Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31

Новости за 18.12.2017

Rumani: Protestë e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve

Evropaelire.org 

Qindra gjyqtarë dhe prokurorë kanë protestuar sot në gjithë Rumaninë kundër ndryshimeve të planifikuara në sistemin juridik, për të cilat ata thonë se do ta dëmtojnë ndjekjen penale dhe do ta rrezikojnë sigurinë publike. Pos në kreqytetin Bukuresht, protesta janë mbajtur edhe në qytetet Kluj, Galati, Brashovë dhe Konstancë. Këto protesta u bënë një ditë pasi mijëra rumunë në gjithë vendin demonstruan nëpër mot tjetet të ftohtë kundër Partisë Social Demokrate dhe nismës së tyre për reformimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë. Читать дальше...

KEK: Mirëpritet pajtimi i lagjeve të fundit të Shipitullës për shpronësim

Evropaelire.org 

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), mirëpret lejimin nga banorët e mbetur për përfundimin e punës në terren të Komisionit Qeveritar dhe Komisionit të KEK-ut, për matjen dhe vlerësimin e pasurive të banorëve të fshatit Shipitullë. Në një komunikatë për media të kësaj korporate, thuhet se “ky proces lejon një vlerësim real në dobi të vetë banorëve dhe hapë rrugë krijimit të kushteve për të filluar punën në zgjerimin e mihjeve në këtë zonë dhe për të siguruar thëngjill për furnizim të qëndrueshëm të qytetarëve me energji elektrike”. Читать дальше...

Moldavi: I dërguari në Moskë tërhiqet për shkak të keqtrajtimit

Evropaelire.org 

Moldavia e ka tërhequr të dërguarin e saj në Moskë për konsultime, ka njoftuar sot Ministria e jashtme e Moldavisë. “Për shkak të rritjes aktuale të rasteve të keqtrajtimit dhe frikësimit të zyrtarëve dhe politikanëve të Moldavisë nga autoritetet e Rusisë dhe mungesën e reagimit pas ankesave të përsëritura të autoriteteve të Moldavisë, Ministria e jashtme dhe e integrimit evropian ka vendosur ta tërheq ambasadorin, Andrei Neguta, për një periudhë të pacaktuar”, ka thënë ministria në deklaratën e saj. Читать дальше...



Britani: Të shtëna në një bazë amerikane

Evropaelire.org 

Policia britanike thotë se e ka arrestuar një person pas “shqetësimit” në një bazë ajrore angleze, që shfrytëzohet nga Forca Ajrore e Shteteve të Bashkuara. Policia në qytetin Sufolk tha se prsoneli amerikan kishte shtënë gjatë një incidenti të sotëm në bazën ajrore para se personi të arrestohej. Ky person ka pësuar prerje dhe goditje, para se të merrej në arrest. Policia tha se askush tjetër nuk ka pësuar lëndim në këtë incident. Nuk është menjëherë e qartë se çfarë natyre kishte ky incident. Читать дальше...

Qeveria i kërkon BE-së fleksibilitet rreth Demarkacionit

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj, vazhdojnë të besojnë se Bashkimi Evropian do të lëshojë pe në kushtet dhe kriteret e vëna për liberalizimin e vizave. Synimi i kryeministrit Haradinaj është që të heq nga kushtet për liberalizimin e vizave, sidomos çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, thotë se vënia e Demarkacionit si kusht për heqjen e vizave do të diskutohet me zyrtarët e Bashkimit Evropian. Читать дальше...

Bomba tymi në Kuvendin e Shqipërisë

Evropaelire.org 

Ligjvënësit e Shqipërisë nga opozita e krahut të djathtë sot kanë hedhur bomba të tymit në Kuvendin e Shqipërisë, në shenjë proteste kundër zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm nga ana e socialistëve në qeveri. Para votimit, lideri i opozitës, Lulzim Basha, e ka kritikuar kryeministrin, Edi Rama, se dëshiron emërimin e një “kukulle” për t’i zbatuar urdhërat e tij. Deputetët e opozitës u përpoqën ta pengojnë vazhdimin e procedurës, por përfundimsht, kryeprokurore e re e përkohshme u zgjodh... Читать дальше...

