Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2020

Shpresa e radhës për procesin e vettingut në drejtësi

0
Shpresa e radhës për procesin e vettingut në drejtësi

Dokumenti i Grupit punues për reformën në drejtësi, i cili i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës, prezanton skenarë të cilët mund të operohen lidhur me llogaridhënien në sistemin e drejtësisë dhe ndërmarrjen e hapave aktivë për të atakuar mungesën e llogaridhënies në kuadër të sistemit. Ky dokument, po ashtu, elaboron se si do të adresohej mungesa e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë përmes vettingut.

Dokumenti paraqet edhe një skanim të legjislacionit vendor në dispozicion, me relevancë për sistemin e drejtësisë, integritetin dhe llogaridhënien. Poashtu nënvizon sfidat, të cilat janë shkaktare të gjendjes aktuale, në të cilën ndodhen organet e drejtësisë në termat e llogaridhënies.

Institucionet e Kosovës, për disa vite me radhë, janë duke punuar për fillimin e procesit të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe jo vetëm, por deri më tash ky proces nuk ka nisur ende.

Ministria e Drejtësisë ka angazhuar një grup të të ekspertëve të pavarur, të cilët kanë hartuar strategji për këtë proces, i cili tashmë është dërguar Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, tha se me këtë proces të reformave dhe vettingut, "dembelëve" dhe të "korruptuarve" në sistemin e drejtësisë, do t'iu vijë fundi.

“Jemi të sigurt dhe të bindur që vërtet po iu vjen fundi edhe dembelëve brenda sistemit të drejtësisë, të korruptuarve brenda sistemit të drejtësisë dhe atyre të cilët deri sot kanë pasur njëfarë qasje të papërgjegjshme”, tha Selmanaj.

Megjithatë, ai pranoi se procesi i reformave të thella në sistemin e drejtësisë dhe ai i vettingut, nuk do të jenë të lehtë.

"Nuk është hap i lehtë, sepse kjo më pas do të nxjerrë edhe nevojën për një konsensus përtej qeverisë, ndoshta edhe në Kuvendin e Kosovës. Por, jemi të bindur se me modalitetin që do ta zgjedhim bashkë, do të marrim përkrahjen edhe të forcave të tjera politike", u shpreh Selmanaj.

Florent Spahija, kryesues i Grupit punues për reformë në drejtësi – vetting, tha se raporti ofron mundësi të mira për përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

"Qeveria është e lirë të zgjedhë edhe dy modalitete, pra të bëjë kombinimet e tyre. Është një raport, i cili mund të ndikojë në përmirësimin e drejtësisë, besimin e qytetarëve në drejtësi dhe në rritjen e integritetit dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë", theksoi Spahija.

Salihu: Gjasat për ndryshime janë minimale

Njohësi i sistemit të drejtësisë, Ismet Salihu, profesor i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, tha për Radion Evropa e Lirë, se pavarësisht rekomandimeve që mund të ketë marrë qeveria nga Grupi punues apo edhe të tjerët për reforma në sistemin e drejtësisë, gjasat për të ndryshuar gjendja janë minimale.

"Reforma në sistemin e drejtësisë është shumë serioze, e shumë e madhe. Për ta ndryshuar këtë gjendje, duhet që ekspertët kulminant të angazhohen aty edhe të krijohet një atmosferë krejtësisht tjetër politike. Reforma në sistemin e drejtësisë aktualisht në këtë atmosferë politike, me këtë klasë që është në pushtet, nuk jam optimist se mund të bëhet diçka. Pra, unë jam shumë skeptik se mund të bëhet diçka me këtë strukturë dhe këtë përbërje të qeverisë", vlerësoi Salihu.

Vettingu është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Vettingu nënkupton kontrollin e vazhdueshëm të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim që të vlerësohet dhe garantohet përshtatshmëria e tyre për të qenë pjesë e sistemit. Vetingu nuk ngërthen në vetvete edhe kontrollin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve përveç rasteve kur perfomanca e tyre e dobët është indikator i integritetit të cenuar apo të cenueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2019, thekson problemet me sundim të ligjit në Kosovë, ndërsa sa i përket funksionimit të gjyqësorit, raporti identifikon se Kosova është në një fazë të hershme të zhvillimit të një sistemi funksional gjyqësor, duke theksuar pak progres të arritur në vitin 2018.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

Джиган и Самойлова исполнили мечту «диско-бабушки» из Коми




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Москве убийца пожилых инвалидов засунул сборник нот в тело жертвы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России