Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31

Новости за 29.12.2017

Festa e Vitit të Ri në Berlin do të ketë "zona të sigurta" për gra

Evropaelire.org 

Organizatorët e festës së Vitit të Ri në Berlin do të krijojnë një “zonë të sigurt” për gratë, për herë të parë. Masat e reja të sigurisë, të planifikuara për festën pranë portës Brandenburg, vijnë nga shqetësimet për sulme seksuale. Një numër i madh i sulmeve dhe plaçkitjeve të grave në festën e Vitit të Ri në Këln, dy vjet më parë, kanë tronditur Gjermaninë. Qindra gra kanë raportuar se janë sulmuar nga burra me prejardhje migrante. Mbi një milion migrantë, shumica nga Siria dhe Iraku, kanë arritur në Gjermani në vitin 2015. Читать дальше...

"Loja e fëmijës" - shkak i zjarrit vdekjeprurës në Nju Jork

Evropaelire.org 

Hetuesit në Nju Jork besojnë se zjarri në një ndërtesë në lagjen Bronks, i cili ka lënë të vrarë 12 njerëz, është shkaktuar nga loja e një fëmije me një stufë. Një djalë i pambikëqyrur trevjeçar aksidentalisht ka nisur zjarrin, tha komisionari për zjarre, Daniel Nigro. Pasi nëna e djalit ka ikur nga banesa me dy fëmijët e saj, ajo ka lënë derën hapur, duke bërë që flakët të përhapen në korridore, tha ai. Zjarri të enjten në mbrëmje ka qenë më vdekjeprurësi në qytet në së paku 25 vjet, tha kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio. Читать дальше...

Protesta antiqeveritare në disa qytete të Iranit

Evropaelire.org 

Demonstratat antiqeveritare që kanë nisur të enjten në Mashhad, një qytet i vogël i Iranit, janë shpërndarë tani në disa qytete. Një numër i madh i njerëzve ka dalë në rrugë në Teheran, Rasht, Kermanshar, Shiraz, Isfahan dhe Hamadan. Protestat kanë nisur kundër rritjes së çmimeve, por janë shndërruar në zemërim kundër sundimit klerik. Policia ka arrestuar dhjetëra njerëz në Teheran dhe Kermanshar. Në këtë të fundit, disa video të postuara në mediat sociale kanë treguar edhe dhunë midis protestuesve dhe policisë. Читать дальше...



Aktakuzë për gjenocid kundër ish-ministrit të Republikës Sërpska

Evropaelire.org 

Prokuroria e Bosnjës ka ngritur aktakuzë kundër Tomisllav Kovaçit, ministër i Brendshëm i Republikës Sërpska gjatë kohës së luftës. Aktakuza ka të bëjë me gjenocidin në Srebrenicë, në vitin 1995, njoftoi Prokuroria. Kovaç, shtetas edhe i Bosnjës, edhe i Serbisë, akuzohet se në kohën e sulmeve të forcave serbe në zonat e mbrojtura në Srebrenicë dhe Zhepë, si komandant i Shtabit të Policisë, si zëvendësministër dhe si ministër i Brendshëm i Republikës Sërpska, ka komanduar dhe mbajtur nën vëzhdim... Читать дальше...

A do të amnistohet hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend?

Evropaelire.org 

Në Kuvendin e Kosovës, një grup deputetësh ka marrë nismën, që përmes mbledhjes së nënshkrime, të kërkohet amnistimi i të gjithë deputetëve të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë viteve 2015 dhe 2016. Janë 15 zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë deputetë dhe ministra, ndaj të cilëve ka procedura gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës gjatë mandatit të kaluar të Kuvendit. Aktualisht procesi gjyqësor po zhvillohet vetëm ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje... Читать дальше...

Ambasada amerikane: Nisma për shfuqizimin e Speciales i dëmton raportet me SHBA-në

Evropaelire.org 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë në lidhje me lëvizjet politike në Kuvendin e Kosovës që kanë si synim shfuqizimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. “Gjatë kësaj jave udhëheqësit e Kosovës kanë bërë deklarata të përsëritura publike duke thënë se një iniciativë lidhur me Gjykatën Speciale, e ndërmarrë në Kuvendin e Kosovës, nuk do të dëmtojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Ata e kanë gabim. Çfarëdo përpjekje e tillë e përsëritur do të kishte... Читать дальше...

