Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2023

BE shpreh keqardhje për ndryshimet në Ligjin penal në Republikën Sërpska

0
BE shpreh keqardhje për ndryshimet në Ligjin penal në Republikën Sërpska

Bashkimi Evropian ka shrpehur keqardhje për ndryshimet në Ligjin penal në entitetin e Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, përmes të cilit shpifja bëhet vepër penale.

Sipas Bashkimit Evropian, këto ndryshime do të vendosin kufizime të panevojshme dhe disproporcionale për lirinë e mediave dhe shoqërinë civile.

Bashkimi Evropian, në një komunikatë të lëshuar nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) rikujton se, kur Bosnjë e Hercegovinës iu dha statusi i kandidatit, u definuan edhe hapat që duhet të administrohen, në mesin e të cilëve janë edhe forcimi i lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

“Vendimi i sotëm është qartë një hap në drejtim të gabuar dhe ka efekt dëmtues në lirinë e mediave në Republikën Sërpska. Në të njëjtën kohë, vë në dyshim edhe përkushtimin strategjik të partisë në pushtet në Republika Sërpska për integrimin e Bosnjë e Hercegovinës në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e BE-së.

BE-ja tërheq vërejtjen se, nëse ky ligj në fund miratohet, do të paraqesë një goditje të rëndë për mjedisin e veprimit të shoqërisë civile, lirinë e shprehjes, lirinë e mediave dhe shënon hap mbrapa në mbrojtjen e të drejtave themelore.

“BE-ja i bën thirrje entitetit Republika Sërpska që ta tërheqë këtë ndryshim dhe të sigurojë mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe mediave”, thuhet në komunikatë, ku ndër tjerash BE-ja ia rikujton Bosnjë e Hercegovinës se duhet t'i respektojë prioritetet të cilat i ka caktuar Komisioni Evropian në mendimin për statusin e kandidatit për këtë shtet, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes.

Ashpërsimi i Ligjit penal për të ndëshkuar gazetarët në entitetin serb të Bosnjë e Hercegovinës shihet nga diplomatët në BE si një tentim i liderit të këtij entiteti, Milorad Dodik, për të heshtur mediat kritike ndaj tij.

Të enjten, më 23 mars, Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska miratoi, në fazën e parë, një ligj që parashikon gjoba të larta për shpifje, gjë që shkaktoi shumë kritika nga punonjësit e medias dhe sektori joqeveritar.

Projektligji penal, i cili parashikon kriminalizimin e shpifjes, pasi miratohet si draft, kalon në një diskutim publik dymujor dhe më pas kthehet në Kuvend në formë propozimi.

Nëse Asambleja më pas miraton propozimin për ndryshimin e Kodit Penal, ai shkon në Këshillin e Popullit të Repubikës Sërbska për votim.

Projektligji për shpifjen parasheh gjoba nga rreth 2.500 deri në 60.000 euro.

Dënime më të larta parashikohen në rastet kur shpifja është paraqitur në media, përfshirë rrjetet sociale.

Dënimet më të larta parashikohen për ata që "ekspozojnë publikisht tallje ose përbuzje" ndaj një personi ose grupi, për shkak të përkatësisë së një race të caktuar, ngjyrës së lëkurës, fesë, kombësisë ose për shkak të origjinës etnike, orientimit seksual ose identitetit gjinor.

Partitë opozitare kërkuan tërheqjen e draftit, duke paralajmëruar se ai, para së gjithash, është një ligj represiv.

Në të njëjtën ditë, më 23 mars, Qeveria e Republikës Sërpska ka miratuar një projektligj, përmes të cilit u kërkon organizatave jofitimprurëse të financuara nga jashtë që veprojnë në njësinë serbe të Bosnjës, të regjistrohen dhe të raportojnë për punën e tyre.





Губернаторы России
Москва

Столичный мэр реорганизовал управы в ТиНАО





Москва

Konica Minolta Business Solutions Russia и Facemetric предложат заказчикам решения на базе технологий компьютерного зрения


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: в ТиНАО создадут новые управы районов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Елена Волкова

Дмитрий Бикбаев готовит премьеру театрального проекта, основанного на личных переживаниях




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

Семьи из Подмосковья поборются за выход в финал конкурса «Это у нас семейное»

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице


Даниил Медведев

Даниил Медведев одолел 121-ю ракетку мира Меджедовича и вышел в 1/8 финала Рима



Новости Крыма на Sevpoisk.ru