Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2020

Polemika në kuvend për taksën

0
Polemika në kuvend për taksën

Me kërkesën e 41 deputetëve nga partitë opozitare, Kuvendi i Kosovës po mban sot një seancë të jashtëzakonshme lidhur me paralajmërimin e kryeministrit, Albin Kurti, për shfuqizimin hap pas hapi të tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Daut Haradinaj, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ekzistojnë shumë arsye për të mos hequr taksën prej 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, duke mos pasur edhe një garanci nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç ka thënë ai, në rast se Kosova e hap tregun ndaj Serbisë, kjo do të jetë rrezik për të nesërmen.

“Deputetë të nderuar, ju ftoj që sot të gjithë të jemi unik përballë Serbisë. Në këtë parlament mund ta dëshmojmë se sa jemi të vendosur. Pra, këtu sot mund ta vendosim fatin tonë se çka do të ndodhë nesër për një diskutim apo kompromis, siç po quhet, i dhimbshëm. E çka mund të jetë ai kompromis? A do të jetë ‘Zajednica’ (Asociacioni komunave me shumicë serbe) apo do të jetë copëtimi i Kosovës. Kjo mbetet të shihet dhe këtë e kanë në dorë vetë kryeministri dhe partnerët e tij”, ka thënë Haradinaj.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të mos e heq taksën ndaj prodhimeve të Serbisë, duke thënë se për këtë do ta ketë mbështetjen e Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës.

Bedri Hamza, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se taksa është pasojë dhe rezultat i veprimeve të Serbisë ndaj Kosovës. Serbia nuk ka respektuar një pjesë të madhe të marrëveshjeve në Bruksel. Por, sipas tij, në momentin që Kosova duhet ta ketë një vendim për taksën ndaj mallrave të Serbisë, duket ta ketë parasysh përkushtimin e shtuar dhe vëmendjen e përqendruar të administratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, si dhe përfaqësuesit të posaçëm të këtij vendi për dialogun Kosovë –Serbi, ambasadorit Richard Grenell.

Sipas tij, ato që Kosova dëshironte t’i arrinte si shtet, përmes taksës ndaj prodhimeve të Serbisë, kundër agresivitetit politik të Serbisë, tashmë mund të bëhen me efikasitet më të madh në koordinim me partnerët strategjikë.

“Kjo qeveri nuk ka plan as të përgjithshëm e as konkret dhe për më shumë, situatën aktuale e ka marrë ngeshëm dhe nuk i nxitohet. Ne dëshirojmë që këtë çështje ta shtrojmë përtej taksës. A janë të përgatitura institucionet, a kanë vizion dhe plan të qartë për dialogun, a kanë gatishmëri – pasi që mendoj që çështja është edhe më e rëndësishme dhe shkon përtej taksës – a janë të përgatitura dhe të gatshme për marrëveshjen finale, e cila do të hapte dhe përshpejtonte rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, anëtarësimit në NATO dhe sigurimit të ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Hamza.

Rexhep Selimi, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë që taksa prej 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë nuk i leverdisë kësaj të fundit, por vetë taksa nuk është e mjaftueshme për të krijuar pozicion të favorshëm të Kosovës të Kosovës ndaj Serbisë, sikurse do ta bëjë këtë reciprociteti. Selimi, gjithashtu, ka theksuar se vetë partitë opozitare, të cilat e kanë iniciuar seancën e jashtëzakonshme, nuk kanë qëndrim të njëjtë për taksën.

“Duke marrë parasysh që subjektet politike opozitare nuk kanë paraqitur ndonjë qëndrim të përbashkët politik sa i përket kësaj çështje, ndonëse e kanë nënshkruar bashkërisht kërkesën për seancë, duke marrë parasysh po ashtu që përveç diskursit të ndryshëm me njëri-tjetrin, kanë edhe qëndrime të politike kontroverse për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës, si dhe po ashtu edhe për reciprocitetin me Serbinë, pashmangshëm shtrohet pyetja se çka po kërkon sot opozita, mbajtjen apo heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës”, tha Selimi.

*Video: Kurti tregon hapat e heqjes së taksës ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se të dy partnerët e koalicionit që nga fushata elektorale kanë deklaruar se taksën do ta zëvendësojnë me masën e reciprocitetit. Ai ka theksuar se tashmë është rritur dukshëm presioni ndërkombëtar nga aleatët kryesorë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian, për të përmbyllur bisedimet me një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me Serbinë. Tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, sipas tij, nga miqtë ndërkombëtarë të Kosovës është vlerësuar si pengesë për zhvillimin e dialogut.

