Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2020

Reeker: Për Serbinë dhe Kosovën, status quo-ja është e paqëndrueshme

0
Reeker: Për Serbinë dhe Kosovën, status quo-ja është e paqëndrueshme

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka pasur vëmendjen e Shteteve të Bashkuara për dekada dhe këto të fundit do të vazhdojnë investimet derisa të arrihet qëllimi i një strukture të plotë transatlantike.

"Strategjia jonë e sigurisë kombëtare përfshin interesin tonë për ta bërë Evropën të fortë dhe të lirë. Dhe sa më i fortë të jetë Ballkani Perëndimor, aq më e fortë është Evropa dhe partneriteti ynë transatlantik ", ka thënë Reeker gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin 2BS, të organizuar nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi.

Si shembull të suksesshëm të udhëheqësisë amerikane në këtë rajon, Reeker ka përmendur marrëveshjen e 4 shtatorit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Uashington.

"Kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën, status quo-ja është e paqëndrueshme," ka thënë zyrtari amerikan.

Sa u përket vendeve tjera të rajonit, Reeker ka thënë se zgjedhjet e fundit në Mal të Zi përbëjnë ndryshim të rëndësishëm politik.

"Ne vlerësojmë angazhimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për vlerat e përbashkëta euro-atlantike, qëllimin e tij për të qëndruar në atë kurs si anëtar i NATO-s dhe për të ndërmarrë reformat e nevojshme në Malin e Zi si vend që aspiron për në Bashkimin Evropian”, ka thënë mes tjerash ai.

Qeveria e Krivokapiqit në Mal të Zi është e para në tri dekadat e fundit që nuk është formuar nga Partinë Demokratike të Socialistëve.

Lidhur me bllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nga ana e Bullgarisë për shkak të gjuhës, Reeker ka vlerësuar se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë marrë hapa të rëndësishëm dhe të vështirë në rrugën drejt integrimit evropian.

"Është zhgënjyese të shohësh vonesa në disa hapa burokratikë që përsëri vendosin në pikëpyetje negociatat e pranimit dhe nxisin çështjen e besueshmërisë së BE në rajon," ka thënë ai.

Si penguese të proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Reeker ka përmendur Rusinë dhe Kinën.

"Rusia po përpiqet të mbjellë kaos politik dhe të përfitojë prej tij, Kina po përpiqet të blejë besnikërinë e rajonit përmes investimeve strategjike, të ngarkuara me hua që do të jenë një barrë për brezat e ardhshëm", ka thënë zyrtari amerikan.

I pyetur se si Shtetet e Bashkuara do të rikthejnë besimin në rajon, i cili, sipas disa vlerësimeve, është dëmtuar gjatë mandatit të administratës së presidentit Donald Trump, Reeker ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja ndajnë një vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

«Всю жизнь я зарабатывал пением и… легким аферизмом». Прохор Шаляпин раскрыл источники дохода в шоу «Вкусно с Анфисой Чеховой» на ТВ-3




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Большой шлем

Рублёв и еще два российских теннисиста не сыграют на Олимпиаде в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Фест, байк, рок-н-ролл. Как в Москве отметили День мотоциклиста



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России