Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2023

Debati për ndryshimet kushtetuese rrit euro-skepticizimin

0
Debati për ndryshimet kushtetuese rrit euro-skepticizimin

Ndryshimet kushtetuese do të përgatiten nga ekspertët më të njohur të çështjeve juridike, deklaroi të enjten kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke folur mbi rëndësinë e miratimit të tyre, para se ato të dërgohen për miratim në Kuvend.

Ai tha se edhe opozita mund të propozojë ekspertë kushtetues, që të përfshihen në debatin për hartimin e amendamenteve nga të cilat varet procesi i mëtejmë i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimet duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës maqedonase, si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy shteteve për identitetin maqedonas, gjuhën dhe dallimet historike.

“Jemi në fazën e formimit të grupit të ekspertëve, me qëllim përgatitjen e amendamenteve që i gjithë opinioni të jetë i njoftuar se çfarë do të ndryshojmë në Kushtetutën tonë. Nuk do t’i përfshijmë në të vetëm bullgarët, por edhe bashkësi tjera që mund të jenë të interesuara. Në këtë proces janë të ftuara edhe partitë opozitare me ekspertë, edhe pse e dimë se ata nuk marrin pjesë në asnjë proces, përveç se punojnë me ngulm për të rrënuar gjithçka dhe për të bllokuar të ardhmen evropiane të vendit tonë”, tha Kovaçevski.

Pas përgatitjes së amendamenteve, do të ketë debat në Kuvend për miratimin e tyre dhe kryeministri Kovaçevski tha se shpreson se ato do të miratohen me dy të tretat e votave, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.

Shumica parlamentare aktualisht nuk i ka 80 votat e nevojshme të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi, andaj edhe kërkon mbështetjen e opozitës.

Opozita ndërkohë, jo vetëm që refuzoi ftesën për pjesëmarrjen me ekspertë në debatin kushtetues, por kërkoi edhe një herë shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se asnjë deputet i opozitës nuk do t’i mbështesë ndryshimet dhe se ka kaluar koha, sipas tij, kur deputetët kërcënoheshin që të veprojnë kundër vullnetit të tyre.

“Ne kemi një problem dhe ai mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme. Secili nga ne duhet të japë argumente se duhet ose nuk duhet të bëhen ndryshime kushtetuese dhe populli është ai që do të vendosë më tej. Kjo çështje nuk do të zgjidhet duke i vendosur dikujt pistoletën në kokë apo duke e kapur për veshi dhe duke e udhëzuar se si do të veprojë. Unë ju garantoj se asnjë deputet i opozitës nuk do t’i mbështesë ndryshimet”, tha Mickoski.

Opozita tha se nuk është kundër përfshirjes së pakicës bullgare në Kushtetutë, por kërkon garanci nëse me këtë do t’u jepej fund kërkesave të Sofjes, e cila në nëntor të vitit 2020 bllokoi me veto nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut për shkak të kontesteve të pazgjidhura.

Duke komentuar pozicionin e opozitës, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, që është edhe zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), tha se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen pasi janë në interesin e shtetit dhe të qytetarëve të tij.

“Ndryshimi i Kushtetutës është me rëndësi për vazhdimin e procesit të bisedimeve me BE-në. Ne duhet të arrijmë një konsensus. Duhet të ulemi dhe t’i vendosim në tavolinë të gjitha argumentet për dhe kundër ndryshimeve kushtetuese dhe të arrijmë një marrëveshje bazuar në interesat shtetërore, që janë mbi ato partiake. Unë jam i bindur se në çfarëdo qoftë debati, qoftë të ekspertëve apo të partive politike, do të dominojnë argumentet se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen pasi ato janë në interesin tonë”, deklaroi Osmani.

Anketa: Qytetarët, kundër ndryshimeve kushtetuese

Debati për ndryshimet kushtetuese po zhvillohet derisa hulumtimet e opinionit publik po tregojnë zbehjen e interesit te qytetarët për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, në veçanti te komuniteti maqedonas.

Një anketë e realizuar nga Institutit për Demokraci dhe Fondacioni Konrad Adenauer ka treguar se dy të tretat e të anketuarve janë kundër ndryshimeve kushtetuese, gjë që flet për rritjen e euro-skepticizmit.

Në pyetjen se si do të votonit nëse do të kishte një referendum për anëtarësimin e vendit në BE, 64 për qind janë deklaruar në favor të integrimit, që është për rreth 20 për qind më pak sesa në vitin 2014 kur mbështetja për BE-në arrinte në më shumë se 80 për qind.

Drejtori i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup, Daniel Brown, tha se këto shifra janë rezultat i qëndrimit të Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, por ai shtoi se politikanët maqedonas duhet të kenë qëndrim të harmonizuar ndaj politikës së jashtme dhe BE-së, që besimi ndaj integrimit evropian të mos shënojë ulje të mëtejme.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» УЛУЧШАЕТ ЗАКОНЫ, управляет патентами и улучшает командное планирование в целях учёта интереса всего народа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Алсу

В ЦТК концерт, посвященный юбилею Алсу Альметовой




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Охрана и безопасность. Как роботы и дроны работают на спортивных объектах?

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»


WTA

Потапова проиграла на старте турнира WTA-500 в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Арцах

В столице Туркменистана - Ашхабаде открыли памятник легендарному армянскому поэту и композитору Саят-Нове



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России