Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2023

Scholz thotë se i mirëpret shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE sa më shpejt

0
Scholz thotë se i mirëpret shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE sa më shpejt

Gjermania dëshiron të mirëpresë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur, tha të martën kancelari Olaf Scholz.

Shqipëria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në bllok, tha Scholz në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

"Marrëdhëniet dypalëshe midis Gjermanisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera", u tha kancelari gjerman gazetarëve, duke shtuar se qeveria e tij do të mbetet një "partner i besueshëm" në përpjekjen e Tiranës për t'u bashkuar me BE-në.

Vendet e rajonit ndodhen në faza të ndryshme në procesin e zgjerimit.

Rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE

KE: Ballkani Perëndimor me përparime dhe dështime

Mali i Zi ka avancuar më së shumti dhe i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave.

Serbia pason si shtet që është në procesin e negociatave, por vitin e kaluar nuk ka hapur asnjë kapitull të ri.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sapo i kanë nisur negociatat. Ndërsa Bosnje e Hercegovina ka marrë mendim pozitiv nga Komisioni Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat.

Kosova ka aplikuar dhjetor të vitit të kaluar për anëtarësim në BE. Deri më tani, Kosova ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, që u nënshkrua në Strasburg, më 17 tetor të vitit 2015.

Plani evropian, temë dikustimi në takimin Scholz-Rama

Propozimi evropian - i titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi” - ishte një tjetër çështje diskutimi në takimin Scholz – Rama.

Kancelari gjerman tha se pret që ky proces të përfundojë shpejt.

“Me të vërtetë kemi të bëjmë me një propozim shumë të peshuar të Gjermanisë e Francës dhe që gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e Komisionit Evropian në Bruksel. Në këtë kuadër besoj se ky proces do të përfundojë së shpejti me sukses”, tha Scholz.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar këtë propozim. 

Marrëveshja - për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes dy vendeve – nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.

Një zyrtar i lartë i BE-së, i afërt me këto zhvillime, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tekstit i mungon validiteti pa një aneks, të cilin pritet ta përgatisin palët para takimit të tyre të ardhshëm, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Samiti i Procesit të Berlinit, më 16 tetor në Tiranë

Kancelari gjerman njoftoi se samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit do të zhvillohet më 16 tetor në Tiranë.

Kryeministri Rama tha se në këtë samit do të bëhet bilanci i arritjeve të këtij procesi.

“Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe në këtë rrugë jemi me fat se Gjermania është një bashkudhëtar i vëmendshëm dhe i përfshirë drejtpërdrejt", tha Rama.

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është mbajtur në Tiranë – për herë të parë jashtë kufijve të bllokut evropian.

Aty, liderët e Bashkimit Evropian kanë rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian.

Kryeministri Rama ndodhet në Berlin në një vizitë zyrtare. Atje, ai pritet të takohet edhe me përfaqësues të bizneseve gjermane për të diskutuar mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, si dhe turistëve të saj.

Rama pritet ta vizitojë gjithashtu Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10.000 ekspozues nga më shumë se 180 vende, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: в ТиНАО создадут новые управы районов





Москва

Наталья Которева презентовала новый трек «Как в сериале»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Московскому метрополитену исполнилось 89 лет



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Пол Маккартни

«Возомнил себя Полом Маккартни?»: Соседов назвал причину творческого провала Никиты Преснякова в США




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»


Даниил Медведев

Медведев с трудом одолел 121-ю ракетку мира на турнире в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Новый жилой комплекс сдан в Нагатино-Садовниках



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России