Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2020

Vuçiq: Qëndrimet për Kosovën në Kongresin amerikan nuk na konvenojnë

0
Vuçiq: Qëndrimet për Kosovën në Kongresin amerikan nuk na konvenojnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shpreson që administrata e re amerikane do të ketë një qëndrim të ndryshëm ndaj Serbisë dhe çështjes së Kosovës.

Ai këto komente i bëri kur u pyet nga gazetarët që të komentojë seancën dëgjimore për Ballkanin Perëndimor që u mbajt të martën në Komitetin për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Në këtë seancë, ndër të tjera ka folur edhe ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e cila theksoi se Serbia nuk duhet të bllokojë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq tha se "tani është e qartë se ai kishte të drejtë kur ka folur për pasojat në Serbi të zgjedhjeve amerikane dhe shtoi se shpresonte se administrata e Joseph Biden do të ketë një pamje të ndryshme nga ajo që është paraqitur në Kongres".

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Eliot Engel, ka thënë gjatë seancës se “administrata e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden duhet t'i rikrijojë marrëdhëniet me Kosovën në kushtet e saj".

"Kosova është e pavarur, kjo nuk do të ndryshojë dhe se nuk ka hapa prapa, dhe se Serbia do të duhet të njohë Kosovën", ka thënë ai.

Por, presidenti Vuçiq tha se këto qëndrime nuk shkojnë në favor të Serbisë dhe se ai "nuk do ta thotë asnjë fjalë të keqë për Albright, Engel apo Server”.

“Le të flasin keq për mua, është detyrimi im të mbrojë vendin”, tha Vuçiq.

Në seancën e Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Ligjëvënsi, Eliot Engel citoi edhe fjalët e ish-zëvëndësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee, se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige: në Rusi dhe në Bashkimin Evropian.

“Serbia ka importuar tanke ruse dhe ka kryer stërvitje ushtarake me ushtrinë ruse. Departamenti amerikan i Mbrojtjes na ka thënë se lëvizja e Beogradit drejt Moskës ka ndodhur kryesisht pasi presidenti [Aleksandar] Vuçiq ka marrë pushtetin. Nëse Serbia dëshiron të bëhet pjesë e BE-së dhe e vendeve të Atlantikut të Veriut, ajo duhet ta heqë gardhin dhe të zgjedhë rrugën perëndimore”, tha Engel.

Ndërsa ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, e cila tha se qëllim i përbashkët i SHBA-së duhet të jetë “një Kosovë në Kombet e Bashkuara, pjesë e sistemit të rregullt ndërkombëtar dhe me të gjitha të drejtat e ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur territorin e saj”.

Kosova “nuk duhet t’i nënshtrohet vetos së Beogradit”, tha Albright.

Ajo tha se pret që njerëzit e rajonit të gjejnë një partner të gatshëm në administratën e ardhshme të Bidenit.

Eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer tha se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden duhet të konsultohet me evropianët dhe të paraqesë një vizion të përbashkët për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, udhëheqja nga BE-ja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndihmojë, por në këtë proces ka nevojë që të ketë një angazhim amerikan.

Ai po ashtu shprehu nevojën e një mekanizmi mbikëqyrës për dialogut, por edhe për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara, në mënyrë që ato të kenë juridiksion edhe mbi krimet e kryera në Serbi.

Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia, kanë nënshkruar në Uashington, në prezencën e presidentit amerikan, Donald Trump, dy dokumente të ndara, për të normalizuar raportet ekonomike.

Prishtina dhe Beogradi kanë thënë se kjo marrëveshje do të zbatohet, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.

Ndërkohë, të dyja vendet po vazhdojnë dialogun për normalizimin e raporteve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dialogu ka filluar më 2011. Vitet e fundit ka pasur disa herë ngecje dhe është shënuar shumë pak përparim.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Жанну Агузарову -награждённую титулом «Легенда вне времени» вырезали




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Движение на участке Боровского шоссе в Новой Москве ограничили из-за подтопления



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России