Përmbyset rezultati në Istog: Haki Rugova i LDK-së del fitues i zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta, është përmbysur rezultati në garën zgjedhore për kryetar të komunës së Istogut. Tani, sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova prinë me 10, 033 vota, ndërsa Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 10.019 vota. Rivotimi në komunën e Istogut u mbajt pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila i pati pranuar si të pabaza ankesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës... Читать дальше...

Ligji i ri për lirinë fetare shqetëson klerikët

Evropaelire.org 

Para pak ditësh, Kuvendi i Kosovës e ka kaluar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë.Por, jo të gjithë pajtohen me përmbajtjen e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë. Imami nga Drenasi, Osman Musliu frikësohet se në të ardhmen Kosova mund të përballet me luftëra fetare. Ligji është dërguar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore. Deputetët janë optimist se ligji do të përmirësohet dhe se do të garantojë rregullimin e aspektit organizativ dhe juridik të bashkësive fetare. Читать дальше...



Ukrainasit nxisin krizë shëndetësore për shkak të dyshimit ndaj vaksinave

Evropaelire.org 

Oksana asnjëherë nuk e ka vaksinuar djalin e saj katër vjeçar, meqë është e bindur se kjo masë parandaluese ndaj sëmundjeve potencialisht vdekjeprurëse, më shumë mund të shkaktojë dëm sesa ta mbrojë atë. “Ka shumë të dhëna që tregojnë se fëmijët që janë vaksinuar, në fakt kanë tërhequr sëmundje të ndryshme”, thotë kjo nënë 30-vjeçare që jeton në Kiev, duke mos dhënë shpjegime të tjera. “Po ashtu, ka pasur shumë informata rreth fëmijëve të vaksinuar që vdesin”, shton ajo, duke refuzuar që ta tregojë... Читать дальше...

Saakashvili refuzon t'i përgjigjet hetuesisë

Evropaelire.org 

Lideri opozitar ukrainas, Mikheil Saakashvili është paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Kiev, mirëpo ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e hetuesve. Autoritetet ukrainase e kanë akuzuar ish presidentin e Gjeorgjisë dhe ish guvernatorin ukrainas për nxitjen e një “grupi kriminal” të supozuar dhe të drejtuar nga ish presidenti Viktor Yanukovych, i cili ka ikur në Rusi në shkurt të vitit 2014. Autoritetet po ashtu konsiderojnë se protestat e nisuara nga Saakashvili janë pjesë e një komploti rus kundër Ukrainës. Читать дальше...

Surroi: Në Kosovë mungon konsensusi politik për afro 10 vjet

Evropaelire.org 

Në Kosovë “nuk kemi konsensus politik në mes të partive politike shqiptare, që nga shpallja e pavarësisë e deri sot”, thotë publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi. Më tutje, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se institucionet kryesore në Kosovë “qoftë në rend, në ligj, e të tjera, janë në masë të madhe të kontrolluara nga ndikimi politik”. Sipas tij, “Kosova është një shtet i kapur, në të cilin krimi dhe politika bashkëjetojnë në formë të mrekullueshme”. Radio Evropa e Lirë: Zoti Surroi... Читать дальше...

Betohen anëtarët e qeverisë së re në Austri

Evropaelire.org 

Anëtarët e koalicionit të ri në Austri në mes të konservatorëve dhe të djathtës ekstreme janë betuar sot përmes një ceremonie në Vjenë. Lideri i Partisë Konservatore të Popullit (OVP), 31 vjeçari, Sebastian Kurz është bërë lideri më i ri qeveritar në Evropë, pasi u betua për detyrën e kancelarit tek presidenti Alexander Van der Bellen. Partneri tjetër i koalicionit, Partia e ekstremit të djathtë (FPP), është partia e vetme e tillë që qeveris në Bashkimin Evropian. Kjo parti do të drejtojë sektorët e ministrisë së Brendshme... Читать дальше...

