jetesës, për ta ruajtur planetin. Mes tjerash, Papa ka kërkuar edhe që t’iu falen borxhet vendeve të varfra, të goditura prej ndryshimeve klimatike. Читать дальше...

Rikthehet ku ishte pllaka përkujtimore e ushtarëve serbë të rënë në Prishtinë gjatë Luftës së Parë Botërore

Evropaelire.org 

Dioqeza e Rashkës – Prizrenit, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, e kanë kthyer të shtunën, në vendin ku ka qenë më parë, një pllakë përkujtimore të ushtarëve të rënë serbë në luftërat e viteve 1912-1918. Ky monument, i vendosur në varrezat ortodokse në Prishtinë, është zhvendosur në një anë të varrit në mes të muajit nëntor, me iniciativën e Ambasadës franceze dhe asaj gjermane. Ky veprim pati nxitur reagim të ashpër të komunitetit serb në Kosovë. Në vendin e pllakës përkujtimore për ushtarët serbë... Читать дальше...

Krejt çfarë dihet për vrasjen e Liridonës

Evropaelire.org 

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën "Dalip Alshiqi" në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: dorasin G.P dhe N.M, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj. Mediat lokale në Kosovë e kanë identifikuar bashkëshortin si Naim Murseli. Pak orë më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës... Читать дальше...



Gruaja në sektorin e dominuar nga burrat

Evropaelire.org 

Dymbëdhjetë vjet më parë, Eta Morina ishte gazetare, një profesion që ajo e donte shumë. Por, jeta e saj ndryshoi pas vdekjes së vëllait, i cili kishte në pronësi një kompani në fushën e inxhinierisë. Drejtimin e kësaj kompanie atëkohë e mori Eta, që në mesin e shumë të panjohurave arriti të ketë sukses. (Montazhi: Arben Hoti)

A qëndron krahasimi mes Hamasit dhe IS-it?

Evropaelire.org 

Associated Press Përgjatë luftës së fundit në Gazë është bërë qëndrim i Izraelit: Hamasi është Shteti Islamik (IS). Që nga sulmi i përgjakshëm i 7 tetorit i kryer nga Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në jug të Izraelit që nxiti konfliktin, liderët dhe komandantët izraelitë pothuajse në çdo fjalim dhe deklarim publik e kanë lidhur këtë grup palestinez me IS-in. Ata përmendin vrasjen e qindra civilëve nga Hamasi dhe e krahasojnë... Читать дальше...

Kinë: Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, të shkaktuara prej patogjeneve të njohura

Evropaelire.org 

Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes janë duke u shkaktuar prej patogjeneve të njohura dhe nuk ka shenja për sëmundje të reja infektive, kanë thënë autoritetet shëndetësore në Kinë. Ky shtet po përballet me dimrin e parë, pas heqjes së kufizimeve për luftim të pandemisë së koronavirusit. Rritja e numrit të personave të sëmurë në këtë shtet – ku është regjistruar shpërthimi i koronavirusit më 2019 – e ka marrë vëmendjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë javën e kaluar, pas raportimeve për raste të pneumonisë te fëmijët. Читать дальше...

Bora e madhe pamundëson fluturimet në aeroportin e Mynihut

Evropaelire.org 

Fluturimet në aeroportin e Mynihut, në jug të Gjermanisë, janë pezulluar deri në mesditën e së shtunës, për shkak të borës së madhe, kanë thënë zyrtarë të aeroportit. Sipas tyre, shërbimet për menaxhim të borës janë duke punuar për t’i rikthyer operacionet. Sasia e madhe e borës tashmë ka çrregulluar edhe shërbimet e trenave në jug të Bavarisë, dhe stacioni kryesor i trenave në Mynih është virtualisht i bllokuar. Shërbimet e trenave në distanca të gjata janë anuluar dhe masa pritet të zbatohet gjithë të shtunën. Читать дальше...

Izraeli bombardon Gazën pas prishjes së armëpushimit

Evropaelire.org 

Izraeli është duke kryer bombardime vdekjeprurëse në Gazë, për të dytën ditë me radhë, pas një jave të armëpushimit me Hamasin, pavarësisht thirrjeve për zgjatje të kësaj mase. Hamasi është grup palestinez, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Shtëllunga tymi janë parë duke u ngjitur mbi Gazë, ku autoritetet shëndetësore palestineze kanë thënë se gati 200 njerëz janë vrarë, prej rinisjes së luftimeve në mëngjesin e së premtes. Të dyja palët e kanë fajësuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes. Читать дальше...

Më shumë se 400 persona u ndëshkuan me sheriat në Afganistan

Evropaelire.org 

Qeveria e udhëhequr nga talibanët në Afganistan njoftoi se i ka ndëshkuar 417 njerëz me ligjin (islamik) të sheriatit gjatë periudhës së fundit 12-mujore, sipas një raporti të publikuar këtë javë nga Afghan Witness, një organizatë e cila i vëzhgon shkeljet e të drejtave të njeriut në Afganistan. Afghan Witness i mblodhi këto të dhëna duke i shqyrtuar njoftimet e ndëshkimeve me sheriat që ishin postuar në uebsajtin e Gjykatës Supreme e cila udhëhiqet nga talibanët. Njoftimet janë bërë publike prej se lideri suprem taliban... Читать дальше...



Москва

Первый в России электромобиль Tesla Cybertruck заметили на Москве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Московская неделя предпринимательства начнется 16 мая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

МакSим

МакSим о выступлении Трусовой под песню «Отпускаю»: «Как же мне приятно! Какой номер! Какой характер у этой девочки!»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова


Полина Михайлова

Россиянка Полина Михайлова стала чемпионкой Франции по настольному теннису



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Пятерых человек арестовали за грубые нарушения ПДД на Малой Бронной в Москве



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России