Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2023

Shala thotë se akuzat ndaj tij “janë të fabrikuara”

0
Shala thotë se akuzat ndaj tij “janë të fabrikuara”

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, që akuzohet për drejtimin e një burgu të improvizuar kur supozohet se u keqtrajtuan njerëz dhe një u vra, në nisje të gjykimit ndaj tij në Hagë, tha se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara.

“Nuk pranoj asgjë, të gjitha janë të fabrikuara”, tha Shala para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.

Prokurorët kanë ngritur katër akuza për krime lufte ndaj Shalës, përfshirë akuzat për torturë dhe vrasje. Ata kanë argumentuar se Shala ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka arrestuar dhe ka keqtrajtuar të paktën 18 persona, që i konsideronin spiunë apo bashkëpunëtorë të serbëve.

Mbi 13.000 persona besohet se janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 nga trupat serbe që udhëhiqeshin nga presidenti i atëhershëm, Sllobodan Millosheviq. Kosova shpalli pavarësinë më 2008, por Serbia vazhdon të mos e pranojë.

Prokurori Alex Whiting u tha gjykatësve se Shala ka kryer vrasje duke marrë pjesë në rrahjen e një personi dhe më pas e ka qëlluar atë në këmbë, duke bërë që viktima të ndërronte jetë disa orë më vonë për shkak të gjakderdhjes.

“Rasti ndaj Shalës është shumë i drejtpërdrejtë dhe i thjeshtë, edhe pse në mënyrë tragjike ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve dhe i ka marrë jetën njërit prej tyre”, tha Whiting në deklaratën hyrëse.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës.

Kjo gjykatë e ka shqiptuar dënimin e parë për krime lufte në dhjetor të vitit të kaluar.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë.

Ndërkaq, më 3 prill pritet të nisë gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-krerëve të Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Këta ish-krerë të UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин поздравил ветеранов и всех жителей Москвы с Днем Победы





Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о комфортных автопутешествиях


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин поздравил жителей Москвы и ветеранов с Днем Победы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Брановицкий

Концертный Директор для Артистов из Регионов.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Пресс-служба «Лужников» опровергла информацию о концерте Канье Уэста в Москве

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге про финал Всероссийской олимпиады школьников

Турнир по пляжному волейболу «ЮМР ОПЕН» прошел в Краснодаре


ATP

Двенадцать казахстанских теннисистов поднялись в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Метеоролог Шувалов рассказал, когда в Москве закончится снег и отступят холода



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России