Mbi 200 milionë euro të bankave të bllokuara në gjykata

Evropaelire.org 

Mbi 200 milionë euro mjete të bankave komerciale janë bllokuar në lëndët gjyqësore, thonë udhëheqës të Shoqatës se Bankave të Kosovës. Kjo vlerë financiare llogaritet nga afër 10 mijë lëndë që ekzistojnë të pazgjidhura në këto gjykata. Petrit Balija, udhëheqës i Shoqatës së Bankave të Kosovës ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se vlera e mjeteve të cilat nuk janë në qarkullim në tregun e Kosovës, ndikon edhe në zhvillimin e veprimtarive të bankave komerciale që veprojnë në Kosovë. “Duke pasur... Читать дальше...

Zyrtarisht fillon fushata presidenciale në Rusi

Evropaelire.org 

Sot ka filluar edhe zyrtarisht fushata presidenciale në Rusi. Fushata ka nisur bazuar në një rezolutë zyrtare të Dhomës së Lartë të parlamentit, e cila u bë e ditur gjatë javës së kaluar. Kandidatët kanë kohë 20 ditë për të dërguar dokumentet e tyre të regjistrimit në Komisionin Qendror Zgjedhor. Kandidatët e pavarur duhet të kenë të paktën 300,000 nënshkrime në mbështetje të tyre, ndërsa kandidatët që përfaqësojnë parti mirëpo nuk janë pjesë e parlamentit duhet të dorëzojnë 100,000 nënshkrime. Читать дальше...

Irani kërkon kontrollimin e raketës së ekspozuar nga amabasadorja amerikane

Evropaelire.org 

Irani dëshiron të kontrollojë pjesët e raketës, të cilat i ka shfaqur amabasadorja amerikane për Kombet e Bashkuara, Nikki Haley duke thënë se ka të dhëna “të pamohueshme” se Teherani ka armatosur rebelët shiit huthi në Jemen. Ministri i Mbrojtjes, Amir Hatami ka thënë se Irani do të bëjë kërkesë në Kombet e Bashkuara dhe do të kërkojë që “disa pjesë të raketës të dërgohen në Iran”, për studim. Ai i ka thënë të hënën agjencisë së lajmeve Tasnim se pretendimeve të Shteteve të Bashkuara nuk mund t’iu “përgjigjemi nga distanca”. Читать дальше...

Indisë i kërkohet ta sqarojë pozicionin e saj për Jerusalemin

Evropaelire.org 

Një mori ambasadorësh arabë i kanë kërkuar Indisë ta sqarojë pozicionin e saj sa i përket vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë vendim, duke deklaruar se po ashtu planifikon ta bart ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. Shtete të ndryshme në botë, duke përfshirë aletatët e SHBA-së, Britaninë e Madhe ne Francën e kanë kritikuar vendimin e Trumpit, ndërsa India nuk ka marrë ndonjë qëndrim. Në vend të saj... Читать дальше...

Trump do të prezantojë strategjinë e re për siguri kombëtare

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet që sot të prezantojë strategjinë e re për siguri kombëtare, gjatë një fjalimi, i cili mund të ketë qasje të ashpër ndaj Kinës, kanë thënë zyrtarë të lartë amerikanë. Agjencitë e lajmeve kanë cituar zyrtarët amerikanë të kenë thënë se fjalimi do të fokusohet tek politika “Amerika e para”, dhe se presidenti do ta konsiderojë Kinën si konkurruese, duke e akuzuar për “agresion ekonomik”. Lideri amerikan në disa raste e ka përshëndetur presidentin kinez... Читать дальше...

