Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2023

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

0
Nën betim,  Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë pandemisë së koronavirusit në ndërtesën e Qeverisë.

Një komitet i Parlamentit britanik është duke e marrë në pyetje Johsonin rreth deklaratave të tij kundërthënëse për festat e organizuara, të cilat i kanë thyer rregullat e atëhershme për luftim të pandemisë.

Nëse ky komitet arrin në përfundim që Johnson ka gënjyer me vetëdije, atëherë ai rrezikon pezullim, apo edhe humbje të ulëses në Parlament.

Në nisje të seancës, Johnson është betuar me dorë në Bibël dhe ka thënë, “dorën në zemër…. unë nuk kam gënjyer para Parlamentit”.

Johnson ka thënë se gjithçka që ka thënë para Parlamentit e ka thënë “në mirëbesim” dhe sipas këshillave të ndihmësve të tij.

Ai, po ashtu, e ka kritikuar Komitetin, i cili përbëhet nga katër anëtarë konservatorë dhe tre nga partitë opozitare, duke thënë se është duke vepruar si “hulumtues, prokuror, gjykatës dhe juri”.

Seanca tri-orëshe ka qenë një tjetër pikë e nxehtë e karrierës së tij, e cila është përcjellë me disa skandale në vjetët e fundit.

Johnson, 58-vjeçar, i ka fituar zgjedhjet me Partinë Konservatore më 2019.

Mirëpo në korrik të vitit 2022, ai është detyruar, nga partia e tij, që të japë dorëheqje, për shkak të atyre që janë konsideruar skandale lidhur me paratë, etikën dhe gjykimin.

Pas raportimeve se janë organizuar festa në dhjetor të vitit 2021, Johnson u ka thënë vazhdimisht ligjvënësve se ai dhe stafi i tij i kanë ndjekur gjithmonë rregullat.

Në një raport paraprak këtë muaj, Komiteti parlamentar britanik, ka thënë se të dhënat sugjerojnë se do të duhej të kishte qenë “e qartë” për Johnsonin se organizimet në Qeveri më 2020 dhe 2021 i kanë shkelur rregullat për luftim të pandemisë.

Mirëpo Johnson ka thënë se nuk i është dukur kurë se organizimet – në të cilat ka pasur tortë, verë, djathëra dhe dhurata – i kanë shkelur kufizimet që i ka fuqizuar Qeveria e tij për gjithë shtetin.

Ai ka thënë se “sinqerisht beson” se pesë organizimet në të cilat ka marrë pjesë, kanë qenë “takime të ligjshme pune” në të cilat ka tentuar të rrisë moralin e punëtorëve që janë përballur me pandeminë vdekjeprurëse.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Шнуров

Любовь Аксенова, Олег Трофим, Сергей Шнуров и другие на премьере фильма «Майор Гром: Игра»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Цена билетов на суперфинал Кубка России составит от 500 до 15 тыс. рублей

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


WTA

Шнайдер вышла в финал турнира WTA-125 в Париже, обыграв Грачёву



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Более 1 тыс опор ЛЭП заменят на севере Подмосковья в 2024 г



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России