Një student i armatosur vret së paku 15 persona në Çeki
Një student i armatosur vrau së paku 15 persona në një sulm me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit në Pragë të Çekisë. Në sulm u plagosën të paktën 24 të tjerë, konfirmuan autoritetet çeke. Policia tha se trupin e pajetë të sulmuesit e gjeti në ambientet e universitetit dhe e përjashtoi faktin se motivi i sulmit mund të lidhet me terrorizëm.