Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2023

Shkupi gjobit me para dhe ua ndalon hyrjen bullgarëve që nxitën incidente në kufi

0
Shkupi gjobit me para dhe ua ndalon hyrjen bullgarëve që nxitën incidente në kufi

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se tre shtetas bullgarë, që kanë fyer pjesëtarët e policisë maqedonase në vendkalimin kufitar Deve Bair me Bullgarinë, janë dënuar me nga 300 euro, si dhe u është ndaluar për tre vjet hyrja në Maqedoninë e Veriut.

Incidenti ndodhi të shtunën, derisa dhjetëra bullgarë ishin nisur për në Shkup për të marrë pjesë në manifestimet për 151-vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit - identitetin e të cilit e pretendojnë, si maqedonasit, ashtu edhe bullgarët.  

Goce Dellçev ka udhëhequr një rezistencë maqedono-bullgare kundër Perandorisë Osmane në periudhën e vitit 1900.

Shtetasit bullgarë nuk mundën të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut për shkak të, siç u tha, “rënies së sistemit elektronik të kontrollit në të gjitha pikat kufitare”.

“Problemi teknik” ka zgjatur për më shumë se katër orë, gjë që ka pamundësuar hyrje-daljet nga Maqedonia e Veriut.

Por, Ministri i Punëve të Brendshme i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, i cili mori pjesë në manifestimet për Dellçevin, tha se “dyshon që problemi teknik ishte i qëllimshëm” për të penguar shkuarjen e bullgarëve në Shkup.

Ai tha se ditën e hënë, pala bullgare do t’iu dhurojë autoriteteve maqedonase pajisje teknike që të mos kenë “probleme të tilla”.

Ndërkohë, organizata e maqedonasve në Bullgari, “OMO Ilinden Pirin”, ka njoftuar për një sulm ndaj klubit të saj në qytetin Bllagoevgrad në Bullgari.

“Tashmë 17 vjet po ndodhin sulme ndaj klubeve maqedonase në Bullgari. A do t’i hetojë më në fund policia këtë herë dhe nuk do të refuzojë? Le të shohim nëse policia bullgare mund t'i gjejë autorët”, thuhet në tekstin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të OMO Ilinden Pirin.

Klubi ka thënë se është sulmuar me gurë dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Klubi u hap në tetor të vitit të kaluar në një atmosferë të tensionuar, pasi grupet bullgare kundërshtonin hapjen e tij.

Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë rritur në nëntor të vitit të kaluar, kur pjesëtarë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, hapën në Manastir dhe Ohër klube bullgare me emrat: “Car Borisi i Tretë” dhe “Vanço Mijallkov”, të cilët kanë sunduar Bullgarinë në periudhën e Perandorisë Osmane, me synimin e “bashkimin e tokave maqedonase me Bullgarinë”.

Dy shtetet fqinje, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, që nga viti 2017 - kur kanë nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë - nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet historike. Mes tjerash, shtetet kanë mospajtime për prejardhjen e shumë personaliteteve historike, përfshirë edhe Goce Dellçevin, dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, pasi bullgarët pretendojnë se ato kanë “rrënjë bullgare”.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва взяла Гран-при премии «Умный город» за цифровизацию горхозяйства





Москва

Улан-Удэнский ЛВРЗ подвел производственные итоги первого квартала 2024 года


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Развиваем систему здравоохранения



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Концерт «Стихи войны и мира. Баллада о своих»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию

Шествие трубачей и уроки танцев: что ждет посетителей парков Москвы в майские праздники

Юные керамисты школы №2120 выиграли три Гран-при конкурса «Мир дому твоему!»


WTA

Мирра Андреева замыкает год // 16-летняя российская теннисистка успешно стартовала на крупном турнире WTA в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Заместитель руководителя ГУСТ Подмосковья Боровков провел прием граждан



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России