Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2020

Gratë në biznes, përtej paragjykimeve dhe sfidave

0
Gratë në biznes, përtej paragjykimeve dhe sfidave

Edhe pse viteve të fundit është rritur numri i grave sipërmarrëse, ato vazhdojnë të përballen ende më sfida të shumta në mjedisin e biznesit.

Për t’u dalë në ndihmë atyre, shpesh ndërmerren iniciativa të ndryshme qoftë nga institucionet shtetërore apo organizatat vendore dhe ndërkombëtare, të cilat përpiqen t’i inkurajojnë dhe mbështesin në synimet e tyre për të nisur një biznes. 

Por, pavarësisht mbështetjes, ende ekziston një dallim i madh në mes numrit të bizneseve që drejtohen nga burrat dhe atyre që drejtohen nga gratë në Kosovë. 

Këtë e tregojnë edhe statistikat zyrtare. Sipas platformës elektronike "Bizneset e Hapura", vetëm 11 për qind e bizneseve aktive në Kosovë, ose 23,416 biznese udhëhiqen nga gratë.

Ajo që vërehet në këtë platformë është se aktivitetet biznesore me numrin më të madh që udhëhiqen nga gratë janë; sallonet e floktarisë dhe trajtimet e tjera të bukurisë me mbi 3000 biznese, pasuar nga tregtia më pakicë në dyqane jo të specializuara ku mbizotëron ushqimi dhe tregtia me pakicë e veshjeve.

Ndryshe nga këto aktivitete afariste, në Kosovë disa gra kanë filluar biznese edhe në fushën e teknologjisë informative. Një ndër sipërmarrëset e para grua në këtë sektor është Zana Tabaku. Ajo thotë se në kompaninë e saj ka të punësuar 20 persona.

Zana për Radion Evropa e Lirë, tregon se në fillimet e të bërit biznes në vitin 2009, ka pasur paragjykime se një grua mund të udhëheq një biznes të tillë, por me kalimin e kohës, sipas saj, paragjykimet janë eliminuar.

“Disa sfida fillimisht kanë qenë në nivelin institucional. Kur kemi shkuar në takime unë dhe disa kolegë meshkuj, nuk u drejtoheshin nga unë, por nga kolegët meshkuj. Kjo ka qenë pak më sfiduese për mua sa i përket profesionit tim. Por, më vonë edhe meshkujt tjerë u adaptuan se edhe femrat mund të jenë të afta në profesionin e teknologjisë informative”, thotë Zana Tabaku.

Përveç paragjykimeve, problem tjetër i të qenit grua në fushën e të bërit biznes është mungesa e kapitalit.

Mirlinda Kusari- Purrini, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Afariste të Gruas “SHE-ERA”, për Radion Evropa e Lirë, thotë se problem kryesor për fillimin e një biznesi të ri, është mungesa e regjistrimit të pronave në emër të grave.

Mosregjistrimi i pronave në emër të grave, u pamundëson atyre marrjen e kredive në bankat komerciale për rritjen e veprimtarisë së tyre, e madje edhe nëse kanë të drejtë të marrin kredi, normat e interesit janë shumë të larta.

“Për këtë arsye gratë edhe hezitojnë të marrinë kredi, për shkak se nuk janë të sigurta se a mund t’ia dalin që ta mbulojnë kamatën e kredive dhe paralelisht tërrisin veprimtarinë e tyre”, thotë Kusari-Purrini.

Edhe Zana Tabaku, pohon se deri më tani nuk ka fituar ndonjë grant apo subvencion nga institucionet qeveritare apo jo qeveritare. Ajo thotë se për fillimin e biznesit ka gjetur investitorë në diasporë.

“Fatmirësisht, në fillim të themelimit të biznesit nuk kemi pasur nevojë të marrim kredi. Por, më vonë kur kemi pasur kriza jemi drejtuar tek institucionet financiare për kredi, por ka qenë shumë problematike sepse qasja në financa është shumë e vështirë si biznes i ri. Deri më tani nuk kemi marrë as kredi dhe as grant apo subvencione. E kemi filluar me investime nga Anglia (diaspora). Tash kemi arritur një qëndrueshmëri të kompanisë dhe gjenerojmë vetë të ardhura”, tha Tabaku.

Video nga arkivi: Gratë thyejnë barrierat në "profesionin e burrave"

Pavarësisht numrit të vogël të grave në biznes në platformën elektronike, "Biznese të Hapura", në top 10 bizneset sipas vlerës së kapitalit, në rend të parë radhitet një biznes në sektorin e transportit ajror, që drejtohet nga një grua. 

Në anën tjetër, zyrtarë të qeverisë vazhdimisht kanë premtuar fuqizimin e pjesëmarrjes dhe performancës së gruas në biznes.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

Джиган о «Выжить в Дубае»: «Понимал, приеду — буду жрать тараканов, а у меня диета. Опять стану жирным!»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


Людмила Самсонова

Теннисистка Самсонова вышла в финал турнира в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Блоги

В России запустили бесплатного цифрового ЗОЖ-помощника



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России