Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2020

Ekipi ligjor i Trumpit vazhdon luftën për përmbysje të rezultatit zgjedhor

0
Ekipi ligjor i Trumpit vazhdon luftën për përmbysje të rezultatit zgjedhor

Ekipi ligjor i presidentit aktual amerikan, Donald Trump planifikon të vazhdojë luftën për përmbysje të rezultateve, pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka refuzuar përpjekjet për të kthyer mbrapsht fitoren e Joe Bidenit në Pensilvani.

Vendimi i Gjykatës Supreme më 8 dhjetor ka qenë humbje e madhe për përpjekjet e Trumpit, ekipit ligjor dhe aleatëve të tij republikanë, që kanë nisur një varg padish për të përmbysur rezultatin zgjedhor.

Gjykata ka kundërshtuar padinë për rezultatet në Pensilvani pa ndonjë koment. Kjo ka qenë një prej padive që ekipi i Trumpit ka dërguar në gjykatën më të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Kjo gjykatë ka shumicë konservatore 6-3, duke përfshirë tre të emëruarit e Trumpit.

Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë, Josh Shapiro, demokrat, ka thënë përmes një postimi në rrjetin Twitter, se vendimi “dërgon mesazh të qartë”, duke shtuar se “është koha për të vazhduar më tutje”.

Trump ka pretenduar - pa ofruar argumente - se ka fituar zgjedhjet, duke thënë se ka pasur mashtrime zgjedhore.

Gati të gjitha paditë e dërguara nga fushata e Trumpit dhe aleatët e tij janë hedhur poshtë nga gjykatat në gjithë territorin amerikan.

Pasi ka bërë të ditur vendimin, Gjykatës Supreme i është kërkuar që të konsiderojë edhe një tjetër padi, kësaj here nga shteti i Teksasit, që synon të hedhë poshtë rezultatin në katër qarqe.

Përndryshe, vendimi për rastin e Pensilvanisë ka ardhur në afatin e fundit për Kongresin që të miratojë votat elektorale në një organizim që do të zhvillohet më 14 dhjetor.

Afati i ashtuquajtur “strehë e sigurt”, është caktuar përmes një ligji më 1887, për shtetet, që i bie se ato duhet të certifikojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Respektimi i këtij afati nuk është i detyrueshëm, mirëpo garanton që rezultatet shtetërore nuk do të shqyrtohen edhe nga Kongresi.

Kur të kalojë ajo ditë, Trump ka ende mundësi të dërgojë padi, mirëpo fushata ligjore bëhet edhe më e vështirë, sepse gjyqtarët mund të thonë se është shumë vonë për të përmbysur rezultatet.

Fushata e Trumpit ka hedhur poshtë afatin e fundit përmes një deklarate, duke dhënë shenja për më shumë sfida ligjore.

“Dita e vetme e caktuar me Kushtetutën amerikane është inaugurimi i presidentit për 20 janar në mesditë”, kanë thënë këshilltarët ligjorë të Trumpit, Rudy Giuliani dhe Jenna Ellis.

“Pavarësisht mediave që po tentojnë të paraqesin se lufta ka mbaruar, ne do të vazhdojnë luftën për integritet zgjedhor, derisa vota ligjore numërohet në mënyrë të drejtë dhe të saktë”.

Në padinë për Pensilvaninë është pretenduar se zgjerimi i mundësisë për votë përmes postës ka qenë joligjor sipas ligjit shtetëror dhe ka kërkuar që të bëjë të pavlefshme 2.5 milionë votat e dërguara përmes postës, apo të hedhë poshtë gjithë rezultatin, në mënyrë që ligjvënësit shtetërorë të emërojë përfaqësuesit e tyre.

Avokatët e Pensilvanisë i kanë thënë Gjykatës Supreme se kërkesa “nuk ka qenë asgjë më shumë sesa fyerje ndaj demokracisë kushtetuese”.

Ekipi ligjor i Trumpit mund të përballet me sfidë të re nga Asociacioni i Avokatëve të Amerikës.

Më shumë se 1,500 avokatë kanë shkruar një letër të hapur më 8 dhjetor, duke i bërë thirrje Asociacionit që të analizojë sjelljen e ekipit ligjor të Trumpit.

Në letër pretendohet se avokatët e fushatës së Trumpit kanë abuzuar me procesin gjyqësor, duke bërë pretendime të pabaza për mashtrime në votime.

Ata kanë thënë se proceset ligjore janë pretekste për të dëmtuar besimin publik në rezultatin zgjedhor.

Trump ka shfrytëzuar pretendimet e tij, pa argumente, për të siguruar donacione për një komitet të veprimit politik në vlerë të më shumë se 170 milionë dollarëve.

Përgatiti: Krenare Cubolli





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Брановицкий

Кинопродюсер.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Как Россия уступила Азербайджану значительные территории Дагестана и два села



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России