Deficiti tregtar kalon mbi 2 miliardë euro

Evropaelire.org 

Deficiti i lartë tregtar vazhdon të përbëjë një sfidë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve në Kosovë. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës nga muaji janar deri në tetor, tregojnë se deficitit tregtar i mallrave është rritur për 6.9 për qind, duke arritur nivelin prej 2.17 miliardë euro. Eksporti i mallrave gjatë kësaj periudhe, sipas këtyre të dhënave, ka shënuar rritje vjetore prej 25.8 për qind dhe ka arritur vlerën prej 318.4 milionë euro, përderisa... Читать дальше...

Don Shan Zefi: Nuk i fyeva myslimanët, është lajm i rrejshëm

Evropaelire.org 

Një profil në Facebook me emrin Don Shan Prifti Zefi ka shpërndarë akuza dhe komente fyese në drejtim të komunitetit mysliman. Në komentet e bëra në këtë profil mallkohej ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq që nuk i vrau shqiptarët e besimit mysliman. “Faj ka Millosheviqi, ka qenë dashtë vetëm 150 mijë shqiptarë t’i lë të gjallë. Juve turqve ose të ju dëboj ose të ju djegë”, thuhej në njërin nga komentet. I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Don Shan Zefi ka mohuar se ai është profili i tij. Читать дальше...



Nënshkruhet marrëveshja Rusi-Uzbekistan për bashkëpunim bërthamor

Evropaelire.org 

Kompania Shtetërore për Energji Atomike në Rusi, Rosatom dhe Uzbekistani kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim bërthamor, për të cilën Rostam ka thënë se do të hapë rrugën për bashkëpunim mes dy palëve “në shumë aspekte”. Rosatom ka thënë se marrëveshja është nënshkruar sot nga drejtori general, Aleksei Likhachyov dhe zëvendës kryeministri uzbek, Nodir Otajonov.  “Ky bashkëpunim mund të përfshijë krijimin dhe zhvillimin e infrastrukturës në Uzbekistan, trajnimin dhe studimin e reaktorëve... Читать дальше...

Zaevit i tkurret koalicioni

Evropaelire.org 

Largimi i Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria e Maqedonisë, ka ngushtuar numrat e shumicës parlamentare, e cila tani ka 61 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi, pra aq edhe sa duhet për votimin e Qeverisë. Shumica parlamentare, me largimin e dy deputetëve të Aleancës kishte mbetur me 60 deputetë, por në radhët e saj ka kaluar një deputet i opozitës maqedonase, duke e rritur numrin në 61. Edhe pse nuk janë pjesë e shumicës, Qeveria pret mbështetjen edhe të një deputeti të pakicës rome dhe të dy... Читать дальше...

Sulm në një kishë të krishterë kopte, 10 të vdekur

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Egjipt ka thënë se të paktën 10 persona janë vrarë pas një sulmi në një kishë ortodokse kopte afër Kajros, duke përfshirë edhe sulmuesin. Sulmuesi është vrarë nga personeli i sigurisë pasi ai fillimisht kishte plagosur pesë roje, para se të tentonte të hynte në Kishën Marmina në jug të Kajros. Televizioni shtetëror egjiptian ka raportuar se sulmuesi i dytë ka ikur nga skena e sulmit mirëpo është arrestuar më vonë. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin... Читать дальше...

Tokat bujqësore jashtë shitjes 

Evropaelire.org 

Vendimi i Qeverisë se Kosovës, për të pezulluar përkohësisht për një afat një vjeçar, privatizimin e tokave në pronësi shoqërore, nga ekspertë për çështje ekonomike po vlerësohet i vonuar. Këtë vendim Qeveria e Kosovës e ka marrë muajin e kaluar, me qëllim që gjatë kësaj periudhe, siç thuhet, të verifikohen nevojat që kanë institucionet shtetërore dhe Qeveria e Kosovës për prona, me qëllim të nxitjes se zhvillimit ekonomik dhe investimeve. Ky vendim fillimisht ka qenë sfidë për Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP)... Читать дальше...

