Policia daneze arreston një refugjat sirian për planifikim të sulmit "terrorist"
![Policia daneze arreston një refugjat sirian për planifikim të sulmit](https://gdb.rferl.org/E535CF12-1B98-41BA-AC25-F8E36FDE2228_cx0_cy11_cw0_w800_h450.jpg)
Policia daneze ka thënë se ka arrestuar një azilkërkues sirian nga Suedia për “tentim të kryerjes së një akti terrorist” në Kopenhagë.
Policia e Kopenhagës ka thënë se kanë arrestuar 30 vjeçarin së bashku me Shërbimin e Sigurisë dhe Inteligjencës, pas një sulmi të dështuar, të cilin i arrestuari e kishte planfikuar së bashku më një 21 vjeçar, në nëntor të vitit 2016.
“Personi është i akuzuar për tentim të kryerjes së aktit terrorist, duke planifikuar të vrasë apo lëndojë disa persona në një lokacion të pacaktuar në Kopenhagë”, ka thënë policia përmes një njoftimi.