Hungaria vendos kufizime shtesë në lëvizje
![Hungaria vendos kufizime shtesë në lëvizje](https://gdb.rferl.org/187D5157-E683-4981-8714-D426C8C2B9A8_w800_h450.jpg)
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë se nga dita e shtunë do të vendosen kufizime shtesë në lëvizje për banorët e këtij shteti.
Orban ka thënë për radion shtetërore se deri më 11 prill do të lejohet vetëm shkuarja në punë, blerja e ushqimit dhe ilaçeve apo dërgimi i fëmijëve në qendra për kujdes.
Dyqanet ushqimore dhe barnatoret do të rezervohen nga ora 9:00 e mëngjesit dhe në orën 12:00 për personat mbi moshën 65-vjeçare.
Hungaria deri më tani ka raportuar për 300 raste me koronavirus, derisa 10 persona kanë vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19 që shkakton ky virus.
Për lajmet e fundit rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.