103news.com
World News in Albanian
Март
2023

Pas miratimit të Ligjit për agjentët e huaj në Gjeorgji, protestuesit përleshen me policinë

0
Mijëra gjeorgjianë dolën në rrugët e Tbilisit pasi Parlamenti miratoi në lexim të parë një ligj të diskutueshëm për "agjentët e huaj" që kritikët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, thonë se do të ndikojë në lirinë e vendit.


Ky ligj, i cili mbështetet nga partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, do të kërkojë që çdo organizatë që merr më shumë se 20 për qind të financimit të saj nga jashtë, të regjistrohet si "agjent i huaj" ose do të përballet me gjoba të konsiderueshme.


Policia u përball me protestuesit mbrëmjen e 7 marsit përpara ndërtesës së Parlamentit, kur protestuesit bllokuan sheshin Avenue Rustaveli, me thirrjen "Poshtë ligji rus".


Ndërsa tensionet rriteshin, policia përdori sprej mbi protestuesit, të cilët thyen barrierat dhe disa hodhën gjësende ndaj personelit të sigurisë.


Më vonë, duke përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës policia shpërndau turmën në orët e hershme të mëngjesit, megjithëse nuk është e qartë nëse protestuesit ishin larguar nga zona kryesore apo ishin zhvendosur në hapësirë tjetër.




Përplasjet ndodhën pasi ligjvënësit votuan në lexim të parë në favor të projektligjit, në një votim të planifikuar për 9 mars, i cili u zhvendos më 7 mars, për arsye ende të pashpjegueshme.


Projektligji pritet të kalojë edhe në lexim të dytë dhe të tretë.


Kritikët thonë se ky ligj pasqyron legjislacionin rus që ka kufizuar punën e gazetarëve të pavarur dhe institucioneve demokratike atje.


Ndikimi rus është një çështje e ndjeshme në Gjeorgji. Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, pas së cilës Moska njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër, Abkhazinë, si vende të pavarura dhe vendosi mijëra ushtarë të saj në ato zona.


Projektligji do t'i dërgohet Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës, një organ këshillimor për demokracinë dhe të drejtat që mund të ofrojë një opinion, por nuk ka fuqi zbatuese.


Më 6 mars, ligjvënësit gjeorgjianë u përplasën në Parlament gjatë diskutimit për këtë nismë ligjore, ku gjatë kohës së seancës forcat policore u shtuan rreth ndërtesës, teksa protestuesit kërkuan të mos shqyrtohet i njëjti.


Presidentja Salome Zurabishvili ka thënë se do të vërë veto ndaj projektligjit, megjithëse Parlamenti mund ta anulojë veton e saj.


Në një adresim me video të bërë gjatë një vizite zyrtare në SHBA, ajo tha se i mbështet kërkesat e protestuesve.


"Ky ligj - për të cilin askush nuk kishte nevojë - nuk vjen nga hiçi. Është diçka e diktuar nga Moska".


"Gjorgjia, e cila e sheh të ardhmen e saj në Evropë nuk do të lejojë askënd ta largojë nga kjo e ardhme”, tha ajo.


Ambasada e SHBA-së në Tbilisi e quajti këtë "ditë të zezë për demokracinë e Gjeorgjisë".


"Ndjekja e këtyre ligjeve do t'i dëmtojë marrëdhëniet e Gjeorgjisë me partnerët e saj strategjikë dhe do të minojë punën e rëndësishme të kaq shumë organizatave gjeorgjiane që punojnë për të ndihmuar qytetarët e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës.


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se veprimi i Parlamentit ishte një "zhvillim shumë i keq" për Gjeorgjinë dhe mund të ndikojë negativisht në lidhjet e saj me Brukselin. Gjeorgjia ka pasur prej kohësh aspirata për t'u anëtarësuar në BE.


Para votimit, Human Rights Watch dhe Amnesty International, i kërkuan Parlamentit të Gjeorgjisë ta kundërshtojë këtë projektligj.


Më shumë se 60 media dhe grupe të shoqërisë civile u zotuan muajin e kaluar se nuk do ta respektojnë këtë ligj, nëse ai do të miratohej.




Губернаторы России
Москва

Собянин: Конкурс грантов для НКО побил рекорд по числу одобренных заявок





Москва

Можно ли перевестись из одной автошколы в другую в процессе обучения?


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: начато строительство тоннеля Рублево-Архангельской линии



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Брановицкий

Возможности по выступлениям для Певцов, Музыкантов, Артистов различных жанров и направлений музыки предоставляемых Продюсерским центром.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сборная команда Главного управления Росгвардии по Московской области вошла в тройку победителей на чемпионате Центрального округа

Чемпионат Центрального округа по летнему офицерскому троеборью завершился в Москве

Офицеры Управления Росгвардии по Ивановской области стали призерами Чемпионата Центрального округа


WTA

Рахимова обыграла Биррелл и вышла во второй круг WTA 1000 в Пекине



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Фрэнк Синатра

Variety: производство фильмов Скорсезе про Иисуса Христа и Фрэнка Синатру отложили



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России