Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2020

Putin mohon rolin rus në helmimin e Navalnyt

0
Putin mohon rolin rus në helmimin e Navalnyt

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë një raport të ri hulumtues që tregon për përfshirjen e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) në helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Putin, pa ofruar asnjë provë, tha se lideri rus i opozitës po punonte për inteligjencën e Shteteve të Bashkuara. Presidenti rus, po ashtu pa asnjë fakt, tha se raporti i përbashkët i udhëhequr nga grupi Bellingcat nuk ishte "një hetim, por shpërlarje e një materiali të inteligjencës amerikane". Putini i bëri komentet gjatë konferencës së tij vjetore për media, më 17 dhjetor.

Paraqitja e tij para gazetarëve, u bë në kohën kur ekonomia e Rusisë është duke luftuar përballë pandemisë së COVID-19, pastaj janë hedhur dyshime të reja për rolin rus në helmimin e Navalnyt, si dhe gjatë kësaj jave, autoritetet në SHBA kanë konfirmuar një sulm masiv kibernetik që synonte bizneset, agjencitë qeveritare dhe departamentet e administratës.

Rasti Navalny

Duke komentuar raportimet për rolin rus në helmimin e Navalnyt, Putin tha se "gjithmonë ka pasur histori të tilla të bujshme për Rusinë në mediat perëndimore".

"Nuk është për t'u habitur", tha ai para se të pretendonte - pa prova - se Navalny punonte për "shërbimet e posaçme të SHBA-së”. "Nëse do të ekzistonte qëllimi për ta helmuar, ai do të ishte helmuar", tha Putin.

Autoritetet ruse kanë zbatuar ligje të ashpra në vitet e fundit në kundër atyre që pretendohej se u shërbejnë "agjentëve të huaj".

Në muajin gusht, Navalny 44-vjeçar, u dërgua me urgjencë në Gjermani, në gjendje kome, pasi u sëmur gjatë një fluturimi brenda Rusisë. Testet më pas treguan se ai ishte helmuar me Noviçok, një helm i kategorisë ushtarake.

Një hetim i përbashkët ndërmjet grupit hulumtues me bazë në Britani, Bellingcat dhe disa mediave tjera, ka rezultuar me disa të dhëna që tregojnë se helmimi i liderit opozitar rus, Aleksei Navalny është kryer nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB).

Duke cituar “të dhëna voluminoze në formë të telekomunikimeve apo të dhënave të udhëtimit, hetimi, që ka përfshirë mediumet si Insider, faqe hulumtuese ruse, dhe bashkëpunimin me Der Spiegel dhe CNN, ka treguar se helmimi në gusht të vitit 2020 i kritikut të Kremlinit në qytetin siberian, Tosk, duket se është planifikuar, të paktën nga viti 2017.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, më 16 dhjetor e hodhi poshtë raportin, duke e quajtur "qesharak për t'u lexuar", pa e mohuar atë drejtpërdrejt.

Konferenca për media e Putinit në televizionin kombëtar është një nga një seri ngjarjesh të profilit të lartë që ai përdor për të përmirësuar imazhin e tij, për të qetësuar rusët se janë në duar të mira, dhe për të dërguar sinjale në Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës.

Putini, 68 vjeç, ka dominuar politikën në Rusi për dy dekada, duke shërbyer si president ose kryeministër që nga viti 1999. Ndryshimet kushtetuese të miratuara në fillim të këtij viti i hapën rrugën ish-oficerit të KGB-së për të qëndruar në pushtet deri më 2036.

Për shkak të pandemisë COVID-19, Putini e mbajti konferencën online, ndërsa deri në rreth 250 gazetarë rusë dhe të huaj janë të pranishëm në Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë në Moskë.

Vaksina ruse

Më herët, gjatë konferencës, Putin tha se Rusia, ashtu si vendet e tjera u përball me probleme në vitin 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19, por pretendoi se vendi, i cili ka numrin e katërt më të lartë të rasteve të konfirmuara në botë, ka trajtuar pandeminë më mirë se shumica e vendeve tjera.

"Ne mund të themi me besim se po përballemi me këto probleme në mënyrë të duhur dhe ndoshta edhe më mirë se vendet e tjera që janë krenare me të drejtë për stabilitetin e tyre ekonomik, zhvillimin e shërbimeve të tyre sociale dhe sistemet e kujdesit shëndetësor", tha Putini.

Putini pranoi se nuk e kishte marrë vaksinën ruse kundër COVID-19 të quajtur Sputnik V, porse së shpejti do ta bënte këtë.

Rusia mburret se ishte vendi i parë që miratoi vaksinën në gusht pas më pak se dy muaj të testimit në njerëz, duke nxitur dyshime për sigurinë e saj te komuniteti ndërkombëtar.

Sulmet kibernetike në SHBA

Këtë javë Shtetet e Bashkuara thanë se disa agjenci të saj kanë qenë në shënjestër të sulmeve kibernetike. Prapa këtyre sulmeve dyshohet se qëndrojnë hakerët rusë.

Sulmet kibernetike, të raportuara për herë të parë më 13 dhjetor, gjithashtu besohej se kishin prekur Departamentet e Thesarit dhe Tregtisë së SHBA-së. Pjesë të Departamentit të Mbrojtjes, po ashtu, janë shënjestruar, njoftoi The New York Times, ndërsa The Washington Post tha se Departamenti i Shtetit dhe Institutet Kombëtare të Shëndetësisë kishin qenë subjekt i hakerëve.

Moska mohoi raportet, të cilat u bënë derisa Putini, më 15 dhjetor, përgëzoi presidentin e zgjedhur, Joe Biden, për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, gjashtë javë pas votimeve, por disa orë pasi Kolegji Zgjedhor konfirmoi zyrtarisht fitoren e tij.

Analistët parashikojnë që Biden do të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, sesa presidenti aktual, Donald Trump. Në konferencën e tij për media, Putini përsëri mohoi që Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 për të ndihmuar Trumpin t’i fitonte ato. Ndërhyrja ishte konfirmuar nga agjencitë e inteligjencës amerikane dhe një prokuror special.

"Hakerët rusë kurrë nuk e kanë ndihmuar presidentin aktual të SHBA-së për t'u zgjedhur dhe asnjëherë nuk janë përzier në punët e brendshme të këtij kombi të madh. Të gjitha këto janë spekulime që synojnë të prishin marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara", tha Putin.

Ai shtoi se shpreson që administrata e presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Joe Biden, do të punojë me Rusinë për t'i zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve të tyre.

Putini u tha gazetarëve se marrëdhëniet e të dyja vendeve ishin bërë "peng" i politikës së brendshme të SHBA-së, duke shtuar se shpresonte që disa probleme ekzistuese "do të zgjidhen nën udhëheqjen e administratës së re".

Udhëheqësi rus tha se ai beson se Trumpi nuk ka gjasa të largohet nga jeta politike e SHBA-së pasi mbaron mandati i tij në detyrë, duke thënë se presidenti në largim ka "një bazë të madhe" të mbështetjes.

Biden do të jetë presidenti i katërt amerikan që kur Putini erdhi në pushtet më 2000.

Përgatiti: Kestrin Kumnova





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети: «Волшебные башмачки Элли» - эта постановка создана по мотивам знаменитой сказки Александра Волкова «Волшебник Изумрудного города»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Людмила Самсонова

Людмила Самсонова не отдала голландскую траву // Она продолжила серию российских побед на теннисном турнире в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России