Shkon në 71 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë
![Shkon në 71 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë](https://gdb.rferl.org/B59C02DF-E523-46B7-B4E4-076A4E144110_w800_h450.jpg)
Autoritetet në Kosovë njoftuan të mërkurën se tetë persona të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se në total janë testuar 34 vetë.
Në komunikatën e tij për media thuhet se katër nga të infektuarit e rinj janë me vendbanim në fshatin Domanek, Malishevë, tre në Prishtinë dhe një në fshatin Studime e Ulët, Vushtrri.
Shifra e fundit e çon në 71 numrin e të infektuarve në Kosovë.
Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.
Për lajmet e fundit rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.