Turqia raportohet se ka arritur marrëveshje për blerjen e raketave nga Rusia

Evropaelire.org 

Rusia dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje sipas të cilës Rusia do ta furnizojë Turqinë me sistemin e raketave tokë-ajër S-400, thuhet në disa raportime nga Ankaraja. Marrëveshja, që raportohet se e arrin vlerën prej 2.5 miliardë dollarëve, ka shkaktuar shqetësim në vendet perëndimore, sepse Turqia është anëtare e NATO-s dhe këto sisteme të armatimit kundërajror nuk mund të përfshihen në sistemin mbrojtës të kësaj aleance. Vendimi i Turqisë për të siguruar raketat S-400 është cilësuar në... Читать дальше...

Kurti dhe Kadaj-Bujupi lirohen nga paraburgimi

Evropaelire.org 

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi janë liruar sot nga masa e paraburgimit. Trupi gjykues ka vlerësuar se kanë pushuar të gjitha shkaqet ligjore për të cilat është caktuar kjo masë. Dy deputetëve nuk u është caktuar ndonjë masë tjetër sigurie. Aktgjykimi për katër deputetët e Vetëvendosjes do të shpallet më 3 janar 2018. Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupim, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim... Читать дальше...

Facebook i mbyll llogaritë Kadyrovit pas sanksioneve amerikane

Evropaelire.org 

Rrjeti social, Facebook ka thënë se ka bllokuar llogaritë e liderit çeçen të mbështetur nga Kremlini, Ramzan Kadyrov, pasi është bërë pjesë e sanksioneve financiare dhe atyre të udhëtimit të vëna nga Qeveria amerikane. Përmes një deklarate, kompania ka thënë se ka pasur “obligim ligjor” të deaktivizojë llogaritë e Kadyrovit në Facebook apo Instagram, pas Zyra e Thesarit amerikan për Kontrollin e Aseteve të Huaja, e ka ndëshkuar liderin çeçen me sanksione. Përmes një deklarate është thënë se Facebook... Читать дальше...

Moska mund të jetë nikoqire e bisedimeve mes SHBA-së dhe Koresë Veriore

Evropaelire.org 

Një zyrtar rus në ministrinë e Jashtme të Rusisë ka thënë se Moska mund të jetë nikoqire e bisedimeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore, në rast se kërkohet një gjë e tillë. Ambasadori rus për zgjerim, Oleg Burmistrov, ka thënë se Moska është e “hapur për kontakte dhe e gatshme për të krijuar një vendtakim për bisedime nëse është e nevojshme”. “Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në këto takime nëse jemi të ftuar”, ka thënë Burmistrov. Ai po ashtu ka kritikuar rezolutën e fundit... Читать дальше...

Xhamia në vend të Kampusit Universitar?!

Evropaelire.org 

Për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe besimtarët myslimanë, çështja e ndërtimit të një xhamie me përmasa më të mëdha në Prishtinë, është konsideruar si nevojë e kamotshme. Ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë, në lokacionin afër ndërtesës së Postës dhe Telekomit në Prishtinë, ishte parë si zgjidhje e qëndrueshme edhe nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës, që kishin dhënë leje për ndërtimin e saj. Mirëpo, këto ditë vetë zyrtarë të kësaj komune kanë dalë me ide të reja, duke pretenduar t’ia ndërrojnë lokacionin kësaj xhamie. Читать дальше...

Rusia ia kufizon SHBA-së fluturimet ushtarake të zbulimit mbi territorin e saj

Evropaelire.org 

Rusia po planifikon që t’ia kufizojë SHBA-ve fluturimet ushtarake të zbulimit në territorin rus, të parapara me Traktatin për Qiej të Hapur. Ky plan vjen si përgjigje ndaj vendimit të Uashingtonit për të kufizuar fluturimet ruse në territorin e SHBA-ve, kanë njoftuar agjencitë e lajmeve ruse.  Vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 janari.  Agjencia shtetërore e lajmeve, RIA Novosti, citon një zyrtar të Ministrisë së Jashtme ruse, Georgiy Borisenko, që thotë se me ketë vendim, Rusia do t’ia ngushtojë hapësirën e fluturimeve të SHBA-ve... Читать дальше...

