Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2020

Sërish bllokohet miratimi i konkluzioneve të BE-së për Ballkanin

0
Sërish bllokohet miratimi i konkluzioneve të BE-së për Ballkanin

Pavarësisht faktit se të mërkurën (16 dhjetor) të gjitha shtetet anëtare të BE-së ishin pajtuar me tekstin e konkluzioneve për zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor, dhe që ato të miratohen formalisht të enjten pa diskutime, përsëri ka ardhur deri te bllokimi i tyre.

Në takimin  e sotëm ministrorë, (ministrat e mjedisit) ato nuk janë miratuar.

Është rregull në BE që dokumentet e tilla, pasi për to të pajtohen të gjitha shtetet anëtare në takimin e ambasadorëve, të miratohen në cilindo takim të Këshillit në nivel të ministrave, pa marrë parasysh se cilët ministra janë në pyetje. 

Por, në këtë takim, Çekia dhe Sllovakia kanë kundërshtuar miratimin e tyre. Çekia është shprehur se vazhdon të mbështesë fuqishëm procesin e zgjerimit, por teksti i konkluzave, në formën e tashme, do ta komplikonte edhe më shumë këtë proces. Ky shtet ka kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar këto konkluza.

Një diplomat i lartë i BE-së ka thënë për Radion Evropa e Lirë se përplasjet në BE rreth këtyre çështjeve janë “tragjike për Ballkanin” duke fajësuar ata që po bllokojnë vendimet e tilla.

“Është tragjike për Ballkanin Perëndimor që disa kampe brenda BE-së bllokojnë njëri- tjetrin në politikën e zgjerimit. Kësaj radhe të ashtuquajturit miq të zgjerimit kanë vendosur veto në konkluzat e rëndësishme të BE-së në nivel ministrash edhe pse ambasadorët e tyre u pajtuan për tekstin, një ditë më herët. E gjithë kjo dërgon një sinjal shkatërrues në Ballkanin Perëndimor dhe hap dyert për faktorët tjerë në rajon”, ka thënë ky diplomat i BE-së.

Në tekstin që duhej të miratohej i bëhej ftesë Maqedonisë së Veriut që të respektojë marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe që në këtë mënyrë “të shmangen pretendimet e bazuara në keqinterpetimet e historisë”. Kjo pjesë e tekstit, sipas disa shteteve, nuk e ka vendin në konkluzat e BE-së.

Bullgaria ka kushtëzuar kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në me plotësimin e kërkesave të saj që kanë të bëjnë me emrin e shtetit, gjuhën, identitetin, që sipas saj kanë “rrënjë bullgare”, pastaj me disa personalitete dhe ngjarje nga e kaluara, të cilat pretendon se i takojnë historisë bullgare. Autoritetet bullgare në vazhdimësi kanë akuzuar Shkupin edhe “për nxitje të gjuhës së urrejtjes, si dhe për vjedhje të historisë bullgare”.

Fjalia kontestuese ishte vendosur në draftin e tekstit për të mundësuar heqjen e bllokadës bullgare. Por, disa shtete mendojnë se në këtë mënyrë “Bullgarisë i janë bërë lëshime të panevojshme”.

Në anën tjetër, sipas burimeve diplomatike, Bullgaria nuk ka qenë e kënaqur pse shtetet tjera “nuk kanë pasur mirëkuptim për shqetësimet legale të saj”.

Për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë nuk ka kaluar as vendimi për miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Si pasojë e kësaj, disa shtete kanë kundërshtuar që të miratohet një kornizë e tillë edhe për Shqipërinë.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о новом вольере для снежных барсов в Московском зоопарке





Москва

Концертный директор для музыкантов. Концертный директор для певцов. Концертное агентство в Москве. Букинг агентство. Организация концертов и гастролей.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Объем закупок у малого бизнеса с 2024 года составил почти 227 миллиардов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

«Всю жизнь я зарабатывал пением и… легким аферизмом». Прохор Шаляпин раскрыл источники дохода в шоу «Вкусно с Анфисой Чеховой» на ТВ-3




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЕВРО-2024: большой футбол ждет слушателей «Авторадио»

Московские школьники завоевали четыре медали на престижной Международной олимпиаде

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов 12 июня установил мировой рекорд по чеканке мяча в «Лахта Центре»


ATP

Карен Хачанов проиграл Вукичу во втором круге турнира ATP-250 в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Минск

Армения выразила протест Минску из-за заявлений МИД Белоруссии



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России