Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2023

Kina shpreh keqardhje për shkeljen “e paqëllimshme” të hapësirës së SHBA-së

0
Kina shpreh keqardhje për shkeljen “e paqëllimshme” të hapësirës së SHBA-së

AFP

Kina ka shprehur keqardhje për shkeljen “e paqëllimshme” të hapësirës ajrore amerikane nga ajo që tha se ishte një balonë civile, e që Pentagoni e cilësoi si balonë spiunazhi.

Pentagoni tha më 3 shkurt se po gjurmonte një balonë që fluturoi mbi qiellin e shtetit të Montanës dhe vendosi që për shkaqe sigurie të mos e rrëzonte.

Më pas, Pekini e pranoi se balona i përkiste atij, por tha se ajo kishte dalë nga kursi për shkak të erërave.

“Balona është nga Kina. Ajo përdoret për kërkime, kryesisht për qëllime meteorologjike”, u tha në deklaratën e një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme kineze.

“Kinës i vjen keq për këtë shkelje të paqëllimshme të hapësirës ajrore të SHBA-së”, u tha në deklaratë.

Ndërkaq, njoftimi i Pentagonit për gjurmimin e balonës kineze erdhi vetëm disa ditë para një vizite të rrallë të planifikuar në Pekin nga kryediplomati i SHBA-së, Antony Blinken.

Pasi presidenti amerikan, Joe Biden, pyeti për opsionet ushtarake, sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe zyrtarët e lartë ushtarakë menduan ta rrëzonin balonën, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i Mbrojtjes.

Por, në fund, ata vendosën të mos e bënin këtë, duke thënë se një veprim i tillë do të rrezikonte shumë njerëz në tokë, si dhe vlerësuan se balona nuk përbënte kërcënim për aviacionin civil, tha zyrtari.

“Është e qartë se qëllimi i balonës është vëzhgimi”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Zyrtari shtoi se balona kishte fluturuar në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, ku ka baza të ndjeshme ajrore dhe raketa bërthamore nëntokësore, por tha se Pentagoni nuk beson se ajo përbënte një kërcënim të rrezikshëm të inteligjencës.

Ai tha se "nuk kishte dyshim" se balona ishte kineze, pa dhënë më shumë detaje.

Ngjarja ka ndodhur vetëm disa ditë para një vizite të planifikuar në Kinë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Vizita e Blinkenit në Pekin, e cila pason takimin e nëntorit të kaluar mes presidentit amerikan, Biden, dhe presidentit kinez, Xi Jinping, në margjinat e samitit të G20-ës, do të jetë udhëtimi i parë në vendin aziatik nga një kryediplomat amerikan që nga viti 2018.

Përveç mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi tregtinë dhe pronën intelektuale, marrëdhëniet midis dy vendeve janë prishur, veçanërisht për shkak të Tajvanit, të cilin Kina është zotuar ta ribashkojë me kontinentin.

SHBA-ja i ka shitur armë Tajvanit për t'u mbrojtur, dhe Biden ka thënë se Uashingtoni do të ndihmonte në mbrojtjen e ishullit, nëse Kina do ta sulmonte.

Departamenti amerikan Shtetit nuk dha detaje nëse incidenti do ta anulojë udhëtimin e Blinkenit në Kinë.

Asnjë kërcënim ushtarak

Zyrtari i Mbrojtjes tha se balona hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së "disa ditë më parë", por se inteligjenca amerikane e kishte gjurmuar atë shumë ditë më parë.

Sekretari i Mbrojtjes, Austin, i cili ishte në Filipine, zhvilloi diskutime të mërkurën me zyrtarë të lartë të Pentagonit, pasi presidenti Biden pyeti për opsionet për t'u marrë me balonën.

Avionë luftarakë fluturuan për ta ekzaminuar atë, teksa kjo balonë ishte mbi Montana, dhe derisa këto diskutime po zhvilloheshin.

Por, vendimi i Pentagonit ishte "të mos ndërmerrte veprime" për shkak të rrezikut për sigurinë dhe mbrojtjen e njerëzve në tokë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, konfirmoi se balona ishte ende duke u gjurmuar mbi hapësirën ajrore të SHBA-së.

"Balona aktualisht po udhëton në një lartësi mbi trafikun ajror komercial. Nuk paraqet kërcënim ushtarak apo fizik për njerëzit në tokë", tha Ryder në një deklaratë.

Departamenti kanadez i Mbrojtjes tha të enjten se po punon me Shtetet e Bashkuara për të gjurmuar balonën.

“Kanadezët janë të sigurt dhe Kanadaja po ndërmerr hapa për të garantuar sigurinë e hapësirës së saj ajrore, duke përfshirë monitorimin e një incidenti të dytë të mundshëm”, tha departamenti, pa dhënë detaje të mëtejshme apo pa përmendur Kinën.

Pekini ka dërguar balona vëzhgimi mbi Shtetet e Bashkuara edhe në të kaluarën.

Megjithatë, kjo balonë ka qëndruar në hapësirën ajrore të SHBA shumë më gjatë, tha zyrtari i lartë amerikan i Mbrojtjes.

Zyrtari i Mbrojtjes tha se kjo çështje ishte ngritur me zyrtarët e Pekinit.

"Ne e kemi bërë të qartë se do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë në tokën tonë", tha ai.

Tensionet mbi Tajvanin arritën në pikë kritike vitin e kaluar, kur Nancy Pelosi, në atë kohë kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, zgjodhi ta vizitonte ishullin.

Që kur republikanët fituan kontrollin e Dhomës në janar, janë ngritur pyetje nëse pasardhësi i saj do të bëjë një udhëtim të ngjashëm.

“Mospërfillja nga Kina për sovranitetin e SHBA-së është një veprim destabilizues që duhet trajtuar, dhe presidenti Biden nuk mund të heshtë”, shkroi në Twitter, të enjten në mbrëmje, kryetari aktual i Dhomës, Kevin McCarthy.

Përgatiti: Erjonë Popova





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о строительстве судостроительной верфи в районе Нагатинский Затон





Москва

Анна Данилова дала старт Всероссийской акции "Синий платочек Победы" 2024 на станции метро Курская


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин на стройке судоверфи в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

Балерина Волочкова заявила, что считала Кудрявцеву подругой до критики




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Открытый московский фестиваль конного искусства и спорта пройдет на ВДНХ

К.ВАЛИЕВА, 23 КИТАЙЦА, WADA помогают раскрыть сеть секретных преступных отделов. Дело Скрипалей можно дополнить с пользой.

Лучшие кадеты ПФО побывали на репетиции Парада Победы в Москве


WTA

Соболенко уступила Свентек в финале турнира WTA-1000 в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Game News

With over 84 thousand negative Helldivers 2 Steam reviews in two days, developer Arrowhead seems to be grappling with Sony over its controversial PSN sign-in requirement



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России