Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2020

Qeveria me program të ri për buxhetin e komunave

0
 Qeveria me program të ri për buxhetin e komunave

Kryetarët e komunave në Maqedoninë e Veriut  thonë se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit edhe më shumë e ka përkeqësuar gjendjen financiare të arkave të pushtetit vendor. 

Pjesa më e madhe e komunave edhe pas 15 vjetësh që nga decentralizimi i pushtetit, thonë se kanë problem me stabilitetin financiar, përkatësisht ato mbeten të varura nga ndihma e qeverisë.  

Ndërkohë, nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kanë bërë të ditur se për t’i bërë komunat të qëndrueshme për sa i përket financave kanë përgatitur strategji për zhvillim të ekuilibruar rajonal dhe program të ri për decentralizim. 

Goran Milevski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur se dikasteri që përfaqëson është duke punuar në hartimin e një programi të ri për decentralizimin e komunave gjatë periudhës 2021 – 2026, për të cilin siç ka theksuar, janë duke u bërë konsultime me përfaqësues të dikastereve përkatëse dhe me sektorin civil.  

Milevski ka theksuar se në bazë të këtij programi do të mundësohet konsolidimi i komunave në aspektin financiar, duke vënë fokusin në përmirësimin e shërbimeve përmes zgjerimit të decentralizmit, përkatësisht duke ridefinuar bllok-dotacionet.  

Pjesa më e madhe e komunave janë shprehur se kanë probleme serioze për sa i përket stabilitetit financiar.  

 “Parësore mbetet shkalla më e lartë e decentralizimit fiskal, dhe jo vetëm delegimi i kompetencave. Dhe, nëse vjen deri te delegimi i kompetencave, fillimisht duhet të decentralizohen mjetet në pjesën e investimeve kapitale”, thotë Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës. 

Ai shton se kriza e pandemisë ka pakësuar të ardhurat në arkën komunale, ndërkohë që janë rritur shpenzimet. 

“Me vetë fillimin e krizës së pandemisë së koronavirusit, ne, si komunë, kemi ndarë mjete financiare në një vlerë serioze, që të jemi efikasë në luftën e frenimit të përhapjes së koronavirusit në shumë institucione komunale, siç është dezinfektimi masiv i objekteve, sigurimi i paketave ushqimore për kategoritë më të ndjeshme sociale”. 

“Më duhet të theksoj se pandemia ka lënë gjurmë serioze në aspektin negativ ndaj ekonomisë, përkatësisht ka goditur shumë kompani që veprojnë në komunën tonë, të cilat prodhojnë për tregun e vendit po edhe atë evropian, siç është industria e këpucëve. Kështu që, edhe të ardhurat në arkën komunale dukshëm janë pakësuar”, shpjegon Dimitrievski 

Alaudin Zeqiri, profesor universitar dhe ish-kryetar i Komunës së Studeniçanit në rrethinën e Shkupit, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e qeverisë, për të rritur efikasitetin e komunave, madje që ata të kenë një menaxhim efikas edhe në kushte pandemie, duhet të investojnë në profesionalizimin e kuadrit që është angazhuar si pjesë e administratës komunale dhe jo vetëm hartimin e programeve të reja për decentralizimin.  

“Mungesa e ekipi të mirëfilltë të administratës, përkatësisht mungesa e kuadrit profesional në komuna, mungesa e nëpunësve të duhur, të cilët kanë bërë trajnimet e duhura që të dinë të implementojne në praktikë fazat e ndryshme të decentralizimit, ashtu siç është e paraparë me ligj”, thotë Alaudin Zeqiri. 

Në këtë drejtim, kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, thotë për Radion Evropa e Lirë se komuna e tij mbështet dy komuna fqinje rurale, të cilat kanë probleme financiare për të punësuar staf më të gjerë administrativ. 

“Për  shembull ne e ndihmojmë Komunën Rosoman, mbulojmë sektorin e zjarrfikësve si dhe në aspektin e kuadrit administrativ i mbulojmë këto komuna me inspektor për arsim dhe ndërtim etj. I ndihmojnë në këtë aspekt sepse buxheti i komunave është shumë i vogël dhe ata nuk arrijnë t’i mbulojnë harxhimet me mjetet, të cilat arrijnë t’i mbledhin në arkën komunale”, thotë Jancev, duke theksuar se faza e decentralizmit fiskal aplikohet me shumë vështirësi, veçanërisht në komunat e vogla dhe ato rurale. 

Decentralizimi i pushtetit  në Maqedoninë e Veriut ka filluar në vitin 2005, ndërkaq më 2011 të gjitha komunat hynë në fazën e dytë të decentralizimit përkatësisht decentralizimin fiskal duke marrë më shumë kompetenca në lëmin e arsimit, kulturës dhe mbrojtjes sociale.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Снуп Догг

Любовь с первого взгляда: Снуп Догг отметил 27-ю годовщину свадьбы со своей супругой




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


Уимблдон

Экс-теннисист Ольховский: россияне могут хорошо выступить на Уимблдоне



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Кемеровчане предложили сотрудникам мэрии пересесть на общественный транспорт



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России