Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2023

Новости за 11.12.2023

“Dikush të na shpjegojë se çfarë do të thotë kontrata”: Veriu në dilemë se a do ta paguajnë rrymën

Evropaelire.org 

Kompania Elektrosever mund ta fillojë punën, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë nga Kompania për Shpërndarje të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), që në praktikë do të thotë furnizim me energji elektrike për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë - EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar sipas ligjeve vendore. Ajo buron nga marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë, e arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Читать дальше...

Vriten dy persona në një sulm me armë në Zvicër

Evropaelire.org 

Dy njerëz u vranë dhe një tjetër u plagos nga një burrë i cili shtiu me armë zjarri në dy lokacione në qytetin jugor të Zvicrës, Sion, të hënën, dhe pastaj iku nga vendi i ngjarjes, tha policia zvicerane. I dyshuari u kap dhe u arrestua të hënën pasdite, megjithatë. Autoritetet ishin njoftuar për një person të plagosur në një parking në Sion, kryeqytetin e kantonit Valais, në orën 07:15, tha policia. Ata e gjetën një grua 34-vjeçare me plagë fatale të shkaktuara nga të shtënat me armë. Një... Читать дальше...



Filmi “Barbie” i mbizotëron nominimet për Globin e Artë

Evropaelire.org 

Filmi “Barbie” është në krye të listës së nominimeve për çmimet e Globit të Artë të Hollivudit (Golden Globe), pasi u nominua në nëntë kategori, duke e lënë mbrapa dramën historike “Oppenheimer” me tetë nominime. Këta dy filma do të garojnë në kategori të ndryshme në Globin e Artë, në ceremoninë me tepih të kuq e cila e nis sezonin e ndarjes së çmimeve të Hollivudit në janar. “Barbie”, e regjisores Greta Gerwing, do të garojë për komedinë apo filmin më të mirë muzikor kundër filmave “American Fiction”, “The Holdovers” dhe të tjerëve. Читать дальше...

Petkoviqi thotë se bisedoi me Lajçakun për themelimin e Asociacionit

Evropaelire.org 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se bisedoi të hënën në Bruksel me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për marrëveshjet e arritura mes dy vendeve deri tani, në veçanti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai njoftoi në rrjetin social X se një ekip ekspertësh nga Beogradi morën pjesë në bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe hartimin e draft-statutit të tij. Читать дальше...

Navalny dërgohet në një burg të ri, nuk dihet vendndodhja e tij

Evropaelire.org 

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, nuk është më në burgun IK-6 Melekhovo, pasi është bartur në një burg tjetër, vendndodhja e të cilit nuk dihet ende, tha të hënën zëdhënësja për media e kritikut të Kremlinit, Kira Yarmysh. “Ata sapo dolën nga ndërtesa e IK-6 Melekhovo dhe i thanë një avokati se i burgosuri Navalny nuk është më në listën e të burgosurve. Ata nuk pranojnë të thonë nëse ai është transferuar”, tha Yarmysh në rrjetin social X. Më herët gjatë ditës, Yarmysh tha se Navalnyt... Читать дальше...

Bislimi: Kontrata Elektrosever-KEDS është hap drejt normalizimit të furnizimit me rrymë në veri

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e quajti të hënën nënshkrimin e kontratës mes Elektroseverit dhe kompanisë kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS), një hap tjetër drejt normalizimit të furnizimit me rrymë dhe lëshimit të faturave për qytetarët në katër komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës. Të shtunën, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi për nënshkrimin e kontratës mes kompanisë serbe dhe KEDS-it. “Operimi edhe në veri... Читать дальше...

Serbia dhe Kina nënshkruajnë memorandum për pagesa në juan

Evropaelire.org 

Bankat qendrore të Serbisë dhe Kinës nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për krijimin e një marrëveshjeje kliringu dhe përcaktimin e një banke kliringu në Serbi për juanin kinez, njoftoi më 11 dhjetor Banka Kombëtare e Serbisë (NBS). Guvernatorja e NBS-së, Jorgovanka Tabakoviq dhe guvernatori i Bankës Kombëtare të Kinës, Pan Gongsheng, nënshkruan një dokument që rregullon bashkëpunimin në lidhje me kryerjen e transaksioneve në juan kinez nga bankat në Serbi. “Ky është një hap tjetër në përmirësimin... Читать дальше...



QKUK-ja “magazinon” mbetje radioaktive

Evropaelire.org 

Në Kosovë nuk ka një vend të posaçëm për trajtimin e mbetjeve radioaktive të substancave që përdoren në shëndetësi. Ekspertë të fushës tërheqin vërejtjen se nëse ato nuk trajtohen, bëhen të rrezikshme. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë vetëm se kanë miratuar një plan strategjik për menaxhimin e mbetjeve mjekësore, ku përfshihen edhe ato radioaktive, por nuk japin hollësi se si do ta ndikojë kjo situatën në terren. Ku ka mbetje radioaktive? Me përparimin e mjekësisë, Shërbimi i Mjekësisë Nukleare... Читать дальше...

