Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2023

Mali i Zi pritet ta ekstradojë "mbretin e kriptovalutave"

0
Ministri malazez i Drejtësisë, Marko Kovaq, tha më 29 mars se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut po kërkojnë ekstradimin e Do Kwon, ish-drejtorit ekzekutiv dhe bashkëthemeluesit të kompanisë së kriptovalutave, Terraform Labs, i cili dyshohet për humbjen e investimeve – në vlerë prej më shumë se 40 miliardë dollarësh.


Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit, Hon Chang Joon, u arrestuan në Mal të Zi më 23 mars, teksa po përpiqeshin të iknin në Dubai me dokumente të falsifikuara, sipas MD-së.


Kovaq tha se Koreja e Jugut ka kërkuar ekstradimin e të dyve. Ndërsa SHBA-ja ka kërkuar ekstradimin e Do Kwon.


SHBA-ja e akuzon atë për "orkestrim të një mashtrimi prej miliarda dollarësh të letrave me vlerë të aseteve kripto".




"Ekzistenca e urdhërarrestit ndërkombëtar për këta dy persona dhe kërkesa e paraqitur për ekstradim krijon bazën për fillimin e procedurës së ekstradimit", tha Kovaq në një konferencë për media në Podgoricë, më 29 mars.


Ministri tha se do ta informojë publikun nëse ndonjë vend tjetër do të dërgojë kërkesë për ekstradim.


“Në rast se marrim disa kërkesa për ekstradim, dua të them se përcaktimi se në cilin shtet do të ekstradohen do të bazohet në disa faktorë, si peshën e veprës penale të kryer, vendndodhjen dhe kohën kur është kryer vepra, radhën në të cilën kemi marrë kërkesën për ekstradim, dhe disa faktorë të tjerë", tha ai.


Ai shtoi se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut i kanë kërkuar gjithashtu edhe laptopët e sekuestruar nga dy të dyshuarit.


Një ditë pas arrestimit, më 24 mars, Mali i Zi i akuzoi të dy për falsifikim. Atyre iu caktua masa e paraburgimit nga autoritetet malazeze – e cila mund të zgjasë maksimum 30 ditë.


Do Kwon kërkohet nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Singapori për atë që Komisioni amerikan i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë (SEC) e quan "orkestrim të një mashtrimi prej miliarda dollarësh të letrave me vlerë të aseteve kripto".


"Ne pretendojmë se Terraform dhe Do Kwon nuk arritën t'i ofrojnë publikut një zbulim të plotë, të drejtë dhe të vërtetë, ashtu siç kërkohet për një mori letrash me vlerë të aseteve kripto, veçanërisht për Luna dhe Terra USD", tha kryetari i SEC-it, Gary Gensler në një deklaratë në shkurt.


"Ne gjithashtu pretendojmë se [Terraform dhe Kwon] kryen mashtrime duke përsëritur deklarata të rreme dhe mashtruese për të ndërtuar besim përpara se të shkaktonin humbje shkatërruese për investitorët", shtoi ai.


Shumë investitorë humbën kursimet e tyre kur Luna dhe Terra USD kolapsuan, duke rënë në një vlerë afër zeros. Pasojat nga kolapsi i Terraform Labs ndikuan gjithashtu në tregun më të gjerë të kriptovalutave.






Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России