Bërnabiq vaksinohet kundër koronavirusit
![Bërnabiq vaksinohet kundër koronavirusit](https://gdb.rferl.org/7cca53cb-3359-434c-bcf5-11af95d5fafc_tv_w800_h450.jpg)
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, më 24 dhjetori mori dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech. Në Serbi të enjten nisi fushata e vaksinimit kundër koronavirusit. Autoritetet kanë thënë se të parët që do të vaksinohen do të jenë të moshuarit.