Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2023

NATO: Rast historik për paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

0
NATO: Rast historik për paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se mirëpret qasjen konstruktive nga Kosova dhe Serbia në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe theksoi se tani është një “rast historik” për të arritur paqe të qëndrueshme.

Këto deklarata ai i bëri pas takimit në Bruksel me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po ashtu shprehu mbështetjen për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve.

“Ne bashkëpunojmë me Bashkimin Evropian dhe mirëpresim takimet në Bruksel në kuadër të dialogut. NATO do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm këtë dialog sepse e shohim si rrugën e vetme të duhur për paqe dhe stabilitet në Kosovë. Kemi një rast historik për paqe të qëndrueshme dhe mirëpres qasjen konstruktive. Është me rëndësi që të dyja palët të dëshmojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis. Secila zgjidhje duhet të ketë parasysh të drejtat e njeriut, fqinjësisë së mirë dhe sundimit të ligjit”, tha shefi i NATO-s.

Deklaratat e Stoltenbergut vijnë pasi Kosova dhe Serbia më 27 shkurt pranuan propozimin evropian për normalizimin e raporteve. BE-ja tha se në takimin në Bruksel, kryeministri kosovar, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan që nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme për këtë propozim, që palëve u është dorëzuar vitin e kaluar.

Blloku evropian më pas tha se palët kanë shprehur gatishmërinë që të punojnë në planin për zbatimin e propozimit evropian, që synon të çojë palët drejtë një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Stoltenberg, po ashtu përsëriti gatishmërinë e aleancës ushtarake perëndimore që të sigurojë paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

“NATO ka qenë prezent në Kosovë për shumë vite. Prania e KFOR-it [misioni i NATO-s në Kosovë] ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe sigurisë së lëvizjes për të gjithë në Kosovë. Aleatët janë të gatshëm të vazhdojnë këtë. Një prani substanciale e NATO-s është dëshmuar e duhur për sigurinë”, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore.

Ndërkaq, presidenti shqiptar, Bajram Begaj, foli për rreziqet e sigurisë me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor, duke tërhequr vërejtjen nga rreziku që vjen nga ndikimi i Rusisë.

“Rajoni i Ballkanit vijon të kërcënohet nga përpjekjet e ndërhyrjes së Rusisë. Rusia po rrezikon rajonin dhe interesat e NATO-s. Qëllimi i Rusisë është bllokimi i proceseve demokratike në rajon. Kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet në veri të Kosovës. Vlerësojmë maksimalisht angazhimin e NATO-s në rajon. KFOR është garantues i paqes në Kosovë dhe rajon. Po kalojmë një kohë kur nevojiten vendime të guximshme. Dhe është koha që të shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës në strukturat euroatlantike”, tha Begaj.

Begaj tha se anëtarësimi eventual i Kosovës në NATO do të përbënte “një vlerë të shtuar për aleancën”.

Rreth 50.000 forca të misionit paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, u vendosën në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999 me synim që të garantojnë sigurinë. Aktualisht në vend janë afër 4.000, një numër i konsiderueshëm i të cilëve vijnë nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.

Kosova në fundin e vitit të kaluar dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE, teksa shteti po ashtu aspiron që të bëhet pjesë fillimisht e Partneritetit për Paqe të aleancës dhe eventualisht të bëhet edhe anëtar i NATO-s.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: в ТиНАО создадут новые управы районов





Москва

Konica Minolta Business Solutions Russia и Facemetric предложат заказчикам решения на базе технологий компьютерного зрения


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Столичный мэр реорганизовал управы в ТиНАО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

Ивана Урганта исключили из программы концерта памяти Булата Окуджавы




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Семьи из Подмосковья поборются за выход в финал конкурса «Это у нас семейное»

В Подмосковье сотрудники ОМОН «Русич» Росгвардии приняли участие в церемонии открытия соревнований по дзюдо среди детей и подростков

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице


Уимблдон

Медведев рассказал, как ударился головой перед матчем с Уиллисом на Уимблдоне в 2016 году



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Армяне России поддерживают движение «Тавуш во имя Родины»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России