Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2023

Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi

0
Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të QUINT-it në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ku u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës së 7 shkurtit, thuhet se në takim u diskutua edhe  për propozimin evropian, të cilin Kurti tha dje se e ka pranuar “duke e konsideruar atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë - por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për pranimin në parim të këtij propozimi, teksa ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të martën se “marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën, ashtu edhe Serbinë”.

Në takim thuhet se u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe shteteve të QUINT-it në kuadër të fushëveprimit të OSBE-së, "dhe se si ky bashkëpunim mund të thellohet gjatë gjysmës së dytë të mandatit qeverisës".

Ambasadorët e QUINT-it në OSBE janë: Michael Carpenter, përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së, Christine Fages e Francës, Gesa Braeutigam e Gjermanisë, Stefano Baldi i Italisë dhe Neil Bush, përfaqësuesi i përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Më herët gjatë ditës, kryeministri ka takuar veçmas përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së dhe ambasadorin amerikan, ku ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.  Kurti ka theksuar se Prishtina është e “angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve”.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së – që ka mbështetjen edhe të SHBA-së – që nga viti 2011. Procesi synon të normalizojë raportet mes shteteve. Por, Kosova dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit.

Përderisa Prishtina kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.





Губернаторы России
Москва

Собянин поздравил Путина со вступлением в должность президента России





Москва

5 фактов, которые необходимо знать о СЭЙН и Wimmortal и их релизе «Старик и воля».


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о развитии фармацевтической отрасли в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Брановицкий

Концертный Директор для Артистов из Регионов.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге про финал Всероссийской олимпиады школьников

В Москве в 12-й раз пройдет фитнес-фестиваль «ФитЭкспо 2024»

Турнир по пляжному волейболу «ЮМР ОПЕН» прошел в Краснодаре


ATP

Российский теннисист поднялся на две позиции в топ-10 рейтинга ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Боевые приобретения. Настоящий праздник мужественности прошел в Москве



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России