Autobusi përplaset në një stacion në Moskë, tre persona të lënduar

Evropaelire.org 

Ministria ruse për Situata Emergjente ka kundërshtuar raportimet se dy persona kanë vdekur gjatë përplasjes së një autobusi në Moskë, duke thënë se në aksidentin e ditës së sotme tre persona janë lënduar. “Ende nuk ka viktima si rezultat i një aksidenti rrugor me autobus”, ka thënë shërbimi për media i ministrisë. Policia në Moskë ka thënë se një autobus është përplasur në një stacion autobusësh në veriperëndim të kryeqytetit rus. Përplasja ka ndodhur në rrugën Skhodnenskaya Street në Moskë. Читать дальше...

Policia turke ndalon 29 persona, dyshohet se kanë lidhje me IS-in

Evropaelire.org 

Policia turke ka ndaluar 29 persona që dyshohet se janë anëtarë të grupit militant, Shteti Islamik në Ankara, ka thënë një media shtetërore. Një ditë më parë policia turke ka arrestuar 120 të dyshuar në Turqi, dhe janë rritur dukshëm forcat e sigurisë në prag të Vitit të Ri. Më shumë se 500 zyrtarë policorë kanë bërë bastistje të vazhdueshme në Stamboll, dhe disa prej tyre kanë ndaluar persona me kombësi të tjera, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Është thënë se prokurorët... Читать дальше...

Trump shpreson që këshilltari Mueller të tregohet i drejtë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se beson që ai do të trajtohet në mënyrë të drejtë nga Këshilltari Special, Robert Mueller, i cili është duke udhëhequr hetimet rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për New York Times, Trump ka tentuar të largojë shqetësimet rreth hetimeve, të cilat janë bazuar në përfundimet e agjencive të Inteligjencës në SHBA, se Rusia ka tentuar t’i ndihmojë Trumpit për të fituar kundër demokrates... Читать дальше...

Sulm në Egjipt, gjashtë ushtarë të vdekur

Evropaelire.org 

Një bombë rrugore e militantëve islamikë në Gadishullin Sinai në Egjipt ka goditur një makinë ushtarake, dukë lënë të vdekur gjashtë persona, duke përfshirë në zyrtar të lartë ushtarak, kanë thënë zyrtarë të sigurisë dhe spitalit. Ata kanë thënë se bomba ka goditur një konvoj që ishte duke patrulluar zonën në qytetin Bir-al-Abd në veri të Sinait, duke lënë të vdekur kolonelin dhe pesë ushtarë. Bir-al-Abd ka qenë skena më e përgjakshme në historinë moderne të Egjiptit, pasi më 24 nëntor, militantët kanë vrarë 311 besimtarë në një xhami. Читать дальше...

Zjarr në një ndërtesë në Nju Jork, 12 të vdekur

Evropaelire.org 

Një zjarr që ka kapluar një ndërtesë në lagjen Bronks të Nju Jorkut ka lënë të vdekur 12 persona, derisa katër të tjerë janë të lënduar seriozisht, ka thënë majori i Nju Jorkut, Bill de Blasio. “Ky rast do të shënojë një ndër rastet me më shumë viktima si shkak i zjarrit në disa vite”, u ka thënë Blasio gazetarëve në skenën e tragjedisë. “Kjo është tragjedia më e madhe e zjarrit që e kemi parë në qytet, në të paktën një çerek shekulli”, ka thënë ai. Zjarri ka nisur në katin e parë dhe është shpërndarë shumë shpejt deri në katin e tretë... Читать дальше...



Москва

Наталья Которева презентовала новый трек «Как в сериале»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин сообщил о планах благоустройства на северо-востоке Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

Кажется, мы начинаем забывать Урганта: ведущего не пустили на 100-летие Окуджавы




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

В Подмосковье сотрудники ОМОН «Русич» Росгвардии приняли участие в церемонии открытия соревнований по дзюдо среди детей и подростков

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»


WTA

Свёнтек прошла в полуфинал турнира WTA-1000 в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

ООН незаметно признала Путина: Сообщено об официальном письме



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России