Princi Çarls është infektuar me koronavirusin e ri
![Princi Çarls është infektuar me koronavirusin e ri](https://gdb.rferl.org/F3B1F237-C6C8-4D99-A0FD-7080D32C813C_w800_h450.jpg)
Princi Çarls në Mbretërinë e Bashkuar, 71 vjeç, është infektuar me koronavirusin e ri. Ai po shfaq simptoma të buta "por përndryshe mbetet në shëndet të mirë", tha një zëdhënës.
Gruaja e tij Kamilla, gjithashtu është testuar, por nuk ka virus.
Princi dhe Dukesha janë izoluar ka thënë zëdhënësi për të shtuar se "nuk ishte e mundur të konstatohej se nga kush është infektuar Princi Çarls.
Angazhimi i fundit në publik i Princit Çarls ishte më 12 mars - në të njëjtën ditë kur pa për herë të fundit me nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth.
Zyrtarët e Pallatit thonë se Mbretëresha vazhdon të ketë "shëndet të mirë".
Për lajmet e fundit rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.