“Me synim për mbylljen e procesit të dialogut dhe marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, Lidhja Demokratike e Kosovës, synon të bashkëpunojë dhe të bashkërendojë veprimet me aleatët tanë, në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i njoftuar ata fillimisht me listën gjithëpërfshirëse të pengesave ekonomike dhe politike që Serbia po i ndërmerr ndaj Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar që me tarifën e hequr, në rast se dialogu nuk rezulton të prodhojë rezultatet e pritura dhe politika e Serbisë nuk ndryshon, masat reciproke të identifikuara do të vendosen sipas një plani të bashkërenduar në mes të partnerëve të koalicionit, por edhe spektrit politik në Kosovë.

Përplasja Kurti-Veseli

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë që angazhohet për zëvendësimin e tarifës ndaj mallrave të Serbisë me reciprocitetin të plotë ekonomik, politik dhe tregtar. Ai ka thënë se aplikimi i tarifës 100 për qind nga ana e Kosovës është shfrytëzuar si pretekst nga Serbia për të refuzuar dialogun dhe si rezultat i kësaj, Kosova u bë subjekt i trysnisë ndërkombëtare, ndërkohë që, sipas tij, efekti i tarifës 100 për qind, ka qenë minimal edhe për faktin se nuk është zbatuar siç duhet. Vendosja e masave të reciprocitetit, siç ka thënë kryeministri Kurti, ndërlidhet edhe me çështjen e dialogut.

“Deri më tani, dialogu me Serbinë, në thelb, është bërë mbi e rrotull dhe për statusin e Kosovës. Me vendosjen e reciprocitetit, dialogu do të mund të orientohet drejt zgjidhjes së pengesave, një nga një, që janë ndërmjet nesh, si dy shtete. Pra, në vend se të dialogojmë me Serbinë, për territorin tonë, për organizimin e sistemit institucional, ne do të dialogojmë për pikat që e reflektojnë sovranitetin e vendit. të jemi sovran kur diskutojmë e jo të diskutojmë për sovranitetin pa qenë sovran”, tha Kurti.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe lider i saj, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë dhe mbetet largimi i taksës. Sipas tij, ai si drejtues i Partia Demokratike e Kosovës, edhe një vit më parë pati propozuar pezullimin e taksës, në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të dialogut me Serbinë, gjë që ishte kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ditëve të fundit po shohim skena të këtij koalicioni (qeverisës) për heqjen e taksës. Më vjen keq edhe nga kjo çfarë dëgjuam sot këtu. Nuk janë të sinqertë me qytetarët. Njëra palë kërkon tërheqje të menjëhershme të taksës, ndërsa pala tjetër, heqje të pjesshme, reciprocitet. Këto sjellje kanë nga pak edhe nuanca hipokrizie. E vërteta është se ata, ky koalicion, duhet t’i dëgjojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose duhet të përgatiten për humbjen e pushtetit. Rrugë të mesme nuk ka”, tha Veseli.

Plani i Kurtit për taksën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur planin e tij për heqjen e taksës. Ai ka njoftuar se më 15 mars do të hiqet taksa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Ai ka thënë se nëse Serbia ndalë fushatën për çnjohje dhe zotohet për heqjen e barrierave jotarifore, nga 1 prilli, taksa do të hiqet prej një periudhe prej 90 ditësh. Nëse Serbia nuk i përmbahet këtyre zotimeve, sipas Kurtit, nga 15 qershori, do të rivendoset taksa 100 për qind dhe do të zbatohet parimi i reciprocitetit.

Ky plan i Kurtit është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara. Ambasadori Grenell, menjëherë pasi Kurti paraqiti planin e tij për heqjen e taksës deklaroi se kryeministri i Kosovës bën “gabim serioz”, pasi sipas tij, kërkesa e SHBA-së është që tarifat të hiqen plotësisht.

Partnerët e koalicionit qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës, deri më tash kanë shfaqur qëndrime jo të unifikuara lidhur me çështjen e tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bisnjë e Hercëgovinës. Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur qëndrimin për heqjen e kësaj tarife hap pas hapi, fillimisht për importimin e lëndës e parë.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shprehur qëndrimin se tarifa duhet të hiqet tërësisht.

Taksa 100 për qind u vendos në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës, që atëbotë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj. Kjo taksë është vlerësuar si pengesë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka refuzuar që të kthehet në tavolinën e bisedimeve pa u hequr taksa.

SHBA-ja, por edhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që të heqin taksën, për t’i hapur rrugë rinisjes së dialogut.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Рахманинов

Концерт “Рахманинов под небом”




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России