Vriten tre ushtarë në lindje të Ukrainës

Evropaelire.org 

Ushtria ukrainase ka thënë sot se tre ushtarë të saj janë vrarë pas disa shkeljesh të armëpushimit nga separatistët prorusë në lindje të Ukrainës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Sipas një deklarate të ministrisë së Mbrojtjes, separatistët kanë shkelur armëpushimin 14 herë duke përdorur artileri të rëndë. Separatistët kanë pretenduar se forcat e armatosura të Ukrainës kanë shkelur këtë marrëveshje 17 herë duke përdorur granata, artileri dhe pajisje tjera. Në luftimet në mes të forcave të Kievit... Читать дальше...

Grupi militant, Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul

Evropaelire.org 

Zyrtarët afganë kanë thënë janë vrarë tre personat, të cilët sot kishin nisur një sulm afër një qendre trajnuese të inteligjencës në Kabul. Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Zëvendës zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Nasrat Rahimi ka thënë se është duke u pastruar zona Afshar, pasi disa persona në një ndertesë afër qendrës së trajnimit kishin nisur luftime me forcat e sigurisë. Ende nuk është raportuar për viktima në mesin e forcave të sigurisë apo civilëve. Читать дальше...

Kremlini: CIA ndihmoi në pengimin e sulmit terrorist në St. Petersburg

Evropaelire.org 

Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë kanë thënë se shërbimet e Inteligjencës amerikane i kanë ndihmuar Rusisë për të penguar planet e një serie sulmesh në St. Petersburg. Gjatë një deklarimi publik të pazakonshëm rreth bashkëpunimit kundërterrorizmit, Kremlini ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin e ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump gjatë një bisede telefonike, për dhënien e informacioneve nga CIA, rreth sulmeve të supozuara. Kjo bisedë, e cila sipas Shtëpisë së Bardhë është inicuar... Читать дальше...

Në Bukuresht protestohet kundër ndryshimeve në sistemin gjyqësor

Evropaelire.org 

Më shumë se 4,000 persona kanë marshuar në rrugët e Bukureshtit në Rumani, për të protestuar planin e partisë në pushtet rreth riorganizimit të sistemit gjyqësor, plan të cilin kritikët e kanë cilësuar si të rrezikshëm për sundimin e ligjit. Protestuesit kanë thirrur së bashku, “Hajna” dhe “Tërhiquni”, derisa kanë marshuar nga selia e qeverisë deri tek parlamenti. Senati i shtetit do të fillojë sot me diskutimin e ndryshimeve të kodit penal, i cili është planifikuar nga partia Social Demokrate. Читать дальше...

Macron: Deri në shkurt duhet ta fitojmë luftën kundër IS-it

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se fushata ushtarake kundër kryengritësve të grupit militant Shteti Islamik në Siri, duhet të përfundojë në muajin shkurt. Kjo deklaratë vjen vetëm disa javë pasi është shpallur fitorja kundër ekstremistëve të IS-it në Irak. “Më 9 dhjetor, kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, ka shpallur fundin e luftës dhe fitoren kundër Shtetit Islamik, andaj mendoj që deri në mesin apo fundin e muajit shkurt ne do ta fitojmë luftën në Siri”, ka thënë ai gjatë një interviste televizive. Читать дальше...

Trump nuk planifikon shkarkimin e këshilltarit Mueller

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk ka planifikuar ta largojë nga detyra këshilltarin special, Robert Mueller, i cili është duke hetuar supozimet për ndërhyrje ruse në fushatën presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe çfarëdo lidhje tjetër në mes të Rusisë dhe ekipit të Trumpit. “Jo nuk jam”, ka thënë Trump kur është pyetur nga gazetarët nëse është duke marrë paraysh një gjë të tillë. Ai nuk ka dhënë detaje tjera. Trump i ka kritikuar vazhdimisht hetimet e Mueller-it, lidhur me çështjen ruse... Читать дальше...



Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Баста

В Екатеринбурге одиннадцатиклассники прощаются со школой под песни Басты: онлайн




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»


WTA

Потапова проиграла на старте турнира WTA-500 в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Сергей Собянин. Главное за день



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России