Një pacient në Kosovë drejt shërimit nga koronavirusi
![Një pacient në Kosovë drejt shërimit nga koronavirusi](https://gdb.rferl.org/32171B7B-1308-4E46-95F6-84177724BA1B_w800_h450.jpg)
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të mërkurën se testi i një pacienti, i identifikuar më herët me koronavirus, ka dalë negativ.
“Nevojitet edhe testi kontrollues dhe shpresojmë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID-19 në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media të IKSHPK-së.
COVID-19 është sëmundja që e shkakton një koronavirus i ri, e cila deri më tash ka shkaktuar vdekjen e mbi 20,000 njerëzve në botë.
Kosova, aktualisht, ka 71 persona të prekur me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.
Të mërkurën, IKPSHK-ja ka konfirmuar tetë raste të reja të të infektuarve.
Për lajmet e fundit rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.