Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2020

VMRO-ja në protestë, akuzon kryeministrin Zaev për shitjen e interesave kombëtare

0
VMRO-ja në protestë, akuzon kryeministrin Zaev për shitjen e interesave kombëtare

Opozita maqedonase ka bllokuar për rreth dy orë trafikun në Shkup në protestën e organizuar kundër qeverisë, për shkak të siç ka thënë, “shitjes së interesave kombëtare e shtetërore në bisedimet me Bullgarinë”.

Me moton “Për shpëtimin e së ardhmes maqedonase dhe për të ardhmen e popullit maqedonas”, protestat janë mbajtur para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe para qeverisë.

“Populli duhet të dijë të vërtetën, partia më e madhe e opozitës duhet të dijë të vërtetën se për çfarë po bisedohet në Bullgarinë”, ka deklaruar lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Ai ka përsëritur qëndrimin se “VMRO DPMNE-ja nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Bullgarinë, në rast se më të qeveria dëmton interesat kombëtare, gjuhën maqedonase, kombin maqedonas si dhe nëse heq dorë nga pakica maqedonase në Bullgari”.

Paraprakisht deputeti i kësaj partive, Antonio Milloshoski, ish ministër i Jashtëm kërkoi  dorëheqjen e kryeministrit, Zoran Zaev, dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov duke akuzuar për negociata të fshehta me Bullgarinë, në dëm të interesave të Maqedonisë së Veriut.

“As Bujar Osmani, as Zoran Zaevi dhe as Nikolla Dimitrov nuk kanë të drejtë të bëjnë pazar me interesat shtetërore e kombëtare. Ata nuk kanë të drejtë të luajnë me të rënët, kujtimet dhe të kaluarën, me dhimbjen dhe me vlerat tona për çlirimin e Maqedonisë dhe Evropës. Ata duhet sa më parë që të japin dorëheqje”, ka deklaruar deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Por, pretendimet e opozitës janë hedhur poshtë nga Lidhja Social Demokrate e kryeministrit, Zoran Zaev duke akuzuar  VMRO DPMNE-ja se “punon për shërbime të huaja në dëm të shtetit”.

“Atdheu ynë është i tërë dhe mbetet i tërë. Mickoski paraqet rrezik për shtetin dhe qytetarët. Mickoski dhe VMRO-DPMNE vazhdimisht bllokojnë proceset në vend, po bllokojnë luftën kundër koronavirusit, po bllokojnë punën e Kuvendit, po bllokojnë përparimin drejt NATO-s, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Shumica e qytetarëve i dhanë mbështetje të madhe progresit dhe të ardhmes. Republika e Maqedonisë së Veriut po lëviz përpara drejt një të ardhme progresive dhe drejt realizimit të angazhimeve strategjike”, ka deklaruar StefanVasev, përfaqësues i LSDM-së.

Përplasjet mes pushtetit dhe opozitës në Maqedoninë e Veriut pasuan veton bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Korniza e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së ishte paraparë të miratohej në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, më 10 nëntor, por kjo u kundërshtuar nga Sofja e cila kërkon nga Shkupi marrëveshje paraprake mbi prejardhjen e identitetit dhe të gjuhës maqedonase, të cilat pretendon se kanë rrënjë bullgare, por ato janë refuzuar nga autoritetet në Shkup.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

В Бурчтии в театре кукол «Ульгэр» 14-16 июня пройдут «Волшебные выходные»! - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


News Every Day

Virtual Luck: Exploring Vavada Casino



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России