Kryeministri britanik infektohet me koronavirus
![Kryeministri britanik infektohet me koronavirus](https://gdb.rferl.org/1C7FE857-03D0-4E6D-AC52-19621EA932DB_w800_h450.jpg)
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
Zëdhënësi i tij ka thënë se simptomat e tij janë të lehta dhe se ai do vazhdojë të udhëheqë përgjigjjen e qeverisë ndaj virusit, ndonëse do të vetizolohet.
“Në 24 orët e fundit unë kam pasur simptoma të lehta dhe dola pozitiv në testin për koronavirus”, ka thënë Johnson.
“Unë jam vetizoluar mirëpo do të vazhdoj të udhëheqjen e veprimeve qeveritare ndaj virusit përmes video-konferencës”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
Britania e Madhe deri më tani ka raportuar për 11,813 persona të infektuar me koronavirus dhe 580 të vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje.
Për lajmet e fundit rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.