Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2023

Maqedonia e Veriut bëhet gjithnjë e më e varur nga importi

0
Maqedonia e Veriut bëhet gjithnjë e më e varur nga importi

Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se Maqedonia e Veriut në vazhdimësi po bëhet një vend gjithnjë e më i varur nga importi.

Gjatë vitit të kaluar, 2022, Maqedonia e Veriut ka importuar produkte ushqimore për dyqind milionë euro më shumë sesa viti paraprak ose rreth 900 milionë euro. Në vitin 2021, shteti maqedonas ka importuar produkte ushqimore në vlerë prej 700 milionë eurosh.

Ndryshimet klimatike dhe prishjet në sistemin ujitës ulin rendimentet e orizit

Prodhuesit e produkteve bujqësore thonë se në uljen e prodhimit kanë ndikuar ndryshimet klimatike, si edhe mungesa e mbështetjes institucionale për bujqit që t’u përshtaten ndryshimeve klimatike dhe t’i sigurojnë punonjësit në sektorin bujqësisë.

Fermeri Toni Maksimov nga rajoni i Obleshevës të komunës së Koçanit ku kultivohet orizi, thotë për Radion Evropa e Lirë se rendimenti i këtij produkti është ulur përgjysmë. Sipas tij, nëse më herët fermerët kanë arritur të mbledhin 800- 900 kilogramë oriz për hektar, tani mezi arrijnë të grumbullojnë 400 deri 450 kilogramë për një hektar.

Maksimov thotë se faji qëndron te ndryshimet klimatike, por jo më pak hise ka edhe faktori njeri.

"Këtë vit, fillimisht, kushtet klimatike ishin të pavolitshme që pamundësuan mbjelljen me kohë. Më pas, kur nisi të zhvillohej rrënja dhe lidhej koka e orizit, ndikoi faktori njeri përkatësisht ndërmarrja e ujësjellësit ‘Bregallnica’ para kohe e ndali ujin në ara.

Përderisa duhej të ujiteshin sipërfaqet e mbjella të paktën edhe dy herë, ata e ndalën ujin për shkak të problemeve teknike. Kjo për ne paraqiti problem shtesë duke ulur sasinë e prodhimit", thotë për Radion Evropa e Lirë, Maksimov, prodhues i orizit.

Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Bujqësisë për mungesën e masave për mbrojtjen e kulturës së orizit, veçanërisht në kohën kur të gjithë prodhuesit dhe bujqit në përgjithësi kanë bërë thirrje për mbrojtjen e kulturave bujqësore.

Nga kjo ministri nuk janë përgjigjur as për sa i përket efektit të masave që po ndërmerren për t’i stimuluar bujqit, si dhe uljen e kostos së prodhimit të produkteve bujqësore.

Mungesa e punëtorëve sezonalë lë shumë ara djerrinë

Një nga sfidat më të mëdha, me të cilat po përballet sektori bujqësisë është plakja e fuqisë punëtore, çështje kjo që është apostrofuar si shumë problematike edhe në strategjinë e fundit të Qeverisë maqedonase për zhvillimin e bujqësisë.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2016, vetëm 4 për qind e operatorëve bujqësorë ishin të rinj nën moshën 35 vjeç, përderisa pjesa më e madhe e bujqve, mbi 62 për qind, ishin mbi moshën 55 vjeç.

Amit Saliu nga fshati Krushopek i Shkupit thotë se është detyruar të ulë sasinë e kultivimit të specave dhe domateve, për shkak të mungesës së punëtorëve.

Ai konsideron se duhet të gjendet një modalitet që shteti të ndihmojë në subvencionimin e punëtorëve sezonalë që do të angazhoheshin në sektorin bujqësisë.

“Askush nuk do që të angazhohet në bujqësi pasi mëditja është e ulët. Ne nuk kemi leverdi të japim mëditje më të larta. Në këtë drejtim shteti mund të dalë në ndihmë që personat që janë të papunë, t’i orientojë në sektorin e bujqësisë dhe një pjesë të pagesës ta mbulojë. Kështu arat nuk do të na rrinë djerrinë, do të ketë punë, por njëkohësisht tregjet do të jenë të mbushura me produktet vendore dhe jo ato që importojmë”, thotë për REL-in Saliu.

Në bazë të të dhënave zyrtare, rritje të theksuar gjatë vitit të kaluar ka shënuar dhe importi i grurit dhe produkteve të drithërave për 19 për qind në krahasim me vitin 2021.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал, как электробусы помогают улучшать экологическую ситуацию





Москва

Неблагодарный батька или о чем говорил президент Белоруссии с делегацией Азербайджана?


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал, как электробусы помогают улучшать экологическую ситуацию



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Филипп Киркоров

Филипп Киркоров, Люся Чеботина, SHAMAN – 25 ярких звезд в Открытой студии «Авторадио» на «Премии МУЗ-ТВ 2024»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024

Баскетболисты пойдут кругами // Единая лига ВТБ пересмотрела формат проведения чемпионата

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов 12 июня установил мировой рекорд по чеканке мяча в «Лахта Центре»


Марат Сафин

Дзюба заявил, что был бы теннисистом уровня Сафина



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России