Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2023

Lajçak informon opozitën për pritjet e komunitetit ndërkombëtar lidhur me planin e BE-së

0
Lajçak informon opozitën për pritjet e komunitetit ndërkombëtar lidhur me planin e BE-së

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se ka informuar partitë opozitare në Kosovë lidhur me pritjet e komunitetit ndërkombëtar, sa i përket zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë 10 marsit, Lajçak u takua me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

"I informova për procesin, për pritjet e komunitetit ndërkombëtar. Ata shpjeguan qëndrimet e partive të tyre. Pra, e gjitha është pjesë e përgatitjeve për takimin e 18 marsit dhe është shumë e rëndësishme që ata të dëgjojnë nga unë, jo vetëm nga mediat apo në Parlament. Prandaj, për mua këto takime kanë përmbushur qëllimin", tha Lajçak për mediat në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

Zyrtari i lartë evropian tha se ishte e rëndësishme për të që të takohej me opozitën, në kohën kur blloku evropian po përgatit takimin e radhës të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që është caktuar të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars.

Më herët gjatë ditës, kryetari i PDK-së në opozitë, Memli Krasniqi, në një konferencë për media pas takimit me emisarin e BE-së tha ka shprehur rezerva mbi Marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Ai tha se PDK-ja e sheh atë si një “marrëveshje të përkohshme” që nuk e ka në qendër njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë por e ka në qendër Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Pa njohje të ndërsjellë ne do të kemi vazhdim të dialogut, ashtu siç e parasheh neni 6 i marrëveshjes; do të ketë pra një vazhdimësi të pafundme të këtij procesi i cili do të jetë kush e di sa i gjatë, por që krijon një status-quo të re, e cila nuk e përfundon konfliktin e ngrirë me Sebinë”, tha Krasniqi.

“[Marrëveshja] nuk i adreson qëllimet shtetërore të Kosovës dhe që përtej hapave potencialisht pozitivë përpara, krijon po ashtu edhe shumë pikëpyetje, për të cilat kryeministri i Kosovës, si përgjegjësi kryesor i kësaj çështjeje, nuk e ka dhënë asnjë përgjigje”, u shpreh Krasniqi.

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas takimit me Lajçak, tha se mbështet procesin e dialogut, por kërkon një marrëveshje të "përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë - Serbi. Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës".

"Në takim, kryetari [i LDK-së, Lumir] Abdixhiku i kërkoi Lajçak sqarime në lidhje me tekstin e marrëveshjes së propozuar, në mënyrë të veçantë në lidhje me preambulën, me nenin 7, nenin 10 dhe me planin implementues të marrëveshjes së tanishme", u tha në njoftimin e LDK-së.

Parita tjetër në opozitë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes nënkryetarit të saj, Ardian Gjini, pas takimit me Lajçak, ka ripërsëritur qëndrimin përkrahës ndaj planit evropian.

“E ripërsëritëm qëndrimin e Alencës, se ka të arritura serioze në këtë dokument. E kuptojmë që nuk është njohja de-jure e Kosovës, mirëpo e kuptojmë që marrëveshja përmban elemente të cilat krijojnë marrëdhënie krejt të reja në Ballkan, e posaccërisht mes Kosovës dhe Serbisë, krijojnë rrethana që e nxjerrin Kosovën në situatë krejt tjetër”, u shpreh Gjini në konferencën për media.

“Ne jemi të bindur si parti politike që rruga përpara për Kosovën hapet seriozisht fuqishëm nëse e mbërrijmë këtë marrëveshje”, tha ai.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Lajçak u takua edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, të cilët më pas njoftuan se kanë insistuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Formimi i Asociacionit, siguria, mbrojtja e të drejtave kolektive dhe individuale të popullit serb janë parakusht për normalizimin e marrëdhënieve”, u tha në njoftimin e Listës Serbe.

Lajçak ka qëndruar në Kosovë nga dita e enjte, prej kur ka zhvilluar takime me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen për normalizim me Serbinë, gjatë takimit që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

"Ai [Kurti] shprehu pritshmërinë e tij që Bashkimi Evropian të punojë në drejtim të përmbylljes së suksesshme të procesit të Marrëveshjes për normalizim përmes nënshkrimit zyrtar të saj në takimin e radhës", u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra e kryeministrit.

Ndërkaq, Lajçak tha për mediat se me Kurtin zhvilloi një takim "konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm".

Pas takimit me Kurtin, Lajçak tha se qëllimi i vizitës së tij dyditore është që të dëgjojë qëndrimin e Kosovës lidhur me propozimin evropian për normalizim, për të cilin palët u pajtuan gjatë takimit të 27 shkurtit, në mënyrë që në takimin e radhës në Ohër, palët të mund të bëjnë hapin e radhës, atë të finalizimit të marrëveshjes.

Lajçak, pas takimit në PDK, do të zhvillojë takime edhe me partitë tjera opozitare të Kosovës.





Губернаторы России
Москва

Собянин исключил запрет для самокатчиков ездить по тротуарам в Москве





Москва

V Общероссийская конференция «Устойчивое развитие этнокультурного сектора» представит калейдоскоп успешных практик в сфере социального проектирования


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Желдорреммаш

На Улан-Удэнском ЛВРЗ прошел конкурс «Лучший по профессии 2024»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

Чья компания сильнее всех?


ATP

Казахстанец совершил фантастический рывок в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Українські новини

Estischool - Школа за британською програмою



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России