Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2023

Deri në gjashtë orë pritje për shërbime specialistike në ambulancat e QKUK-së

0
Deri në gjashtë orë pritje për shërbime specialistike në ambulancat e QKUK-së

Pritjet e gjata për të marrë shërbime specialistike në ambulancat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë bërë shumë të mundimshme për qytetarët.

Ata janë të obliguar të zgjohen herët dhe të presin me orë të tëra nëpër recepsione, dhe nëse kanë fat, kontrollohen.

Numri i madh i pacientëve në këto klinika, sipas drejtuesve në QKUK, ndodh për shkak të numrit të lartë të rasteve që referohen nga komunat e tjera të Kosovës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Hamit Hajdari nga Kaçaniku tregoi se ishte zgjuar në orën 05:00 të mëngjesit për të arritur i pari në njërën prej ambulancave specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Për Hajdarin që udhëtoi rreth 60 kilometra, pritja ishte e gjatë dhe e mundimshme.

“Në orën 6:30 na kanë thënë të jemi këtu, për t’i marrë numrat. Me vite është ky sistem i punës kështu. Vjen pacienti pret, qe, siç e shihni edhe vetë. Kjo nuk është në rregull se është një pritje shumë e gjatë e panevojshme”, thotë Hajdari.

“Nëse arrin ta marrësh numrin herët, kryen punë i pari, nëse vjen me vonesë siç vijnë disa, mbetesh nga ora 6:00 deri në orën 12:00 të ditës”, thotë ai.

Pacientët duhet të jenë para orës 07:00 në ambulancën e QKUK-së.

Ata duhet ta zënë radhën, në të kundërtën mund të mbesin pa kryer kontrolle pasi që mjekët kanë një numër të caktuar të pacientëve që kontrollojnë brenda ndërrimit.

Pas orës 07:30, pjesëtarët e sigurimit i lejojnë pacientët të afrohen pranë sportelit për t’u regjistruar dhe për të marrë një numër - por sërish presin.

Pacientët janë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Me numrin e lartë të pacientëve që referohen këtu, mjekët e kanë të caktuar kohëzgjatjen e një vizite - ajo mund të jetë nga 10 deri në 20 minuta.

Por, jo gjithmonë vijnë edhe mjekët.

“Jam zgjuar në orën 05:00, jam përgatitur. Deri në Malishevë kam ardhur... në Malishevë, në 6:10, e kam pasur autobusin dhe kam ardhur këtu, në orën 07:00, në Prishtinë. Kam pritur në radhë, e kam marrë numrin... numrin 6 e kam. Tash pres derisa të vijë mjeku. Besoj që një orë e gjysmë duhet të pres, dy, derisa të vijë mjeku”, tregon Idriz Sertolli, i cili kishte udhëtuar nga Malisheva, mbi 40 kilometra larg Prishtinës.

Pritja vazhdon derisa mjekët apo drejtorët e klinikave i kryejnë vizitat e para në klinikat ku punojnë dhe më pas fillojnë punën në ordinancat specialistike.

“Kirurgjia plastike dhe stafi i mesëm, edhe mjekët, edhe këta jemi shumë të angazhuar gjatë vizitave ambulantore. Kemi dashur ta zvogëlojmë numrin, por meqenëse është numri i madh, atëherë jemi duke u munduar ta mbajmë standardin evropian, i cili është 17-18 pacientë ambulantorë. Ne kemi shkuar edhe në njëzet, me qëllim që ta rrisim, mirëpo po kemi raste që të hënën, na rritet numri [i pacientëve] deri në dyzet - ajo është e pamundshme. Për atë kemi pakënaqësi të palëve”, thotë për Radion Evropa e Lirë Agim Berisha, mjek i kirurgjisë plastike.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Elvi Azizi, thotë se po punohet për lehtësimin e kontrolleve të pacientëve në ambulancat specialistike.

Ai thotë se shërbimet që ofrohen në ambulancat e QKUK-së, duhet të jepen edhe në spitalet rajonale.

“Për momentin, jemi duke punuar në dy drejtime. Drejtimi i parë është aspekti organizativ, që nënkupton organizimin e punës duke e ofruar një listë të shërbimeve të garantuara për secilin spital të përgjithshëm regjional, ku e përfshijmë edhe QKUK-në”, thotë Azizi.

Kjo, sipas tij, bëhet për t’i orientuar pacientët kah spitalet regjionale.

“Aspekti i dytë, me të cilin jemi duke u marrë, është aspekti teknik, që nënkupton digjitalizimin e shërbimeve, i cili do të na mundësojë një caktim më të mirë të terminëve për pacientët”, thotë Azizi.

Në total janë 22 ambulanca të klinikave të ndryshme spitalore të QKUK-së.

Gjatë një dite, aty marrin shërbime mbi një mijë pacientë.

Në mesin e tyre ishte edhe Hajdari që pas gati katër orësh arriti ta kryente kontrollin për të cilin kishte ardhur.

“Po, pas një pritjeje prej tri orësh e gjysmë, katër, arrita në fund ta kryej kontrollin. Është një pritje shumë e gjatë”, thotë ai.

Se ka numër të madh të pacientëve në ambulanca specialistike në QKUK, e tregojnë edhe të dhënat zyrtare.

Nga muaji janar e deri më 20 nëntor, në këto klinika kanë marrë shërbime rreth 220 mijë pacientë.

*Shënim: Versioni i parë i këtij materiali është publikuar në video-format.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий





Москва

Чеченка Лия Заурбекова поделилась подробностями конфликта с семьей в полиции


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Концерт волынщиков в музее П.И. Чайковского




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»


Елена Рыбакина

Рыбакина узнала свое место в новом мировом рейтинге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


#123ru.net

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» помогает В.В. Путину улучшить либо отменить налоги в обществе.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России