Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2020

Në Maqedoni të V. rritet përdorimi i ilaçeve kundër depresionit

0
Në Maqedoni të V. rritet përdorimi i ilaçeve kundër depresionit

Pandemia e koronavirusit po ndikon negativisht në shëndetin mendor të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Klinikës së Toksilogjisë, në kuadër të spitalit shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup, është rritur për 20 deri në 30 për qind numri i pacientëve të cilët janë mbidozuar me medikamente për qetësim ose kanë tentuar t’i japin fund jetës duke u helmuar me produkte higjienike.

Mjeku nga kjo klinikë, Niko Bekarovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ka krijuar pasiguri për të ardhmen e shumë qytetarëve, si në aspektin ekonomik po ashtu edhe atë sociologjik, gjë që sipas tij, ka bërë që disa prej tyre të vuajnë nga depresioni.  

“Për 20 deri në 30 për qind është rritur numri i helmimeve gjatë muajit  nëntor të këtij viti me preparate korrozive (produkte që përdoren për pastrim), krahasuar me nëntorin vitit të kaluar. Duhet theksuar se në muajt e parë të pandemisë kishim rënie të tentimeve për helmim, por pasi zgjati pandemia, duket se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë frikë për të ardhmen, pastaj për  shkak të pasigurisë që ka shkaktuar kjo epidemi, njerëzit bien në depresion”, thotë Bekarovski.

Ai thotë se për dallim nga vitet e kaluara, kur helmimet dhe mbidozat bëheshin kryesisht për tërheqjen e vëmendjes, gjatë pandemisë, rastet më të shumta lidhen si pasojë e humbjes së vendeve të punës, zvogëlimit të të ardhurave, por edhe frika e vazhdueshme e qytetarëve se në çdo moment mund të infektohen me koronavirusin e ri.

“Veçanërisht gjatë muajit nëntor kemi raste të rënda të helmimit, përkatësisht helmime me preparate serioze, siç janë helmimet korrozive ku duket qartë se pacientët janë të vendosur në helmimin fatal sepse marrin doza shumë më të larta krahasuar me tentimet e mëhershme për helmim para një viti. Sa i përket mbidozimit me medikamente për qetësim, tani kemi pacientë që marrin ilaçe që përshkruhen për persona që kanë çrregullime të rënda psikike, përkatësisht anti-depresantë”, thotë doktori Bekarovski.

Ndërkaq, sociologët thonë se depresioni që shkaktohet nga pasiguria si dhe frika nga vdekja, janë simptomat e para që i çojnë njerëzit drejt përdorimit të pakontrolluar të ilaçeve kundër depresionit.

Ligjëruesi i sociologjisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Ali Pajaziti, thotë se depresioni në shoqërinë maqedonase i ka rrënjët e thella. Por, situata e krijuar së fundmi me koronavirus, thekson ai, vetëm sa po shpërfaq problemet që kanë qenë të fshehura me vite.  

“Mendoj se përdorimi i qetësuesve, ilaçeve kundër depresionit, nuk ka të bëjë vetëm me gjendjen që ka shkaktuar kriza e COVID-19 (sëmundja që e shkakton koronavirusi), por paraqet një dukuri më të gjerë. Kjo flet për një situatë të qytetarit të stresuar, të një gjendjeje turbulente sociale të një individi që përballet me probleme të shumta në jetën e tij dhe daljen nga ky tunel i zymtë, i errët e kërkojnë në anti-depresivë”, thekson sociologu Pajaziti.

Në anën tjetër, Metodij Çepreganov, neuropsikiatër, thotë se pandemia ka bërë që njerëzit të jenë më të vetmuar dhe kjo sipas tij po rëndon edhe më shumë problemet me të cilat qytetarët ballafaqohen.

“Problem thelbësor tani gjithnjë e më shumë po bëhet e ashtuquajtura ‘sëmundje e tjetërsimit’, pra ajo se njeriu bëhet i huaj për tjetrin, jo pse ashtu dëshirojmë ose dikush dëshiron, këtë të na e imponojë. Por, është fakti është se ky virus është i shoqërueshëm, pra virusi kërkon shoqëri dhe ne për ta frenuar përhapjen duhet të shmangim shoqërinë dhe në këtë mënyre tjetërsohemi, problemet rëndojnë edhe më shumë kur je i vetmuar”, thotë Çepreganov.

Nga Klinika e Toksilogjisë thonë se gjithnjë e më shumë po janë të pranishme rastet me mbidozë nga pijet alkoolike në mesin e të rinjve. Të rinjtë po mblidhen në ambiente shtëpiake dhe në parqe dhe në mënyrë të pakontrolluar po konsumojnë alkool, teksa në vend ekziston masa e mbylljes së lokaleve të gastronomisë pas orës 21:00, si pjesë e masave kundër pandemisë COVID-19.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Антонио Вивальди

Вивальди под небом




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России