Disa shtete arabe hyjnë në grevë në solidaritet me Gazën

Evropaelire.org 

Punëtorë, biznese dhe institucione janë duke marrë pjesë në një grevë të përgjithshme të hënën, në disa vende arabe, për të shprehur solidaritet me Gazën, dhe duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm. Në Jordani, shumë rrugë janë parë të thata, dhe dyqanet janë mbyllur në kryeqytetin Amam, si dhe disa qytete tjera të Jordanisë, kanë raportuar mediat lokale atje. Banerët janë vendosur në dyert të dyqaneve të mbyllura, duke treguar për pjesëmarrjen e tyre në grevë. Në Liban janë mbyllur edhe shkollat e institucionet qeveritare. Читать дальше...

Masë paraburgimi për të dyshuarin e katërt në rastin e vrasjes së Liridonës

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar të hënën masë paraburgimi për T.D, i dyshuari i katërt që besohet se lidhet me vrasjen e Liridona Murselit. Në një komunikatë për media, nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e kësaj mase. Liridona është vrarë më 29 nëntor, në një fshat afër Prishtinës. Për tre burrat, që dyshohet se janë të përfshirë në vrasje – përfshirë burrin e saj Naim Murselin – gjykata e ka vendosur masë të njëjtë paraburgimi, ditë më parë. Ditëve të fundit është arrestuar i dyshuari i katërt... Читать дальше...

Austria u bën ofertë të kushtëzuar Bullgarisë dhe Rumanisë për Schengen

Evropaelire.org 

Austria - e cila ka qenë në krye të kundërshtimeve brenda Bashkimit Evropian, që Rumania dhe Bullgaria të pranohen në zonën për lëvizje të lirë, Schengen - ka thënë të hënën, se mund ta ndërrojë mendjen, por vetëm për udhëtimet me aeroplanë, në këmbim të forcimit të sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së. Në një takim të ministrave të brendshëm të bllokut evropian, një vit më parë, në të cilin të dyja vendet kanë shpresuar se do të pranohen në zonën më të madhe në botë për udhëtime pa pengesa,... Читать дальше...

Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Protesta kundër dhunës dhe vrasjes së grave në Kosovë, atmosfera festive në Prishtinë, temperaturat e ulëta në Siberi, janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Haxhi Shala intervistohet nga Gjykata Speciale

Evropaelire.org 

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, është ftuar të hënën për intervistim nga Gjykata Speciale. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar i biri i Shalës, Flakroni. Ai ka thënë se Haxhi Shala është duke u intervistuar në zyrat e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në Fushë Kosovë. “E kanë ftuar për intervistim, deri më tani e kemi vetëm këtë informatë. Nuk i dimë arsyet, tani ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë”. Zyra e Prokurorit të Specializuar... Читать дальше...

Gjykata Supreme e Indisë miraton shfuqizimin e statusit special të Kashmirit

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme e Indisë e ka lënë në fuqi vendimin për heqjen e statusit special për ish-shtetin Jamu dhe Kashmir. Qeveria e kryeministrit indian, Narendra Modi, e ka revokuar më 2019 Artikullin 370 të Kushtetutës, e cila i ka thënë këtij rajoni një lloj autonomie. Ky vend me mbi 12 milionë njerëz është ndarë, po ashtu, në dy territore të administruara ndryshe prej tjetrës. Në vendimin e gjykatës është thënë se Qeveria duhet t’i mbajë zgjedhjet në këtë rajon, në shtator të vitit 2024. Aty... Читать дальше...

Izraeli bombardon jugun e Gazës, pas kërcënimeve të Hamasit për pengjet

Evropaelire.org 

Izraeli e ka bombarduar të hënën qytetin kryesor të jug të Gazës, Han Junis, pasi grupi palestinez Hamas, ka paralajmëruar se asnjëri prej pengjeve izraelite nuk do të largohet gjallë prej territorit, derisa të përmbushen kërkesat për lirim të të burgosurve. Hamasi, grupi radikal që udhëheq Gazën, është shpallur grup terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Hamasi e ka nxitur këtë luftë, pasi ka kryer sulmet më vdekjeprurëse ndonjëherë në tokën izraelite, më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz... Читать дальше...

Australia do ta përgjysmojë numrin e migrantëve që pranon

Evropaelire.org 

Qeveria australiane ka thënë se do ta përgjysmojë numrin e migrantëve që pranon, teksa tenton të përmirësojë sistemin “e prishur” të imigrimit. Ky vend mëton të pranojë 250.000 njerëz – shifër në përputhje me nivelet para pandemisë së koronavirusit – deri në qershor të vitit 2025. Rregullat për viza, për studentët ndërkombëtarë, dhe punëtorët e pakualifikuar, do të ashpërsohen, po ashtu, sipas planit të ri. Migrimi është rritur në nivele rekorde në Australi, duke e shtuar presionin në fushën e strehimit dhe infrastrukturës. Читать дальше...



Москва

МЧС РФ: в общежитии РУДН в Москве произошло короткое замыкание


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин назвал современные технологии, которые используют в городском хозяйстве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Пол Маккартни

Николаю Фоменко – 62: что связывает артиста с Полом Маккартни и «Формулой-1», и при чем тут гвозди




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова


Даниил Медведев

Медведев сыграет с Бубликом в Мадриде 



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Новости 24 часа

Героическое участие армян в СВО. Часть третья



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России